Mendime
Skënder Kapiti: Me Kurtin dhe Qeverinë LVV-LDK filloi ndryshimi i madh
E hene, 24.02.2020, 08:32 PM
Me Kurtin dhe Qeverinë LVV-LDK filloi ndryshimi i madh
Nga
Skënder Sadri KAPITI, Durrës
Me
Kurtin Kryeministër ka filluar e po marrin ndëshkimin e merituar politikat dhe
politika e vjetër e inferioritetit dhe e papërgjegjshmërisë kombëtare e publike
të cilat i kanë shkaktuar pasoja e dëme
të mëdha kombëtare Shtetit të Kosovës , si politika e coptimit të Kosovës, ajo
e Bashkësisë së Komunave serbe, miratimi i Gjykatës Speciale për krime të supozuara te luftes si dhe
marrëveshjet e tjera në dëm të Kosovës. Me qeverisjen e re kanë filluar të
marrin fund politika e politikave të
qeverisjeve të derimësotme si qeverisje
parciale, partizano-partiake e interesave të ngushta personale, klanore,
biznesore, korruptive e nepotike të grupit të interesit dhe të koorporatës më
të madhe fitimprurëse, të asaj
qeveritare; me qeverinë Kurti po fillon epoka e dinjitetit dhe e
lartësimit të imazhit të mirëqeverisjes së përgjegjshme, transparente, të hapur
dhe llogaridhënëse.
Ka
ardhur koha për një
revolucion-ndryshim VETING-u rrënjësor
për pastrimin e diplomacisë nga individë
të paaftë dhe të papërgjegjshëm , nga
partizanë e simpatizanë injorante dhe nga akraballëku familjar e nepotik
në mënyrë që diplomacia të ketë njerëz potentë, të arsimuar, të ditur dhe me
personalitet pasi për një shtet, kualiteti diplomatik është i rëndësisë së
dorës së parë.
Ka
ardhur koha që patriotizmi real dhe i vërtetë; kompetenca dhe merita, dinjiteti
dhe personaliteti intelektual të marrin vëndin që meritojnë në politikë,
qeverisje, shoqëri, drejtësi, ekonomi, akademi etj. Dhe realizimi i këtyre do
të thotë realizimin e asaj që Kurti e quan me të drejtë si clirimin të tretë të Kosovës e që këtë clirim populli me
6 Tetor 2019 ia ka besuar atij dhe kualicionit qeveritar që ai drejton,
LVV-LDK.
Për
Kualicionin qeveritar LVV-LDK ajo që e bën të shpresueshme e të besueshme punën
e tij është fakti i kualiteteve dhe të cilësisë së kuadrit ministror si p.sh.
me Ministrin e Mbrojtjes, z. Anton Quni si personalitetin meritor dhe
kontributor si luftëtar i lirisë në kohë lufte dhe si ushtarak e politikan me
karrierë të shkëlqyer në kohë paqe.
Po
kështu është për t’u përshëndetur edhe
Vendimi i anulimit të provimit për noterët nga Ministrja e Drejtësisë
Znj. Haxhiu , proces i cili po hetohet edhe nga prokuroria e që në fakt është një veprim i guximshëm
VETING-u që ka nisur ministrja e drejtësisë, dhe përderisa është bërë në
konsultim të thellë edhe me qeverinë: kjo tregon se Qeveria Kurti ka filluar të
vendosë në funksionim ligjin; dhe vënia në funksionim të ligjit dhe zbatimi me
përgjegjshmëri dhe me korrektësi i tij detyrimisht nuk lejon shkeljet dhe
abuzimet me të, pra nuk lejon kapjen e Noterisë nga politika. Fakti që ku
vendim i saj ndodh paralelisht edhe kur Prokuroria po heton rastin,kjo do të
thotë se Ministrja, znj. Haxhiu nuk pret
vonesat dhe “neglizhencat” e prokurorisë së kapur nga politika, nga pokuroria
politike, pasi vetë prokurorët e Kosovës duhet t’i nënshtrohen të parët
procesit të VETING-ut ashtu sikurse edhe gjyqtarët. Edhe vendimi i Ministres së
Drejtësisë duhet përshëndetur dhe mbështetur publikisht dhe mediatikisht si veprim i cili parandaloi kapjen e noterisë
nga politika, nga ndividë të paaftë dhe me lidhje partizane e nepotike dhe as
nga interesat korruptive politiko-mafiooligarkike që në fillim të ngritjes së
tij. Ky është pra VETING -u paraprak për noterinë.
Është
për t’u përshëndetur edhe vendimi i Ministrit i Punëve të Jashme z. Konjufca për fillimin e
pastrimit të diplomacisë kosovare prej elementëve të paaftë, të pashkolluar dhe
me lidhje partizano-partiake, miqësirash e nepotizmi të cilët kanë zënë vëndin
si ambasadorë e konsuj duke e
diskredituar kështu diplomacinë e Shtetit të Ri të Kosovës. Shkarkimi i 14
konsujve është një nismë e cila premton për një reformë rrënjësore në Mistrinë
e Punëve të Jashtme. Ajo kërkon që të ketë ambasadorë dhe punonjës cilësorë e
të aftë intelektualish , profesionalisht dhe të përkushtuar sepse puna e tyre ka
të bëjë me përfaqësimin e kombit dhe të shtetit në vënde e shtete dhe në organizmat më të rëndësishëm lokal,
europianë e global. Ambasadat e Kosovës
nuk duhet të shërbejnë më si vënde pune e strehimi të individëve injorantë e të paaftë, të militantëve e as të
simpatizanëve partiak, dhe as nga ata me lidhje njohjesh, miqësirash,
nepotizmi, tarafi e korrupsiomni.
Këto
janë fillime ndryshimi e shprese të asaj
se qeveria do ta mbajë premtimin për VETING-un gjithëpërfshirës, së pari
me drejtësinë, me gjyqtarët e
prokurorët. Jo vetëm rasti me Diplomacinë dhe me Noterinë, por qeveria e re me
përgjysmimin e pagave të ministrave dhe me fshesën ne administratë për
pastrimin e saj nga paaftësia, nepotizmi,
burokracia dhe parazitizmi që po kryhet, gjë që tregon se procesin e
VETING-ut Qeveria e ka filluar nga vetëvetja e saj.
Pra,
kur ka ligje të mira dhe kur ka vullnet e përgjegjshmëri në zbatimin e
tyre njësoj për të gjithë, dhe kur
fillon llogaridhënia, shkarkimi , hetimi dhe ndëshkimi i personave VIP si dhe
kundër peshqve të mëdhenj të krimit, korrupsionit dhe abuzimit , ky shërben
edhe si një VETNG-real, por që
pavarësisht kësaj në Kosovë duhet
ngrituar një strukturë e posacme antikrim dhe antkorrupsion si SPAK-u në
Shqipëri në mënyrë që Qeveria Kurti të
ketë edhe mbeshtetje ndërkombëtare në realizimin e VETING-ut gjithpërfshirës
Prandaj
nismat e mira të qeverisë duhen mbështetur intelektualisht, publikisht e
medatikisht në mënyrë që kjo t’i shërbejë jo vetëm si respekt e mirënjohje
ndaj qeverisë por si inkurajim te saj në punën fisnike në shërbim të shtetit
dhe të qytetarëve të tij.