Kerko: a
Fahri Dahri: Masakra e 23 shkurtit 1913 në Paramëthi
E shtune, 22.02.2020, 11:22 AM
MASAKRA E 23 SHKURTIT 1913 NË PARAMËTHI
107 Vite më parë, Paramëthinë e pushtoi dragoi-
gjarpëri mitik. Ishte 23 Shkurt (Flevar) i vitit 1913, kur “Azdërhalli”(¹)
shqeu nofullat dhe nxorri dhëmbët e helmatisura; u armatos me mjetet luftarake
të kohës dhe u zvarrit nëpër nahinë e Paramëthisë për të kryer aktin barbar,
duke përdorur pushkët, kondakët e pushkëve, sopatat dhe mjete të tjera goditëse
ndaj parisë së 13 katundeve të Thesprotisë. Po, kjo është e vërtetë!. Sipas
dëshmive të mbrritura gojë më gojë dhe dosjes Nr. 23, dok.17, nr.61, Janinë
11.8.1913, të A.V. të Vjenës (Austri)) për Shqipërinë, në fillim të vitit 1913,
nisi të vihej në fuqi një plan djallëzor i forcave shoviniste greke
(kisho-shtet) për shfarosjen e popullsisë etnike shqiptare të besimit mysliman
të rajonit të Çamërisë.
Shanset historike përafruan dhe mundësuan
strategjitë ekspansioniste në favor të shtrirjes së helenizmit edhe në
territorin etinik shqiptar të Çamërisë. Faktorë kryesorë dhe të paramenduar që
ndihmuan në ndërrimin demografik, fillimisht në qytetin e Paramëthisë, ishin
lëvizjet e popullsisë me fillesë nga mesi i shekullit XIX e në vazhdim. Prurjet
e popullsive të etnive jo shqiptare në rajonin e Çamërisë, ku ndodhën masakrat
dhe gjenocidi ortodoks grek, e dobësuan elitën myslimane dhe çuan në
helenizimin gradual të qyteteve me shumicë shqiptare në zonë.
Ndërrimi i strukturës demografike nga
shqiptaro-greke që ishte para vitit 1920, në greko-shqiptare ndodhi kryesisht
në qytetin e Paramëthisë. Pas përfundimit të Luftërave Ballkanike (1912-1913),
si gjithë rajoni i Çamërisë edhe qyteti i Paramëthisë u bë pjesë e shtetit
grek. Në atë situat? Gjeo-politike shteti grek filloi zbatimin e strategjitsë
famëkeqe të “Megalloidesë”.
Gjatë periudhës ndërluftuese (Italo-gjermane me
shtetin Grek), Paramëthia ishte një qendër me banorë autoktonë të etnisë
shqiptare në zonën e Çamërisë. Por sipas strategjive në ndërhyrjet demografike,
fillimisht në qytetin e Paramëthisë, pas vitit 1939 ndryshoi pesha specifike e
banorëve, në rritje të greko-folësve. Në kohën e okupimit të Greqisë nga
“Boshti” (1941-1944) qyteti i Paramëthisë kishte një popullsi prej rreth 6.000
banorë, prej të cilëve 3,000 banorë ishin të kombësisë greke dhe 3,000 banorë
çamë të etnisë shqptare. Pothuajse të gjitha ndërtesat e banuara nga shqiptarët
myslimanë në qytet u shkatërruan gjatë L2B.
Më 23 shkurt 1913 banda e Deli Janaqit e përbërë prej 200 andartëve, të ndihmuar
edhe nga autoritetet lokale të kombësisë greke, u shpërndanë në të 13 katundet
e nahisë së Paramëthis dhe filluan të grumbullojnë një nga një të gjithë
personat që i kishin të shënuar në listat paraprake. Ata shkonin derë më
derë, merrnin personin që kishte emrin në listë duke i porositur “të visheshin bukur se i kërkonte qeveria
për ti caktuar “muhtarë (kryepleq) të katundeve me banorë çamë”.
Në të vërtetë aksioni ishte një mashtrim, mbasi
ata u dërguan në ngushticën e një prroi, nga ku nuk mund të dëgjoheshin krismat
e dyfeqeve, të thirurat që dilnin nga dhimbjet e goditjeve me hanxharë, sopata
dhe mjete te tjera goditëse. Atje, tek Prroi i Selanit në afërsi të qytetit të
Paramëthisë u vranë 72 burra, paria e 13 katundeve. Masakra e Selanit
paralajmëronte gjenocidin në vazhdim. Egërsia, mjetet që u përdorën kundër asaj
parësie duke i copëtuar me thika, sopata e hanxharë, lënia pa i varrosur me
ditë të tëra, synonte të trembte dhe të ngjallte panik që popullsia çame e
besimit mysliman për të braktisur gjithçka dhe të merrte rrugën e mërgimit.
Veprime këto që nuk rreshtën që nga ajo datë e deri në 5 mars të vitit 1945,
vite ku gradualisht rajoni u zbraz nga banorët e saj autoktonë dhe u mbush me
popullsi të etnive të tjera, por të besimit ortodoks.{Dhe me paturpësi
vazhdojnë të çirren me sajesën “bashkëpunëtorë me okupatorin!!? Kur masakrat
greke ndaj atyre banorëve ishin të pandërprera mbi 30 vjet përpara okupimit
italo-gjerman!!?}.
Në strategjinë greke të helenizimit të Epirit,
ishte parashikuar fillimisht
shfarosja e krerëve më të shquar (notevole) të katundeve të krahinës etnike
shqiptare të Çamërisë. Në grupin e parë të grumbullimit ishin burrat e
katundeve Nihuar, Skupicë, Rrëzanj, Bedelen dhe Dramës. Mbas këtyre,
vazhdoi grumbullimi i burrave të 8 katundeve të tjera të nahisë së Paramëthisë.
Grumbullimi i burrave i veçuar (grupe-grupe) lehtësonte punën e “grumbulluesve”
dhe siguronte andartët nga ndonjë mundësi kundërsulmi.
Sipas të dhënave që disponojmë, përzgjedhja e
parisë së çamëve u shtri në 13 katunde, kryesisht në qytetin e Paramëthisë dhe
katundet në rrethinat e saj. U veçua kjo nahi për efekt të sigurisë, mbasi siç
e trajtuam më sipër, në këtë qytet ishte formuar dhe forcuar baza demografike,
ishte ulur numuri i banorëve çamë dhe rritur numuri i banorëve të kombit grek.
Katundet dhe numuri i parisë së përzgjedhur për tu
vrarë, therur dhe coptuar ishin: Në qytetin e Paramëthisë 5 veta; në katundet:
Petrovicë 1; Vrisi 4; Nikolicë 9 veta; Nikohor 20 veta; Mininë (Neraida) 29
veta; në Shën Mëriz 4; në Rrëzanj (Risian) 14 veta; në Bedelen 7; në Skupicë 10
veta; në Vratilë 4; në katundin Grikë 3 veta dhe në katundin Dramës 16 veta.
Gjithësej ishin thirur dhe grumbulluar 126 burra nga Nahija e Paramëthisë. Nga
këta u vranë me batare pushkësh, u therën dhe u coptuan me hanxharë e sopata 72
veta, të tjerët në mënyra të n dryshme arritën të shpëtonin nga vrasjet e
burgaxhinjëve dhe andartëve kretanë të kapitenit Deli Janaqi.
Në një bisedë me disa dramsiotë, në fshatin Çermë
Biçak të Lushnjës, aty nga viti 1955, në kujtim të atyre 72 martirëve, që jetën
u a morën andartët grekë, duke i mashtruar se do të takoheshin me komandën për
tu njohur nga qeveria greke si “muhtarë” në kartundet e tyre, Nevruz Binozi
(Dalani), nipi i Dalan Binozit, i cili u vra bashkë me shokët e tjerë në
“Prroin e Selanit” në afërsi të qytetit të Paramëthisë, solli në kujtesë fjalën
e mbajtur nga gjyshi i tij në çastet kur po i çonin në grykën e ngushtë të
Selanit.
Dalan Binozi u thotë andartëve: “Ne e kuptuam se ju po na çoni për të na
vrarë, por dijeni se Çamërisë nuk do t’i mungojnë burrat edhe pas vrasjes sonë”.
Dhe mbas pak, si arritën tek vendi i caktuar, u dha urdhri “zjarr”. Të shtënat
e dyfeqeve, vringëllimat e sopatave si dhe britamat e dhimbjeve, oshëtinë në
atë vend, në atë ditë, sipas dëshmitarëve britmat e dhimbjeve vazhduan disa
ditë.
Mbasi i vranë dhe i coptuar edhe pse disa trupa
nuk kishin vdekur, “trimat” e Deli Janaqit shpejtuan ti rrjepin duke u xhvatur
gjithçka që kishin marrë me vehte, para,
sende me vlerë, stoli dhe veshje të shtrenjta që ishin përzgjedhur sepse do të
shkonin të paraqiteshin para kapedanëve. Pabesia dhe mashtrimi grek, nuk u
arrit të pikasej, ata nuk e menduan se ishin para kurtheve vrasëse të shtetit ortodoks
grek. Ata ishin përzgjedhur për tu ekzekutuar pa asnjë vendim gjyqi, pa asnje
lloj faji, por për faktin se ishin pari e fshatrave të tyre, të pasur dhe me
etni të pastër shqiptare.
Ndaj kësaj barbarie autoritetet greke, jo vetëm
nuk reaguan, por i morën në mbrojtje kriminelët, sepse qeveria i kishte dërgusr
vetë për të kryer atë mision të posaçëm çnjerëzor. Fakti se vrasja ishte vendim
qeveritar rezulton edhe nga një raport i bërë për atë tragjedi prej Konsullit
Austro-Hungarez në Janinë, i cili i shkruan MPJ të Vjenës: “Një oficer që u dërgua nga gjykata ushtarake e Janinës për hetime
rreth këtij krimi të shëmtuar, konstatoi faktin e kryer sipas thënies së
dëshmitarëve, por refuzoi të shkonte në vendin e ngjarjes, edhe pse bejlerët e
vrarë qëndronin akoma të pavarrosur. Ai u kthye pa kryer asnjë arrestim, aq më
pak dënimin e fajtorëve”.
Prerja në besë, mashtrimi dhe mos dënimi i atyre
që kryejnë vepra të rënda kriminale, janë metoda dhe mjete që përdoren nga të
pabesët, frikacakët dhe mercenarët dhe, kur këto sjellje nuk trajtohen nga
shteti, si në rastin konkret, tregojnë se ai shtet është i kalbur, frikacak dhe
i mbërthyer keqas nga një hallkë tjetër njerëzore që nuk lidhet aspak me asnjë
besim fetar, por është një strukturë organizative monstër që heret a vonë do të
digjet në zjarrin e “Ferrit” të vërtetë, por jo në atë të Dante Alighierit.
Tragjedia e 72 petritave të Thesprotisë, ishte një
sinjal ndjellkeqës për një të ardhme të pamundur të banorëve të fisit çam të
etnisë shqiptare në vendin e tyre autokton dhe një shfaqje e sjelljes greke si
“shpërblim i së keqes” të vendimeve famëkeqe që po përgaditeshin në tavolinat e
Fuqive të Mëdha. Vendime që siç kanë deklaruar edhe ata vetë, do të dëmtonin
popujt edhe për 100 vjet.
Gjëma e atyre “firmave” ranë mbi popujt, dëmtuan sidomos
interesat e popujve të vegjël dhe paqësor, kryesisht kombin shqiptar, duke
favorizuar shtetet që edhe sot me foma të ndryshme, të kamufluara vringëllojnë
çdo lloj armësh për vrasjen e fëmijëve,
femrave, të sëmurëve dhe pleqëve. Qendrimet reale të këtyre shteteve dallohen
dhe kuptohen pikërisht në të qenurit “Anti Krisht”, por mashtrojnë popujt me
demagogji, duke u fshehur mbas predikimeve të Krishtit.
Ky shkrim i dedikohet 72 burrave çamë që u vranë
dhe u coptuan nga dora gjakatare ortodokse greke 107 vite më parë. Ata burra
ranë për të mos u harruar kurrë, mbasi flijimi i jetës së tyre mbetet në
memorjen e shoqërisë për të treguar krahas egërsisë çnjerëzore të shtetit dhe
institucioneve fetare greke edhe pasojat e rënda që sjellin mos mbajtja e
drejtë e ekuilibrave në trajtimin e interesave të popujve nga Fuqitë e Mëdha,
pavarësisht nga etnia, reca, besimi fetar dhe origjina.
Një lapidar për 72 burra fisnikë, të drejtë dhe të
pafajshëm, veç ruajtjes së memories, rrit vlerat shtetërore dhe mban lart
ndërgjegjen kombëtare. Ata u vranë dhe u torturuan për të qenë gjithmonë pranë
nesh, duke na kujtuar dhe rritur në vazhdimësi “Vigjilencën” dhe “Unitetin” mes
nesh, pa harruar fytyrat e vërteta të shteteve fqinjë, të cilët si egërsirat
presin errësirat gjeo-politike për të kapërcyer gjerdhet.
Tiranë, më 21 Shkurt 2020. Studiues
Fahri Dahri