Kerko: a
Nexhat Halimi: Mëkatet e shenjtëritë
E diele, 16.02.2020, 11:39 AM
Nexhat Halimi
Mëkatet e shenjtëritë
( Esad Mekulit )
Njerëz,
po të ktheni në qytetin e pabanuar
Mos
i shkelni gjymtyrët e tij të fjetura në gur
Ato
janë tëra madhështitë dhe mëkatet tona
Mos
e matni peshën tuaj kaq lehtë, njerëz
E
filluam prej atij hiri, gisht-thyer në nyja
Le
të mbetet ai pjesë e paepur e historisë
Brezat
nesër të mësojnë cilët qemë, e të flasin
Për
qiellin nën vetëtimë nga vizatuam ëndrrat,
E
të shkruajnë gjëra trishtimi e krenarie për ne
Njerëz,
po të ktheni në qytetin e pabanuar
Shikoni
e mos i shkelni gjymtyrët e fjetura
Ato
e kanë zjarrin e ashtit të gjethuar në gur
Muzgu
Shtriga
mbi fshesë kalëron përrallës
Rrethojës
me tela gjemborë varen mi`të
Mbi
tisin e plumbtë të muzgut
Korbat
çelin sqepat me jargë të verdhë
Çukisin
vizatimin e ëndrrës së vet
Pika
gjaku bien mbi kohën e ikur
Që
s`kthehet kurrë më në këtë qytet pa sy
Plot
eshtra plot krënde plot hi dhe fletë
Rrethuar
nga eshtrat mbi eshtra fjetur
Sytë
mbyll, kotet përjetshëm mbi hijen
E
lart qiellit të plumbtë shtriga ja përsëri
Pëlcet
gjarpër i qelqtë i vetëtimës në hi
Shiu
psherëtin diçka për mua dhe ty
Shiu
i ftohtë e i flakët në të njëjtin sy
Pullazi
Ngjyra
e zezë i sulet me dhëmbë ujku të uritur
Mbi
parmakë nga bie hija e çarë e tokës së etur
Lart
qielli në flakë nga vetëtimat e gjakut memec
Në
sqepat e tjegullave të gjelbra nën ofshamë
Lulet
e hirit tim lulëzojnë në tufë urie të gjallë
Dhe
marrin frymë etshëm e rëndë ditët me shi
Kërpudhat
e përhirta dhe myshqet e verdhë
Shiu
ia zgjon dhembjet në kujtimet e fshehura
E
zë të lotojë për pëllëmbën e qiellit të rrënuar
Për
zjarrin e mishëruar në gjithësinë e puplës
Nga
retushohet flatrimi në shi i ëndrrës së ikur
Ndërmjet
pafundësisë dhe vegimit të mëngjesit
Era
nga fryn dhe e motra e qan gjergj elez alinë
"Shi
s`asht tuj ra, sytë e motrës të pikojnë vëlla"
I
ndrydh vegimet në gji, shenjë gjaku të largët
E
shi s` pranë të bjerë dhe gjithnjë bën vjeshtë
Porta gungaçe
As
emër ka rruga oh as numër ka porta
Portë
me vragë prej dërrasash gungaçe
Vetëm
sa t`i pengojë qentë të hyjnë
Në
secilën hapje vdes nga rrëfimi i vet
Në
secilën mbyllje rizgjohet e gjelbër
Nga
druri i gjatë midis pyllit të vjetër
Çahet
nën hijen e rëndë të qiellit në vaj
Në
secilën çarje e pjell dhe vjell vetvetja
E
zjarri i zi i akullt i ëndrrës, e zogu i vrarë
I
vetëtimës së vizatuar mbi hirin e lagur
Qan buzët e prera nga nata e therur
As
rruga ka emër e as porta ka numër
Po
u ra të trokisni aty mos e bëni dot
Do
të mbeteni pa veshë pa sy dhe gojë
Rruga e zezë
Ik
rreth, gjarpër në hirin e vet.
Mbi
rrashta zvarrë, mbi jargë.
E
pylli prej eshtrash e fantazmash
E
bart mbi gungën e vet hijen e kalit
Qerren
e zezë nga e tërheq
Udhë
që e ka vetëm shkuarjen
Është
fara e djallit brirë ndezur
Unaza
e besimit të verbër në zot
Ti
ndërsa udhëton nga fundi yt
Në
arkivolin prej drurit të arrës
Te
muri i vdekjes këputet nga koka
Era
ndërsa çel e mbyll portën e vetme
Nëpër
të cilën hyn dhe s`kthehesh
Nga
dritarja këndohet me lirë
Gruaja
nga i shkon pas kortezhit
Me
bukurinë e zezë të ditës
Zogu i zi
Me
një flatër në asht
Me
një flatër në hi
Zog
me pupël në urtinë e çuditshme
Ndërmjet
mjeshtërisë së artit të vrasjes
E
artit robërues të fluturimit në mit
Bie
në ashtin e dorës së djathtë
Të
mollës me rrënjë në rrashtë,
Glasin
në ashtin e dorës së majtë
Të
rrapit mjekërbardhë të rrëzuar.
Çukit
kafkën e marrë të historisë
Mbi
zotin e vet, mbi djallin e vet
I
bën vezët e zeza të farës së hithit
Larg
nga gjarpri me lule gjaku në kokë
Me
një flatër në përrallë
Me
flatrën tjetër në teatër
Guri
Guri
qëndron në drejtpeshim
Me
hartën në hijen e vet të verdhë
Është
qimja e zotit, apo e djallit të zi
Mes
udhës së buburrecit me hejbe
Nga
e kalon akrepin e orës së ndalur
Të
arrijë te dera e shtëpisë së vogël
E
të bëj vetëvrasje nga vetmia
Kjo
kuçedër me bisht të gjelbër
Fshehur
kaherë në përrallë të ikur
Nga
guri te guri të rizgjohet ajo
Që
s`mund të zgjohet kurrë më dot
Vdekja e përrallës
Natën
vritet ditën e vajton vetveten
Synxjerrë
shëtit pyllit prej brirësh
Hëna
nga e djeg barin rreth pusi të zi
Tërë
ditën fshehtas zhytet në tokë
Tërë
natën del nga toka e verbër
Me
një lagraç të ngulur në zemër
E
zemra kurrë s`i pikon gjak
Veç
qeshje të marrë veç qelb dhe lot
Nga
dritarja e mjegulluar e mashtrimit
Shikon
veten nga derdhet në pika uji
Nga
guri i verdhë që i jep kuptim
Një
zog i zi i bie në sup ujë të pi
Zog
i ndezur i përrallës së vdekur
Nata
Brenda
rrethojës bie natë e përhershme
Dorë
e padukshme ashti e çel portën
Të
hysh nga ku s` do të kthehesh kurrë
T`i hash mollët e gurta të kohës qorre
Asgjë
s` shihet. Dëgjohet vetëm heshtja.
E
deti i mbyllur përbrenda guacës së fshehtë
Rreth
së cilës lakuriqë, të vdekur e të bardhë
Enden
humbur qeshjes së marrë e klithjes
Grithin
veten pështyjnë cungun e paBesimit
Mbi
të cilin në vetmi digjet qielli i thatë
Me
lëkurën e vet të vrarë nga lia
E
një qeshje derdhet nga fundi i barkut
Një
kollitje e ngjizur e gjelit të sëmurë
E
kurrsesi të agojë vaj e kurrsesi të agojë