Kulturë
Demir Krasniqi: Pavarësia e Kosovës
E shtune, 15.02.2020, 11:34 AM
Pavarësia
e Kosovës
- Teksti , muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi –
Më 17 Shkurt , t’ vitit 2008-të ,
N’ Kosovë u shënua ngjarja e vërtetë !
Ngjarje që na gëzoi të gjithë shqiptarinë –
Në këtë ditë e shpalli Kosova – Pavarësinë !
Hej, hej, hej !
Shpallë Kosova shtet unik ,
Të pavarur demokratik !
U gëzua fusha , u gëzua malësia –
Gëzim të madh solli Pavarësia !
Seç uruan malet nga mbarë Shqipëria ,
Uruan Ilirida edhe Çamëria ,
Lugina e Preshevës edhe mbarë Malësia –
Gëzuar Kosovë , gëzuar Pavarësia !
Hej,
hej, hej !
Këndojnë
këngë e ngritin gota ,
Vijnë
urime nga mbarë bota !
Urojnë
t’ gjitha me dinjitet –
T’
gjithë shqiptarët në një shtet !
Moj Kosovë krenare , të uron Juniku –
Boll ka shkelë ndër shekuj përmbi ty armiku !
Moj Kosovë krenare , të uron Artana –
Boll kanë shkelë ndër shekuj përmbi ty sulltana !
Hej, hej
, hej !
Moj
Kosovë , t’ uron Drenica –
Boll t’
kanë shkelë krajla e krajlica !
Moj
Kosovë , t’ uron Gollaku –
Boll
është derdhë përmbi ty gjaku !
Moj Kosovë krenare , të uron Obria –
Boll ka shkelë ndër shekuj mbi ty robëria !
Moj Kosovë dardane , tokë e Ilirisë –
E gëzofsh për jetë ti , Diellin e Lirisë !
Hej,
hej, hej !
Urojnë
Krujë , urojnë Vushtrri –
T’
gjithë shqiptarët me një ushtri !
Urojnë
Vlorë , urojnë Magurë –
T’
gjithë shqiptarët me një flamur !
Të urojnë Tomori , Dajti bashkë me Zym –
Që të gjithë shqiptarët ta kenë veç një Himn !
Po të urojnë sazet , çifteli , lahutë –
Që të gjithë shqiptarët t’ kenë një kushtetutë !
Hej,
hej, hej !
Pavarësinë
, shtetit t’ Kosovës –
Ia
urojnë miqtë e gjithë botës !
Nga
gjithë shtetet e Evropës –
Pëllëmbë
për pëllëmbë vendet e tokës !
Bashkë me shtetet fqinje që janë në Ballkan –
Kosovën e pret Bashkimi Evropian !
Vendet e Evropës edhe të Azisë –
Ia urojnë Kosovës shpalljen e Pavarësisë !
Hej,
hej, hej !
Vendet e
Afrikës dhe t’ Australisë ,
Për çdo
ditë i shtohet rrethi i miqësisë !
E urojnë
Kosovën gjithë shtetet miqësore –
T’
Amerikës Veriore dhe t’ asaj Jugore !
Pavarësisë s’ Kosovës i urojnë punë të mbarë –
Sa ma shpejt t’ jetësohet bashkimi mbarëkombëtarë !
I urojnë Kosovës rrugë përparimtare –
Drejt organizatave t’ forta ndërkombëtare !
Hej,
hej, hej !
N’ shumë
organizata n’ rrugë t’ inkuadruara –
N’
Aleancë të NATO-së dhe n’ Kombe t’ Bashkuara !
Gëzuar
pra , gëzuar , moj Kosovë kreshnike –
Krah për
krah rrethuar bashkë me shtetet mike !
Gjilan, më 25 . 02.
2018 .
Demir Krasniqi