Kerko: a
Skënder Kapiti: Hasan Prishtina, Ibrahim Rugova , Adem Jashari dhe Pavarësia e Kosovës
E shtune, 15.02.2020, 06:08 PM
Hasan Prishtina, Ibrahim
Rugova, Adem Jashari dhe Pavarësia e
Kosovës
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Me 17 Shkurt 2020 mbushen 12
vjet nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës.
Kjo ngjarje me rëndësi
jetike të jashtëzakonshme për shqiptarët erdhi si kurorëzim i qëndresës,
sakrificave dhe sfidës mbinjerëzore të popullit shqiptar të Kosovës kreshnike
kundër barbarisë kriminale e genocidiale sllavo-serbe në shekuj.
Historia e Kosovës dhe e
popullit martir të saj është rast unikal në botë për qëndresë dhe rezistencë
vitale për mbijetesë dhe për liri e pavarësi kombëtare.Asnjë populli dhe asnjë
kombi në Europë nuk i janë bërë padrejtësi se sa shqiptarëve , dhe veçanërisht
kundër shqiptarëve të Kosovës.
E gjithë periudha e
shekullit të 19-të dhe të 20-të është periudhë kohore e pandërprerë krimi,
pastrimi etnik, vrasjesh, dëbimesh dhe lloj-lloj metodash kriminale e
genocidiste që kanë ushtruar sllavo-serbët, politika, shteti kriminal ushtarako-policor,
kisha dhe akademia sllavo-serbe kundër
shqiptarëve të Kosovës me miratimin dhe përkrahjen jo vetëm të Rusisë por edhe
të Europës.
Por nga ana tjetër historia
shënon një qëndresë heroike të pashëmbullt në historinë botërore të një populli,
i cili, i vetëm dhe kundër të gjithëve ,
me luftë e me sakrifica arriti që të mbijetojë e të fitojë shtetin e vet të
lirë e të pavarur me 17 Shkurt 1999.Është e vërtetë se Pavarësia e Kosovës
erdhi edhe në sajë të ndihmës së SHBA-ve, gjë e cila kurrë nuk mund të mohohet,
por ama, kryesor është fakti i qëndresës dhe rezistencës kombëtare shqiptare e
popullit të Kosovës në shekuj kundër asgjësimit dhe asimilimit sllavo-serb.
Duke studiuar me detaje tërë këto shekuj heroizmi e kombëtarizmi mendoj se mes
shume e shumë heronjve personazheve,
personaliteteve të cilët kanë kontribuar dhe që meritojnë si më kryesorët dhe
më të spikaturit janë Hasan Prishtina,
Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari.
Hasan Prishtina për
kontributin e tij të jashtëzakonshëm si
truri i lëvizjes kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, i cili ka
shkëlqyer e kontribuar jo vetëm si
strateg luftarak por edhe si
vizionar, ideolog, politikan dhe diplomat i madh e që gjatë gjithë jetës së
tij i është përkushtuar kombit, Shqipërisë, çlirimit të Kosovës dhe bashkimit
të saj me Shqipërinë.Është personaliteti më i kompletuar dhe më i merituar që
mishëron virtytet më të larta të një atdhetarizmi, patriotizmi dhe kontributori
të pashoq në shërbim të kombit e të atdheut; është shëmbulli dhe frymëzuesi i
vazhdimësisë së brezave pasardhës për lirinë, pavarësinë e Kosovës dhe
Bashkimin Kombëtar; projektuesi dhe
strategu i Pavarësisë së Shqipërisë etnike.
Ibrahim Rugova është
personaliteti dhe vizionari intelektual,
politik e diplomatik shqiptar me i shquar i periudhës moderne të fundshekullit
të 20-të në përballje me politikën dhe me shtetin shovinst serb dhe me regjimin
ultrashovinist të regjimit të Millosheviçit për nderkombetarizimin , lirinë, shtetësinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Adem Jashari, komandanti
legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , për veprën
e tij dhe të gjithë familjes së
tij;për qëndresën heroike dhe për atë se shëmbulli i Jasharajve ishim forca dhe
frymëzimi i luftës së madhe heroike te popullit shqiptar dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; si rast unikal në historinë botërore të
qëndresës dhe të sakrificës njerëzore për liri kombëtare.Lufta heroike e UÇK-së
së bashku me Aleancën ushtarake më të madhe të Botës, NATO-n te drejtuar nga
SHBA, dëbuan përfundimisht kolonizatorin kriminal serb dhe çliruan Kosovën me
12 Qershor 1999, dhe me pas Kosova shpalli Pavarësinë me 17 Shkurt 2008.
Me 17 Shkurt
2008 Kosova shpalli Pavarësinë, gjë e cila pra shënoi krijimin e Shtetit të Ri
shqiptar të Kosovës të njohur edhe ndërkombëtarisht pas përpjekjesh, mundimesh
e sakrificash mbinjerëzore të popullit martir të saj. Pra, Shqiptarët e Kosovës
qëndruan, sfiduan dhe sakrifikuan për shtetin, për atdheun dhe për Kombin për
të siguruar, garantuar dhe zhvilluar liritë dhe të drejtat kombëtare, progesin
qytetar, progresin arsimor, kulturor, ekonomik dhe mirëqënien. Shqiptarët e
Kosovës luftuan për dinjitetin
kombëtar,për lirinë, për drejtësinë dhe
për lumturinë kundër padrejtësive, jolirisë dhe kundër barbarisë
sllavo-serbe.Por mjerisht ky 12 Vjetor i shpalljes së Pavarësisë, Kosovën e
gjen të “okupuar”, të rrezikuar dhe të
kërcënuar e të plagosur nga
korrupsioni, krimi i organizuar, papunësia, varfëria dhe nga eksodi, të cilat
Kosovës dhe popullit të saj i vijnë nga politika, pushteti dhe nga sistemi i
drejtësisë, nga mafiooligarkia e cila ka kapur shtetin dhe ligjin, dhe ka
bllokuar patriotizmin, demokracinë, zhvillimin, drejtësinë e integrimin.
Nuk e
meritonte populli shqiptar i Kosovës keqqeverisjen dhe tradhtinë që atij i ka bërë në këto vite
klasa politike, elita politike e saj.
Prandaj është
koha për reflektim dhe ndryshim për të çuar në vënd amanetin dhe sakrificat e
popullit shqiptar, amanetin e Hasan Prishtinës, Ibrahim Rugovës, të Adem
Jasharit dhe të qindra e mira heronjve e
dëshmorëve të kombit për një Kosovë të lirë, të fortë politikisht,
ekonomikisht, demokratikisht, të mirëqënë dhe të emancipuar në rrugën e qytetërimit europian
me dinjitet ashtu sikurse edhe kombet e tjera të Europës.
Urime gjithë shqiptareve 12 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovë. Urime
familjeve të dëshmorëve të lirisë; urime invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së;
urime sportistëve dhe xhudisteve të Kosovës dhe të gjithë meritorëve që i
shërbejnë me përkushtim e përgjegjshmëri kombit dhe atdheut. Urime kryeministrit
Kurti, Kryetares së Parlamentit, Vjosa Osmani dhe Qeverisë së re, dhe suksese në reformimin
dhe në drejtimin e shtetit e të shoqërisë
për forcimin dhe konsolidimin e Pavarësisë, të ligjit, drejtësisë dhe në
rrugën e shtetndërtimit të shtetit modern
demokratik e ligjor për të cilat kanë sakrifikuar patriotizmi dhe kombi
shqiptar.
Durrës. Nga Skënder Sadri KAPITI,
Veteran i UÇK-së