Kerko: a
Aleks Kapllaj: A ka Sindikata në Shqipërinë moniste?
E shtune, 28.12.2019, 06:45 PM
A KA SINDIKATA NE SHQIPERINE MONISTE?
Nga
Aleks Kapllaj
Ne
Shqiperine tone, me demokraci te gjymtuar nga mungesa e zgjedhjeve pluraliste,
me institucione drejtesie moniste dhe pushtet lokal jodemokratik, (demokraci,
forme e qeverisjes ku pushteti ushtrohet nga populli, nepermjet perfaqesuesve
te zgjedhur ne menyre te lire), nje mungese themelore e te drejtave te njeriut
eshte edhe mungesa e perfaqesuesve sindakal te punonjesve ne te gjitha profilet
profesionale dhe te zanateve te sektoreve te ndryshme.
Ose
e thene ndryshe, sindakatat jane, por e kane humbur rolin e tyre, perderisa,
jane te blera nga sipermarresit, nga qeverite dhe perfaqesuesit e pushtetit
lokal.
Te
gjitha kategorite e punetoreve, si te administrates publike si dhe ato private,
kane vite qe nuk kane bere nje proteste apo greve mbarekombetare, qe te
kerkojne plotesimin e kushteve te tyre te punes per siguri, garanci juridike,
apo per rritjen e pagave, te cilat jane te nivelit qe nuk garantojne minimumin
e jeteses.
Pa
folur ketu per pensionistet, te cilet kane pensione qesharake, ofenduese e
injoruese, sa cereku i minimumit te mbijeteses, por askush nuk i mbron.
Ne
Shqiperi, nuk ka pasur nje greve te pergjithshme per te kerkuar kushte
dinjitoze pune per punetoret e trasportit, te turizmit, te bujqesise apo edhe
te industrise e minatoreve, ashtu si edhe ne sherbimet e ndryshme neper
istitucione lokale e qendrore, si dhe te punonjesve te arsimit dhe
shendetesise. Sepse keto protesta shtypen menjehere nga punedhenesit, nepermjet
largimit dhe shantazheve te tjera ne bashkpunim me pushtetin, sic po ndodh me
punonjesit e minieres te Bulqizes.
Ka
disa dite, qe minatoret e "Sindakates te Bashkuar e Minatoreve te
Bulqizes", qe jane ne greve per
siguri ne pune, per kushte me te mira dhe paga me dinjitoze dhe pothuajse, te
gjitha mediat e injorojne kete greve sepse nuk mund te bien ndesh me pronarin e
Albchromit.
Ne
faqen, Bojkoto Samir Mane, nder te tjera thuhet, se "Me 17 nëntor 2019
shpallet Sindikata e Bashkuar e Minatorëve të Bulqizës.
Më
22 nëntor 2019 shkarkohet nga puna Elton Debreshi, kryetari i sindikatës.
Më
3 dhjetor 2019, shkarkohet nga puna Beqir Duriçi, anëtar i këshillit sindikal.
Më
20 dhjetor 2019, shkarkohet nga puna Behar Gjimi, anëtar i këshillit sindikal.
Më
23 dhjetor 2019, janë thirrur në Tiranë për t'u pushuar/shantazhuar rreth 10
vetë, mes të cilëve anëtarë të këshillit dhe protestues të nëntorit të shkuar".
Dje
ne ambjentet e TEG-t, jane heshur fletushka per te sensibilizuar qytetaret per
pushimin e kater punonjesve te Bulqizes, ne kompanine Albchrome, dhe menjehere
policia private dhe shteterore kane ndaluar dhe arrestuar disa protestues.
Keta
minatore, qe cdo mengjes futen ne zemer te tokes, nuk e kane te sigurte se mund
te dalin te gjalle prej thellesise se tij, ashtu sic ka ndodhur edhe per shume
te tjere, sepse ne miniera nuk ka investime te mjaftueshme per sigurine e
punetoreve.
Punonjesit
shqiptare, nuk kane asnje te drejte garanci apo siguracion ne punet e tyre, ku
mungesa e kushteve me minimale, per zhvillimin e punes injorohen nga
punedhenesit duke i konsideruar ato si skllever te qindra viteve me pare.
Shfrytezimi
i punetoreve ne Shqiperi eshte nje semundje vdekjeprurese, per fuqite punetore,
qe detyrohen te ikin nga vendi i tyre sepse ne te gjitha profesionet dhe punet
qe kane, nuk sigurojne as kushtet e mbijeteses dhe sidomos nuk krijojne kushte
per te ndertuar te ardhmen ne vendin e tyre.
Ne
te gjitha bisneset, ku i punesuari ne mungesen e te drejtave juridike dhe me
sistemin e rekomandimeve arrin te gjej nje vend pune me nje rroge minimale dhe
me orare te tejzgjatura, duhet edhe te jete mirnjohes i shfrytezuesit te tij qe
po i siguron buken e gojes, ndersa sipermarresi pasurohet me sakrificat e tij.
Cdo tentative per rritje pagese dhe per respektim te orareve kontraktuale,
punonjesit hidhen ne rruge si materiale, perdore e hidhe.
Papunesia
eshte nje plage qe ushqen skamjen dhe detyron shqiptaret te marrin rruget e
emigrimit ekonomik neper vendet e huaja, ku jeta e tyre shpesh eshte e mbushur
plot me peripeci te paperballueshme duke mallkuar ata, qe i detyruan te marrin
rruget e botes.