Kerko: a
Gjon Markokaj: At Gjergj Fishta Poet i Kombit
E shtune, 07.12.2019, 11:25 AM
AT´ GJERGJ FISHTA POET I KOMBIT
Nga
Gjon Markokaj
Vepra
e At´ Gjergj Fishtës në “pushtetin e djehit”, për dyzet e pesë vjet u ndalua !
Epopeja e Kombit “Lahuta e Malcis”e shprehur dhe shkruar nga mëndja e zëmra e
tij ; “prush i ndezur”, me At'Dhe´-dashuri dhe me urrejtje anti-osmane e anti-serbo–sllave; pasqyron ndergjegjën e
bashkësisë kombëtare, doke e zakonë gjyshore; mijëvjeçare të shtetit të
Arbërit. Identitetin, besimin, trimërinë e burrërinë, fisnikrinë dhe dashurinë,
për gjuhë At'Dhe´ e Komb.
Aspiratat
e Lahutës Fishtjane; janë “aspirata e shpirti i shqiptarëve”; njish me shpirtin
e zëmren e ndezur prush, të vet autorit, Fishtës. Vargjet e bukura të tij janë:
Themeli i Kombit tonë; janë kulmi i shqiptarizmit; janë epopeja e nji populli,
me vlera e virtyte të rracës iliriane.
U
munduan dyzet e pesë vjet ta ndalonin; por s' e ndaluan dot ajo u këndua aq
bukur pranë zjarrit të oxhaqeve, me lahutë e çifteli. U ruajtë në mendjen e
shqiptarëve e paster e freskët si ujtë e burimeve të Alpeve.
Sa
të shëndrisin dielli e hana, epopeja e lavdishme e nji populli e shtjelluar në
“Lahuten e Malcis`´ mbetet e vdekshme. E pastert, si freskia e Alpeve, e madhe
sa madhështia e tyre... Është e “turpshme me e thënë” se në monizëm prej
shllavo – serbve “morëm frymë” ...!? Me kërkesën e tyre u ndalua At. Gjergj
Fishta e veprat e tij, Lahuta e Malcis'.
Habitem
pse ende edhe sot disa të pa-logjikë..., i vret gegnishtja, gjuha dhe arti i
Fishtës. Kush ma mirë se ai e ka shprehë unitetin tonë kombëtar ? Citojmë: /
“Toskë e Gegë, Malci allija,/ /janë nji komb, m' u nda s' duron/ /Fund e Maja
asht, nja shqypnija/ /E nji gjuhë, na bashkon”
Ai
në Lahuten e Malcis' pësonazhet, në luftë i rradhitë me shumë mjeshtëri, pa
dallim feje e krahine Oso Kukën Muhamedan; Pader Gjonin Kristjan; Avdi Hysa e
Bec Patani, të Krishtërë e Muhamedan.
Sa
bukur e përshkrue vëndosmerinë e Ali Pashë Gucis; në thirrjen e Bashkimin e
Lidhjes së Prizrenit; sa madhështore i praqet Trimërinë e “dragojve të SHALËS”,
Legjëndare në “Malin e Bigës” së Shalës ku thekson: “Dragonin VOCERR BALA”,
vetmohimin e famullitarit At'Dhetar – Pader Gjonit Guximin e burrnin e Ded Gjon
Lulit; virtytet burrnore të Trig Zmajles dhe të Norës së Kelmëndit etj. - etj.
Ku
ëshë e keqja e këtij At'Dhetari të Madh...?
Shkollave
tona u dha fizionomi kombëtare shqiptare. Ish Kryetar i Komisionit të Alfabetit
të gjuhës Shqipe në Manastir.
Në
Koferencen e Paqës në Paris sëbashku me Luigj Bumçin në vitin njimijë e
nëndëqind e nëndëmbëdhjetë, mbrojten të drejtat e shqiptarëvet.
--
Thonë: “Mali me grusht s'goditet” ..., Atë Gjergj Fishtës e keqja s'i
ngjitet...!
Në
letersinë Shqiptare mbetet: “Yll ndriçues”
Citoj
SABRI MAXHUNIN: At. Gjergj Fishta nuk është Profet i fesë; por është profet i
kombit; ai bashkon shqiptarët në tri fe dhe e citon Fishten: /“Ma mirë me dek/
/Nën dhe, me u kja/ /se për të gjallë /Me mbet nën shkja/...,
Klerikët
e pushkatuar nga “regjimi i djehit”; si dhe dhe sulmi ndaj Fishtes dhe
“burgosja e vepres së tijë” ishte porosi e “sllavo – serbve” e zbatuar me
unanim nga udhëheqja komuniste ... !?Mësuesit të Kombit; Poetit të Madh; i
shkatërruen vorrin veprat ju flakën, i hodhën u dogjën; por populli e ruajti e
mbajti në shpirt e në zëmër; “Lahuten e Malcis” e ruajtën nëpër qoshet e errta
të “kullave të luftës”, në gjirin e Patriotëve mbrënda e jashtë At'Dheut e cila
doli e po del në dritën e diellit; për t' i folur shqipëtarëve të shqipërisë e
botës . Vargjet që ka thur për Gjuhen, Flamurin e Kombin as termeti s'i lëkund;
as vullkani s' i tretë..., e poi tretë propoganda sllavo – serbe.
Mesuam
se Lahuta e Malcis' është botuar në Frëngjisht ,pra tani lexohet; në kater
gjuhët kryesore të botës Anglisht, Gjemanisht, Italisht dhe Frëngjisht. Mbështetjen e votrës e kemi të fortë:
Eshtë
e pa mundur të mbetet në harresë, At. Gjergj Fishta! Njohja e vepres së tijë,
është njohje e kombit...!?
Gjergj
Kastriotin, At` të Kombit Nënë Terezën Nënën e Globit; Bamirsen e Kombit tonë.
Atë Gjergj Fishten Poet; e Mësuesin e Kombit tonë. Dr. Ibrahim Rugovën
Vizionarin, largpamsin e Kombit tonë ..., I cili e ka treguar vetën, me
përkushtimin; për të bërë Kosoven Shtet, të Pavarur; prandaj është e mbetet
vizionar largëpamës . Familjen Jashari “gjak i ndezur Shqiptar”. Adem Jasharin
trim Legjendar; ..., e qindra e qindra të tjerë Heroinj e Deshmorë...!?
Unë
kam sherbyar mësues “i atijë regjimi të djehit” e s'mundesha t'ua lexoj
nxënësve të mij, as edhe nji varg të Mësuesit të Kombit, At` Gjergj Fishtes
deri atëhere; kur filluan të fryjnë erërat e Demokracisë.
Kam
mbaruar shkollen e lart, per histori – gjeografi dhe “gjeografinë fizike të
kosovës” e kemi pasë pothuase të anashkaluar, e ç' ishte kjo...?
-Fund
e krye “frymë sllavo - serbe”
At
Gjergj Fishta ishte: Humanist, Punë Madh, At' Dhetar dhe plot Lavdi; i cili u
torturue qellimisht edhe mbas vdekjes; nga ai “pushtet i kohes se djehit”, (
rrezik i cili nuk po na ndahet).
Drejtimi
i të ardhmës sonë është interprertimi i ri i së kaluarës historike për të ecur
e përdorur të sotmem dhe të nesermën, të zbulojmë të vertetën; për të kaluarën
tonë dhe të ecim drejt përpara !
Vepra
e Fishtes vjen me madhështinë e të drejtës Historike Shqipëtare dhe deshmon
Mbijetesën e Kombit Shqipëtar Porosia e Gjergj Kastriot –Skënderbeut e At.
Gjergj Fishtes dhe e gjithë të rënëve për At' Dhe është BASHKIMI KOMBËTAR ...
kjo u takon BREZAVE !
-Ekskluzivisht per ZemraShqiptare, nga USA, dhjetor 2019-