Kerko: a
Kole Tahiri, Valbona Malo-Tahiri: Shenjteresha Tereze - shpirti i sakrifices humane dhe thjeshtesise njerezore, krenari shqiptare
E shtune, 07.12.2019, 11:15 AM
Shenjteresha Tereze - shpirti i sakrifices humane dhe thjeshtesise
njerezore, krenari shqiptare
Te dashur
bashkeatdhetare, te tubuar ketu ne Namurin
mikeprites per te nderuar e kujtuar Shen Terezen e Kalkutes me origjine,
gjene e gjak te paster shqiptar, lindur e rritur, ne Shkupin kreshnik, pranoni
pershendetjet tona dhe urimin me te mire per suksesin e kesaj verprimtarije
atdhetare. Per merite te organizatoreve ky takim perben dinjtet, kenaqesi,
krenari edhe njeheri pergjegjesi qytetare.
Motra e Madhe
-Tereze mesonte: Cdo gje beje mire, beje
me dashuri, beje per Zotin! Modeli dhe shpirti i sai na nxit te gjitheve.
Figura e sai jeton tek çjo shqiptar atdhetar. Ne jeten e perditshme, ndermjet
nesh, kur duam te lavderojme dike, e krahasojme me Nene- Terezen. nene tone te
lavdishme.
Te bashkebisedosh
me shenjereshen eshte pergjegjesi serioze qe kerkon pjekuri, perkushtim,
mençuri e urtesi. Po ti lejojme vetes luksin qe per nje moment te
perfy-tyronim, sikur Shenjteresha eshte mes nesh, pa dyshim, Asaj do ti behej
zemra mal per arritjet tona, do te lumturohej per sukseset e komunitetit
shqiptar kudo qe ndodhet dhe per kontributin qe ai jep ne vendin mikprites. Ate
do ta gezonte, veçanerisht ketu ne Belgjike funksionimi i shkolles mesimit
plotesues ne gjuhen amtare shqipe.
Me dashamiresine
e vete duke uruar prinderit, mesuesit dhe nxenesit qe frekuentojne kete
shkolle, do te thoshte, qe kjo qe beni eshte veprimtari atdhetare, por dhe do
na nxiste per te shtuar dhe me shume numrin e nxenesve, dhe te shkollave, gje
qe kerkonnuk sakrifica e zell te vazhdueshem te vazhdueshme.
Dihet, qe Nene
Tereza (Gonxhe Bojaxhiu) per shume vite, ne Kalkuta ka kryer detyren e
mesueses, edukatores se vajzave ne nje shkolle te mesme, madje edhe si
drejtoreshe e asaj shkolle.
Teksa po hidhja
ne leter keto shenime te thjeshta per Nene Terezen kam prane librin e don Lush
Gjergjit «Nena e dashurise» me portretin
e saj dhe, nje bisede, si motra e madhe me vellain e vogel fillon, ashtu
natyrshem.
Ne kete komunikim
shpirteror, cfare me kujton portreti i sai?
Si te depertojme ne boten e saj shpirterore? Cfare mesazhe vazhdon te
percjell ende sot? Midis te tjerave shquaj: Thjeshtesia, modestia, pervuejtnija,
dashuria per tjetrin, krenaria, dhe vemendja e drej-tuar diku…preokupacioni i
saj i pashtershem per gjendjen e mjeruar e te te varferve kudo ne bote.
Ne portret
evidentohet dukshem : ngjyra e
bardhe, simbolin i pastertise shpirterore si dhe bluja e qiellit dhe e detit qe perfaqesojne mirekuptimin midis
njerezve, midis kom-beve e racave te ndyshme. Ne kete thjeshtesi brilante
shquhen koka e balli te mbuluara me sarin tipik, tipare europiane, pa dyshim
shqiptare, qe shprehim force, mirekuptim e besim ne vetvete. Dy vija te thella
zbresin drejt gojes, qe flasin per energji dhe vendos-meri legjendare.
Ne respekt te
vendit ku ajo militoi per shume vite, vajza shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu, koken
dhe ballin i ka te mbuluara me shami te
bardhe. Portreti i saj rrezaton per kedo pasterti, dliresi e sinqeritet.
Nisur nga prezantimi i jashtem i portretit, me
lejoni te shprej nje konsiderate natyrshem qe buron nga zemra per boten e saj
te brendshme, per shpirtin, zemren, ndjenjat, emo-cionet dhe motivet qe e nxiten
Ate per vetesakrifikim per me te varferit e njerezimit. Cfare e nxiti Nene qe te vinte jeten, zemren, djersen dhe mendjen ne
sherbim te njerezve? Keto rrjeshta jane nje pike loti ne detin e dashurise
te Nene Terezes.
Ndjehem krenar
per bshkeatdhetaret don Lush Gjonin nga Prishtina dhe profesorin Gezim Alpion
per ate qe kane bere per perjetesimin e shembullit, modelit te Nene Tere-zes.
Ne shekullin XX-te Ajo qendron, me dinjitet krahas shenjtoreve te tjere duke e
u be-re shprese e kishes dhe e
besimtareve pa dallim besimi fetar. Ajo sherben si frymezi m filozofik e shpirteror edhe per ateistet e botes.
A nuk na fton,
Shenjteresha, qe ne jeten e perditshme te udhehiqemi nga shembulli saj i
ndritur humann? Te brumosur, me dashuri e tolerance, me mirekuptim, gjithmone
ne bashkepunim, kudo e kurdohere, kunder dhunes, prane neri-tjetrit te bashkuar
si velle-zer ne ndihme te neri-tjetrit te bashkuar si kokrrate e sheges.
Impresionante e
humane jane lidhjet dhe bashkepunimi i
Nene Terezes me personalitet fetare belge.
Komunikimet e perzemerta me belgen Zhaklin de Deker se ciles Nene
Tereza i besoi organizaten e « Bashkepunetoreve te Semureve dhe
Vuajtes" jane te jash-tezakonshme dhe ende te panjohura, ne shkallen e
duhur per opinionin tone, por edhe ate belg.
Ja, se si Nene Tereza i drejtohet belges Zhakline: "A do pranosh te
behesh Misionare bamiresie me trup ne Belgjike dhe me shpirt ne Indi ? Me
vone i shkruante : "Jam me te vertet shume e lumtur dhe mirenjohese
ndaj Zotit qe te te kem per veten time te dyte.» Dihet, se ne kongregacionin e
Kalkutes, sipas idese se Nene Terezes ishte pranuar dhe vendosur, qe secila
Moter misionare te kishte nje moter te dyte, moter sh-pirterore me te cilen te
komunikonte me letra, duke shkembyer mendime e pershtypje per misionet e tyre
neper bote. Nje moter e tille, moter e dyte ka qene edhe Nene Tereza me belgen
Jacquelin De Decker e mbiquajtur Jacquelin
Tereza e Anversit.
Don Lush Gjergji
na informon, qe At Van Eksemit (At Le Joly), drejtuesi shpirteror i Nene-
Terezes, jezuit belg, njeri shenjte dhe i ditur, At shpirteror i i Nene Terezes ka shkruar dy libra: « E bejme per Jezusin.»
dhe « Qendro ne zemren time ». Ky misionar i madh e qua-nte Nene
Terezen “Shpresa e Kishes dhe e botes”.
Shenimi eshte bere ne Kalkute 02/10/1989.
Misionar tjeter
belg qe ka pa patur ndikim tek Nene Tereza ka qene arqipeshkvi I Kal-kutes
Perier I cili i mundesoi asaj kominikimin me Seline e Shenjte ne Rome.
Ne vitin 1983,
Eshte e mirenjohyr se ne vitin 1983, Nene-Tereza pat pesuar pesuar atak ne
zemer dhe u shtrua ne nje spital te Romes. Dy personalitet te larta qe e
vizituan ne ate spital kane qene Roi Baudoin se bashku me la Reine Fabiola.
Mirenjohje!
A nuk jane keto
krenari per shqiptarte? A nuk jane keto pergjegjesi qytetare per secilin ndaj
nesh? Ne ditet tona, Ajo eshte ngritur ne qiell dhe eshte shnderruar ne simbol
te shenjte, jo vetem per ne shqiptarte, por per te gjithe njerezimin. Krenari e
vaçante per ne dhe pergjegjesi morale per te ndjekur shembullin e saj me sa me
shume devotshmeri. Ne keto dite qe shqiptaret provuan tronditje te medha
termeti, kursohere na shkon me-ndja tek Nena jone e Madhe. Ne jemi te bindur se
Ajo lutet per shprterat e atyre qe hum-ben jeten i merr ata ne mbrojtje. Ajo
merr ne mbikqyrje krejt shqiptaret e shperndare neper bote! Amin!
Faleminderit!
Kole Tahiri, Valbona Malo-Tahiri
Bruxelles, nentor 2019