Mendime
Idriz Zeqiraj: Shantazhi dëmton LDK-në
E shtune, 07.12.2019, 10:05 AM
SHANTAZHI DËMTON LDK-NË
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
Qoftë
në shërbimin ushtarak klasik, qoftë në burg, nëse njëri e lëshon gënjeshtrën se do të këtë lirim të
parakohshëm ose falje, gënjeshtra kaq shumë shumëzohet, sa fillon ta besojë
edhe ai vet. Kështu ndodhi edhe me gënjeshtrën e sajuar nga klanorët brenda
Kryesisë të LDK-së. Pasi humbën shpresën se do ta fitonin garën, atëherë dhanë
alarmin SOS! "Nëse nuk bëjmë marrëveshje-konsensuale, për emrimin e
kryetarit të LDK-së, ajo do të ndahet!" Dhe, kjo gënjeshtër u përhapë aq
shumë, sa sot e besojnë edhe vetë ata që e sajuan.
Ky
ishte një shantazh brenda partiak. Shantazhimi u lexua dhe u përjetua rëndë nga
anëtarësia. Konsensuesi aq shumë e proklamuar, nënkuptonte vazhdimin e mandatit
të tretë kryetarit të LDK-së, pa u provuar me votën e fshehtë demokratike dhe
ruajtjen e posteve, për të dy nënkryetarët. Ndërsa nënkryetari i tretë, nuk
kushtëzoi, duke dëshmuar fisnikërinë, si pinjoll i Familjes Institucion Rugova.
Megjithatë, në vend të shpërblimit, atij nuk iu vazhdua mandati i nënkryetarit
të LDK-së!?
Demokracia
përjashton kushtëzimin dhe shantazhimin. Në vend të tyre është debati i lirë
dhe demokratik. Mungesa e debatit, përjashtimi i konkurrencës së ndershme dhe
votimi i fshehtë demokratik, janë tri parimet bazë, për një parti të mirëfilltë
demokratike. Është, pikërisht, anashkalimi i këtyre tri parimeve, që ka mbajtur
në ethet e ndarjes anëtarësinë dhe elektoratin e LDK-së. Për rrjedhojë është
rivaliteti i vrazhdët për kreun e LDK-së, që pamundësoi dhe humbi shansin që
LDK-ja të jetë e parë në zgjedhje.
Nuk
mjaftoi nisma e ndryshimit, përtëritjes në Këshillin e Përgjithshëm dhe as
përzgjedhja ideale e kandidatëve për deputetë, sepse për ruajtjen e monopolit
në Kryesinë Qendrore, u përkujdes fort klani, tashmë, i stazhionuar. Ky element
ishte domëthënës dhe e gjithë propaganda PAN-iste, e ndihmuar skajshëm nga Lëvizja Vetëvendosje, agjituan se LDK-ja
"vazhdon avazin e Mukjes", statusquonë, se "garda e vjetër ka
vartësi të shumëfishtë nga PDK-ja dhe mund të koalicionojë sërishmi me
atë", se "Vjosë Osmani është e vartësuar dhe e bllokuar nga
klani" dhe "xhevahire" tjera, plot mëdyshje çorientuese për
elektoratin, popullin.
Vota
e fshehtë është zëri më real i arsyetimit në një parti. Kjo votë do t`i
amortizonte të gjitha dilemat. Kulti i individit, i ngritur dhe i pompuar
artificialisht, nga profiterët karrieristë, ka lënë shije të hidhur nga
gjysmë-shekulli komunizëm. Lufta e klasave, diferencimi, i bërë në emër të
mbrojtjes të Atdheut, patriotizmit të rremë, ka rezultuar fatal për shqiptarët,
me përgjakjen e kundërshtarëve politikë, me varrosjen e debatit, të fjalës së
lirë, ku demokracia mbytej nga diktatura e egër. "Përçaj e sundo",
ishte baza e sundimit të pakicës, kryesisht, të kastës sunduese, mbi shumicën e
popullit. Dhe, populli përdorej si turmë përlavdëruese e brohoritëse, për
persekutorët e tij. Ironike e komike, për një popull të lindur dhe të rritur në
robëri. Dhe, tragjike kur robëria mendore e shpirtërore vazhdon edhe në
shekullin digjital!!
Shantazhimi nuk është
vullnet i anëtarësisë të LDK-së
Dakordimi
për bashkëqeverisje i Vetëvendosjes me LDK-në, është mirëpritur, madje, jo vetm
nga anëtarësia e këtyre dy subjekteve politike, por edhe nga populli i lodhur
nga banda PAN , e cila ka pushtuar të gjitha institucionet e Kosovës, duke e
asfikësuar jetën në vend. Stërzgjatja manipulative e PAN-istëve, në koordinim
kriminal me Komisionin Zgjedhor dhe instancat tjera legjislative, për shpalljen
e rezultatit të zgjedhjeve, me synim të përmbushjes të pragut zgjedhor, të
Nismës Socialdemokrate me aleatë, për qëllime errëtake, në perspektivë të
PAN-it, irritoi popullin dhe vuri në luhajë edhe korrektësinë zgjedhore. Vetëm
në dy fshatra të një komune të vogël, në veri të Dukagjinit, Limaj dhe Pacolli
blenë tej 70 vota, duke vënë në dispozicion 10.000 euro, me kuotë çmimi të
rritur nga 20, sa ishte më parë, në 40 euro për votë. Përmenda vetëm një rast,
të konfirmuar në plotni.
Zvarritëse
dhe të lodhshme për popullin, kanë qenë edhe bisedimet LDK,-VV, për
marrëvreshjen e koalicionit, për bashkëqeverisje. Promolgimi, zgjatja në javë e
muaj, e bëri kushtëzimi, shantazhimi i LDK-së, për pazarin e parakoshëm të
presidentit. Me pazare të pista e e konspiracion unik, Hashimi u bë president,
edhe pse dihej se ai është nën akuza faktike! "Daullja bie për ata që kanë
veshë", - thotë urtia. "Isa president", kamuflohet me
përgaditjen e rrëmbimit të rrëmujshëm, nga klani, i postit të kryetarit të
LDK-së, duke i vënë para faktit të kryer, me aklamacionin kundra demokratik e
marroq, skllevërit e shekullit digjital, anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm.
Kreu i LDK-së duhet të zgjidhet, me votim të drejtpërdrejtë, nga anëtarësia, -
një anëtar, një votë -. Në të gjitha rastet tjera, LDK-ja rrezikohet,
seriozisht, nga klanorët e halitur, të lazdruar, të akomoduar me humbjet
serike.
Vazhdon
absurdi për zgjedhjen e presidentit me pazare të pista. Rasti i pazarit, sa të
pistë, aq edhe tragjik për Kosovën, ka qenë bërja e Hashimit president,
pikërisht, nga klani brenda Kryesisë Qendrore të LDK-së. Pësimi duhet të bëhet
mësim. Në asnjë rrethanë nuk duhet përsëritur krimi konspirativ i bërë me
Hashimin president. Duhet ndryshuar patjetër i gjithë ligji zgjedhor, që nga
zgjedhjet me shumë zona dhe jo me një zonë zgjedhore, ku SHIK-u kriminal zgjedh
10 deputetë vetëm në zonën e Drenicës! Po ashtu SHIK-u ka bërë deputetë të
gjithë eksponentët e krimit të organizuar vrastarë të tij, pikërisht, duke
përfituar nga ligji zgjedhor aktual - Kosova me një zonë zgjedhore-!
Qysh
në zgjedhjet e para pluraliste në Kosovë, në vitet `90-a, Presidenti është zgjedhur
me votim të fshehtë demokratik nga populli. Kështu duhet vepruar edhe në
zgjedhjen e ardhshme të presidentit dhe assesi koluareve e skutave
konspirative. Prandaj, kushtëzimi i zgjedhjes së presidentit qysh tani, edhe
pse afati i kësaj zgjedhje është më 2021, nga kushdo qoftë, është jo logjik,
madje, skandaoz. Ky kudhtëzim ngjallë dyshime tjera, që janë përfolur jo pak.
"Ku ka zë, nuk është pa gjë",- thotë urtësia.
Shumësia
e popullit të Kosovës votoi për ndryshimin. Dhe, ndryshimi nismon nga kreu i shtetit,
kryeministri, ministrat dhe kuadrot e niveleve tjera drejtuese. Opozita e
derisotme konkuroi me kandidatë - me duar të pastra -. Përndryshim nga PAN-i që
konkuroi me ekipin e dëshmuar në krime serike, duke shtuar edhe ca kriminelë të
rinj. Andaj, edhe humbja e tyre ishte e pritshme.
Qëllimet
e kushtëzimit hileqar të klanorëve të LDK-së, janë të errëta dhe nuk shprehin
vullnetin e anëtarësisë. Shantazhuesit kanë emra dhe janë provuar edhe në
kushtëzimet dhe shantazhimet brenda-partiake. - Futi në votën e fshehtë
demokratike - dhe dorëzohen "si bryma para diellit".