Kerko: a
Alma Lama: A do pranonte Serbia qe te hiqte letrat hyrese-dalese per qytetaret e Kosoves?
E merkure, 13.11.2019, 10:00 PM
Alma Lama:
Per
te gjithe ata qe nuk jane te informuar, kjo eshte marreveshja persa i perket
lirise se levizjes ndermjet Kosoves dhe Serbise, arritur ne dialogun e
ndermjetesuar nga Brukseli. Kjo marreveshje eshte nje kompromis qe mohon
shtetesine e Kosoves, por eshte pranuar ne menyre qe mundesoje lirine e
levizjes.
Pyetja
qe kam shtruar une ne analizen time eshte se a do pranonte Serbia qe te hiqte
letrat hyrese-dalese per qytetaret e Kosoves nepermjet te ashtuquajturit
“minishengen”?!
Konkluzionet
përfundimtare operative, grupi implementues për lirinë e lëvizjes
1.
Konkluzionet operative të dialogut për lirinë e lëvizjes të datës 2 korrik 2011
janë zbatuar në tërësi më 29 nëntor 2011;
2.
Qytetarët e Kosovës që udhëtojnë në ose nëpër Serbi do të pajisen me dokument
hyrje/dalje;
3.
Qytetarët e Serbisë që udhëtojnë në ose nëpër Kosovë do të pajisen me dokument
hyrje/dalje;
4.
Dokumenti përfundimtar hyrje/dalje i secilës palë është i bashkëngjitur me këto
konkluzione;
5.
Pas kërkesës për konfirmim të identitetit, LNJ tregohet bashkë me këtë dokument
hyrje/dalje;
6.
Dokumenti hyrje/dalje quhet dokument hyrje/dalje. Gjuha në dokument hyrje/dalje
do të jetë vetëm gjuhë procedurale: “dokumenti hyrje/dalje nuk bën të humbet
dhe në rast të humbjes, personi gjegjës duhet t’i drejtohet stacionit më të
afërt të policisë për tu pajisur me vërtetim që ai/ajo ka humbur dokumentin
hyrje/dalje etj”;
7.
Dokumenti hyrje/dalje nuk do të përmbaj fotografi;
8.
Të miturit që udhëtojnë me certifikatë lindjeje do të pajisen me dokument të
veçantë hyrje/dalje dhe duhet të sjellin një fotografi me vete për të siguruar
sistemin nga trafikimi i fëmijëve;
9.
Në fillim do të jenë të hapura dy vendkalime, një mes Serbisë dhe Hungarisë
(Horgosh) dhe një mes Serbisë dhe Kroacisë (Batrovci) për hyrje/dalje nga
Serbia. Gradualisht, më vonë do të hapën të gjitha vendkalimet e tjera.
10.
Në fillim do të hapen portat 1, 3 dhe 5. Gradualisht, më vonë do të hapën të
gjitha vendkalimet e tjera.
11.
Duke marrë parasysh konkluzionet për MIK, palët janë pajtuar që të shikojnë
periudhën tranzicionale për zbatimin e pikës 7 për tabelat e regjistrimit në
konkluzionet operative për lirinë e lëvizjes në dritën e situatës në terren;
12.
Automjetet me tabela regjistrimi KS do të mund të udhëtojnë në/nëpër Serbi;
13.
Secila palë do të vendosë skemë të sigurimit në kufi/në vijë administrative.
Çmimi i sigurimit do të jetë në pajtim me çmimorën e sigurimit të aplikueshëm
në kufi/në vijë, i cili aktualisht si kohë më të shkurtë parasheh periudhën
njëmuajshe në palën e Beogradit. Pala e Beogradit do të bëjë çdo përpjekje për
të vendosur polica më të lira sigurimi për periudha më të shkurta brenda
javësh;
14.
Njëkohësisht, palët, nën kujdesin e BE/Këshillit të Byrove, do të vazhdojnë të
punojnë në gjetjen e aranzhimeve komerciale për mbulimin e ndërsjellë të
sigurimit të automjeteve saqë të gjitha automjetet të jenë të mbuluara në dy
anët e kufirit/të vijës administrative sa më shpejtë të jetë e mundur;
15.
Tabelat e regjistrimit të automjeteve me RKS do të zëvendësohen me tabela të
regjistrimit të përkohshëm të automjeteve në palën e Serbisë. Sa më shpejtë të
jetë e mundur operacionalisht, do të zbatohet një taksë e zbritur për tabela të
regjistrimit të përkohshëm të automjeteve. Pala e Kosovës do të zbatoj të
njëjtën taksë;
16.
Pala e Kosovës rezervon të drejtën që, pas konsultimeve me BE-në, gjithashtu të
zbatojë regjimin e tabelave të regjistrimit të përkohshëm të automjeteve;
17.
Në fillim, do të përdoren tabela të regjistrimit të përkohshëm të automjeteve
ashtu siç janë;
18.
Beogradi dhe Prishtina janë zotuar të punojnë për aplikimin e tabelave
“neutrale” të regjistrimit të përkohshëm të automjeteve sa më shpejtë që të
jetë operacionalisht e realizueshme.