Kerko: a
Asllan Dibrani: Albin Kurti fitues i bindshëm
E shtune, 09.11.2019, 08:54 AM
Albin Kurti fitues i bindshëm pran një kllape Evrope, Serbi dhe partive politike në Kosovë!!!
Shkruan
Asllan Dibrani
Albin
Kurti fitues i bindshëm nga një kllapë e koordinuar nga Bashkimi
Evropian , Serbi, partive politike të Kosovës si PDK, LDK, partia e Ramush
Haradinajt, Partia Nisma e Fatmir Limajt
,AKR e Behxhet Pacollit, ma as pragun nuk e kaluan, partia Social Demokrate e formuar nga
anëtarët e Vetëvendosjes qe vet zoti Albin Kurti i ngrit ,lista Serbska , madje
edhe ndaj mediave vendore e
ndërkombëtare!!...
Albin
Kurti figurë qe beri avancime dhe ngritje personale si një lider i mirëfilltë
duke kaluar si në flakë te barotit qe ti del ndihme popullit tone. Si ish i burgosur politik ma aktivitetin e
tij dha prova te një lideri me çka Serbisë i ra ne sy herët se do jete shumë i
rrezikshëm për te.
Ai
as me politiken e shqiptarëve të Kosovës për zgjedhjen e problemit te Kosovës nuk u dakordua. Ai u
përgjak ,u përbuz, u burgos, u njollos dhe shumë etiketime i vunë ne
shpinë ,por këto vetëm sa e përforcuan reputacionin e tij si nje figure me te fuqishme, qe e
dëshmuan edhe këto zgjedhje.
Ky
me politiken e vet e beri popullin e
Kosovës për veti ,madje, madje u ndërlidh me Mërgatën qe është promotori i
çlirimit të vendit , ekonomisë, kulturës dhe demokracisë në Kosovë.
Deklarata e zotit Kurti para pak ditësh sipas citatit me poshtë ”Në ditën e sotme nuk
ka rëndësi a je i pasur a je i varfër, a je grua a je burrë, a je i ri a je i
moshuar, a vjen nga fshati apo nga qyteti, a ke mbaruar shkollim të lartë apo
jo, të gjithë jemi të barabartë, sistemi politik është i hapur për të gjithë
dhe secilin njësoj”.
Kjo
thirrje e thjeshtë është një
shenjë se ka synime dhe parime te shëndosha për një ngritje dhe kthim te shpresës tek ky popull që aq
shumë dha nga vetja e vet, por akoma nuk
pa dritë ,liri e qetësi një here nga
pushteti serb, pastaj nga uzurpatoret e
shtetit si në ekonomi ,politike te jashtme po ashtu edhe
te brendshme, gjë qe krijoj një
konfuzitet tek populli me një shtrim
pyetje vetes, se vete ,po Serbinë e patëm pushtuese ,por këta çka duan!!!???...
Lëvizjes
Vetëvendosje, ne krye me Albin Kurtin,
me qeverisje te re...
Lëvizjes
Vetëvendosje, ne krye me Albin Kurtin,
me qeverisje te re, ne koalicion me LDK-ne dhe partitë tjera, po edhe me
Mërgatën. Mos te futet me revanshizma ,jo me hakmarrje ,jo me një
politikë agresive, por ta formojnë
Kabinetin e tij me te gjithë njerëzit ata qe janë të Vetëvendosjes edhe te
LDK-qe edhe kurrë nuk kane treguar qe janë kurrizor pran
faktorëve ndërkombëtar ,por ka edhe kuadro qe meritojnë ti zënë
vendet e veta në qeveri. Mos te anash kalohen edhe njerëz nga partitë tjera qe gabimisht kanë
qene te aktivizuar ne partitë jo
produktive për interesat tona kombëtare.