Kerko: a
Hajrush Redenica: Këtu u dha kushtrimi
E hene, 28.10.2019, 08:48 PM
Këtu u dha kushtrimi
Nga
Hajrush Redenica
Në
Kikën legjendare u dha betimi, u ngrit flamuri dhe u dha kushtrimi, pasi aty u
zhvilluan shumë luftëra e beteja. Qëllimi i vullnetarëve, pjesëmarrës në këto
luftëra ishte për ta mbrojtur Shqipërinë natyrale. Në rrethin e Kikës gjenden
shumë monumente historike që datojnë nga shekujt X e XI, kur edhe u ngritën
kalatë, siç është ajo e Koperrnicës, Kisha e Kikës, e cila u shkatërrua në
vitin 1346, kur edhe turqit e shkatërruan Artanën (ish- Novobërda). Trojet
iliro-dardane u braktisën nga dhuna e barbarëve duke filluar prej vitit 1860
deri në vitin 1878, kur pothuajse e tërë Dardania u zbras nga zullumi çetnik
serb, në krye me gjeneralin famëkeq, Mihajl Obrenoviq.
Pas
shpërguljes, në Kikë u vendosën banorë prej 12 fshatrave, të cilët ishin:
Lipovicët, Mushicët, Vllasët, Ramabajët, Velegllavët, Mihocët, Dërvadelët,
Drogobuzhdët, Korronelët, Huruglicët, Demajt, Surdullët. Por as në Kikë, këta
banorë nuk I lane të qetë formacionet çetnike të Serbisë. Në vitin 1912 u
zhvillua një luftë shumë e ashpër në Kikë, ku u vra komandanti i Karadakut,
Salih Salihu. Asokohe u dogjën dy shtëpi të Vakajve. Aty edhe sot gjendet një
varr i një ushtari, që nuk i dihet emri, që quhet Varri i Ushtarit të panjohur.
Në
vitin 1913 u shfaq një batalion qetnikësh, në krye me kasapin, Koica Popoviq,
që maltretonin shqiptarë. I rrëmbyen dy vajza shumë të bukura shqiptare: Hamide
Haskun nga Kremenata dhe Ajshe Qehaja nga Kranidelli. Në këtë rast, komandanti
i Kikës, Lot Vaku me shokë, i ranë në gjurmë Koica Popoviqit nga Marovca dhe e
zhdukën nga faqja e dheut, ku e shpëtuan motrën Ajshe, kurse Hamidja kishte
vdekur nga torturat çetnike.
Në
vitet e dyzeta, nja tri vjet si tri ditë, ishte Shqipëria, por çetnikët sebë ua mësynë trojeve shqiptare. Djelmoshat
tanë, të etur për liri, u tubuan nga të gjitha trojet shqiptare dhe dolën në
kufi. Për t’i prirë kësaj lufte u zgjodh komandanti legjendar Mulla Idriz
Gjilani. Pasi që prej Gurit të Zi e deri
te Kapia e Sfircës u zhvilluan dy beteja shumë të ashpra, ajo e 28 dhe e 29
qershorit, që nihet si Lufta e Velegllavës dhe e 26 korrikut, që në popull
njihet si Lufta e Kikës, me ç’rast ranë afro 90 dëshmorë të kombit, por armiku
pati humbje të mëdha. Sipas disa të dhënva u vran mbi 215 qetnikë serbë. Në
mesin e heronjve shqiptarë ishte edhe Rrahim Beqiri nga Koperrnica, që u plagos
rëndë, më 26 korrik, ku qetnikët i ranë në gjurmë që ishte ende gjallë dhe
ashtu të plagosur e dërguan në burgun e Gjilanit, ku e rrahin, e torturojnë
deri në vdekje, e që as sot nuk i dihet varri se ku e ka. Çetnikët
serbo-komunistë u bashkuan me brigadën e 18, e ashtuquajtur “Kosovaro-
Maqedone” dhe më 19 dhjetor 1944 tentuan që ta shpërthejnë kufirin shqiptar në
Kikë, ku nuk patën sukses, dhe pas katër ditëve, më 23 dhjetor tentuan nga ana
tjetër prej Anamoravës, që ta çajnë kufirin, por djelmoshat e Mulla Idriz
Gjilanit i kthyen prapa dhe i dërguan deri në Perlepnicë të Gjilanit dhe
komandanti Mulla Idrizi dha urdhër që mos të hyjë në Gjilan, por një pjesë e
luftëtarëve nuk ia përfillën urdhëresën dhe hynë në Gjilan. Aty u bë një luftë
shumë e rreptë, ku çdo banor serb nëpër shtëpi ishte i armatosur dhe në këtë
ditë filluan çetnikët t’i tubojnë djemtë e vashat më të bukura që i kishte
Gjilani me rrethinë, duke i tubuar në një numër të konsiderueshëm prej 4600
deri në 7800 veta, të cilët i mbajtën në qiell të hapur për katër ditë e katër
net rresht dhe në natën e 27 dhe në mëngjesin e 28 dhjetori të vitit 1944, i
pushkatuan mizorisht në qendër të Gjilanit.
Nga
trimat e Kikës dhe rrethinës u frymëzuan shumë luftëtarë të UÇK-së. Në mesin e
këtyre luftëtarëve të lirisë ishte edhe Rrahim Beqiri-Komandant ROKI, i cili e
trashigoi emrin e gjyshit të tij. Komandant Roku i zhvilloi tri luftëra, atë të
UÇK-së, të UÇPBM-së dhe të UÇK në Iliridë, ku dhe u plagos rëndë në rrethin e
Tetovës në përleshje me forcat maqedonase dhe vdiq më 2 gusht 2001, në spitalin
e Prishtinës. Luftëtarë të orëve të para ishin edhe Avdi Xhaqku, luftëtar
Koshareje, Agush Isufi e shumë të tjerë, emri i të cilëve është skalitur në
mermer e gurë për të mos u harruar kurrë.