Kerko: a
Rexhep Shahu: Albin Kurti nuk e kuron dot patriotizmin e Edi Rames
E shtune, 26.10.2019, 06:57 PM
Albin Kurti nuk e kuron dot patriotizmin Edi Rames dhe as nuk e bashkon qeverine me gjysme Kosove...
Nga Rexhep
Shahu
Eshte
perdite e pernate interes serb qe Kosova te ndahet dhe pjesa qe mbetet jashte
Serbise te bashkohet me Shqiperine.
Ndersa
interes shqiptar ka qene e eshte qe Kosova te mbetet e plote Kosove, te njihet
e plote nga bota, te siguroje vendin e saj ne OKB, te forcohet e konsolidohet
si shtet dhe pastaj te beje cte doje, te bashkohet si konfederate me Shqiperine
ose jo pasi nje shtet veshtire te behen sa te kete parti komuniste e parti pune
ne Shqiperi dhe per njemije zyrat e pushtetit ne Tirane komunistat behen
copash.
Te
besh minister te perbashket te jashtem për Shqipëri e Kosovë apo ku ta di cfare
per shenje patriotizmi eshte sipas meje dobesim i ministrit te jashtem te
Shqiperise dhe te Kosoves. Me te forte jane dy ministra te jashtem shqiptare, i
Kosoves dhe i Shqiperise se sa nje minister i jashtem per te dyja.
E
kam quajtur dhe e quaj megallomani, praktike qe nuk e kundeshton ne thelb
Serbia vendosjen e nje ministri te jashtem te përbashkët për Shqipërinë e
Kosoven. E kam quajtur dhe do ta quaj gjithmone nje atentat ndaj Kosoves.
Nese
Albin Kurti ia beson ministrine e jashtme Edi Rames, duhet ta dije se pastaj
vete ai eshte thjeshte vetem nje minister i Edi Rames dhe jo kryeminister i
Kosoves shtet sovran.
Albin
Kurti ka fillue me fole shume neper media te ndryshme. Fjalet qe tha ne
mesnaten e zgjedhjeve te jashtezakonshme te 6 tetorit 2019, me bene te behem me
Albinin ose te mos jem me kundershtar i Albinit.
Por
duket se duke fole shume edhe gabon ose e tepron.
Nese
Albini merr persiper te na e shese tani per patriot Edi Ramen, te retushoje
kurojë e rregulloje portretin politik e patriotik te Edi Rames i cili e ka
anashkaluar Kosoven gjithmone per te ndertuar marredheniet e tij me Serbine,
kete une nuk e pranoj.
Albini
fitoi ne zgjedhje te jashtezakonshme se u konsiderua pyka e lisit qe çan lisin,
si ashke e lisit, u besua se ai mundet "t'u vije hakut komandantave,
haracistave" etj etj. Per kete u votua Albini pra per te marre hak votuesi
nepermjet tij dhe jo per arsye tjeter. Edhe nje pjese qe thane, hajt ta
provojme njehere Albinin ne pushtet se kemi provue edhe derr e dose.
Nese
Albini nuk e kupton kete ka me rreshqite ne akull.
Nuk
do ta duroje askush sado i mire te jete Albini qe ai te behet avokat apo
kurator i Edi Rames, as te behet vegel njeperdorimshme e Edi Rames, as te behet
lolo i Edi Rames.
Albini
nuk mund te behet kryeminister as nuk mund te qeverise pa LDK sepse Albini nuk
di me qeverise dhe qeverisja eshte para se gjithash dije. Di me mbajte fjalime,
por nuk eshte provue se di me qeverise.
Albini
qe te mbetet kryeminister duhet te lidhet fort me LDK, te mos perpiqet ne asnje
rrethane ta sfidoje LDK sepse vetem pak po e uli supin LDK, Albini rrezohet nga
supi e bie ne toke dhe opozita e Kosoves qe tashme dihet se eshte agresive dhe
e forte, e pamesuar te jete opozite dhe qe kerkon ardhje ne pushtet mundesisht
brenda javes, e shkaterron Albinin sado qe ai duket si revolucionar i ardhur
nga rruga e barikadat...
Albini
duhet te heqe dore nga fjalet burgosje, denim se jane te tipit Edi Rama, burg,
tritol, pranga...
E
kam thene me shkrim e goje se kam qene kunder ardhjes se Albinit ne pushtet per
shkak se ka perkedhele islamin e paduhur dhe eshte majtist, keto kane qene
bindjet e mia.
Kur
ai naten e fitores tha se do te negocohet gjithcka, pra nuk ka me Vetvendosje
por negociata kunder te cilave ai ka ngrite kauzen e VV, une u bera me Albinin,
u pajtova.
Por
nese ai, me ceten e filozofeve te tij qe po na thone se e kane shpike
shkrimin..., behet me Edi Ramen, me politikat e praktikat e Edi Rames, Albini
shembet, jo prej meje, por e shemb Kosova edhe pse ai mund te bashkeqeverise me
individet me karieriste te LDK, qe per post e kariere braktisin cdo ideal, edhe
femijet e tyre.
Por
Kosova nuk e gelltit dot me Edi Ramen, e ka pi ate leng, Edi Ramen, shokun e
Batonit, te atij Batoni per te cilin foli Milosheviqi e i tha qe ti Baton ke
qene i yni, dhe ai Batoni i Miloshevicit eshte miku i Edi Rames, kuratori i
Edin Rames, qe ia ka cele dyert Edit ne Kosove dhe ne Serbi.