Editorial
Shefet Ademi: Kadareja dhe Nobeli
E shtune, 19.10.2019, 04:02 PM
KADAREJA DHE NOBELI
Nga
Shefet M. Ademi
Epoka
e letërsisë shqiptare ka njohur, shumë intelektualë, filozof, shkencëtar,
artistë, dramaturg, madje edhe shkrimtar e poetë. Që nga periudha e Gjon
Buzukut, e deri në ditët e sotme shqiptarët patën shumë figura të mëdhenj të
kombit shqiptar, që ditën dhe punuan për të mirën e kombit shqiptar. Kur
luftërat zhvilloheshin për pushtet, letërsia nuk e ndali rrugën e vet asnjëherë
pa marrë parasysh hovin e vrullshëm shkatërrimtar, që i'u vë përmbi supe. Me
mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, letërsia zhvillohej në gërmadhat
shtazarake, populli ynë ende i pakonsoliduar moralisht dhe emocionalisht, prapë
gjeti shtegdalje për kapërcimin e katrahurës, që e ndiqte nga pas.
Letërsia,
prodhoi shumë rryma në të mirë të kohës, pa i'u përshtatur fatkeqësive që e
dirigjonin popullin drejt humnerës dhe
zhbërjes katastrofike. Njeriu i cili në kohërat më të vështira, e lëvroi arën e
sertë të letërsisë, ishte edhe Ismail Kadare i cili me letërsinë e tij,
kushtuar popullit shqiptar u'a mbylli gojën dashakeqësve që ditën punonin për
Shqipërinë, kurse natën kundër saj.
I
lindur dhe i edukuar, në qytetin e Gjirokastrës një qytet i gurtë dhe mjaft
piktoresk, tashmë koha po tregonte se në këtë vend kishte lindur një njeri që
do arrinte majat e larta për letërsinë dhe kombin shqiptar. Diktatura, e egër
komuniste e kishte parë qysh herët, se te ky djalosh një ditë do të bëhej një shkrimtar i madh me
përmasa botërore. I shkolluar në Institutin ?Gorki” të Moskës, dhe i
brumosur me talent të fortë, e ardhmja po e priste me plot dëshirë për të hyrë
në rangun e shkrimtarëve botëror.
Viti
1963, do t'jetë vit i një gjenerali shqiptar, që do të botonte një Gjeneral të
Ushtrisë së Vdekur, që nga artdashësit u prit me mjaft entuziazëm, dhe do të
ishte padyshim krenaria më e madhe e kombit shqiptar. Fama e tj filloi t'i
mundoj, planprishësit siç ishin komunistët, që nuk dinin fare se ç'domethënë të
merresh me letërsi. Ai, nuk u ndal asnjëherë duke vazhduar një konglomeratë
veprash që do të dilnin pa ndërprerë, duke treguar se ishte një shkrimtar
normal në një vend abnormal siç ishte Shqipëria nën diktaturën komuniste.
Romanet
e tij vazhduan të botohen në Shqipërinë Komuniste, edhe pse fati e deshi që
disa u ndaluan e disa patën fatin e keq për të mos dal më kurrë. Në vitin 1991,
pas një izolimi të Shqipërisë afro 41 vjet, ai dha lajmin e shpërnguljes së tij
drejt Francës ku i botoi romanet më të mira, dhe në fund Akademia Franceze e dekoroi me?
Anëtar Nderi” i kësaj Akademie.
Edhe
pse nuk është fitues i ?Nobelit” për letërsi, Kadareja me famën e tij i mbyti
idiotët, bashibozukët, që flasin vazhdimisht kundër tij dhe famës botërore.
Filozofi francez Zhan Pol Sartri, nuk e pranoi çmimin Nobel, për letërsi sepse
ai ishte shkrimtar më i madh se Nobeli.
Edhe
ata, që i mundon fama e Kadaresë, mos harrroni se ai është shkrimtar i madh
edhe pa Nobelin sikurse Sartri!