Kerko: a
Dedë Preqi: Vrasja e Astrit Deharit, skenar me elemente të djallit
E shtune, 26.10.2019, 04:29 PM
VRASJA E ASTRIT DEHARIT, NJË SKENAR ME ELEMENTE TË DJALLIT
Nga
Dedë Preqi
Nuk
është vetëm reagim i njërit, apo reagim i vetëm i familjes Dehari, por vrasja e
Astritit në burgun e Prizerenit para tri vitëve, është vrasje shqiptare me
motive politike, thëmi kështu me qëllim që edhe këtij reagimi ti sqarohet
bazëshmëria logjike e faktike, por jo edhe një vrasje e tillë të mbetët pezull
dhe e dyshimtë deri më sot, kinse ai u vetëvra, të cilat supozime janë të pa
kapshme dhe të pa vërteta, përshkak se shumë ekspert kopetentë dhe njohës
profesionistë të vendit dhe vendeve të huaja, kanë dhënë shpjegime të tjera, të
cilat e vëjnë në dyshim vdekjen e mistershme të këtij djaloshi dhe aktivisti të
LVV.
Astriti
ishte në kohën më të ëmbël djaloshare dhe në pragun e përfundimit të fakultetit
të mjekësisë, ishte edhe aktivist i LVV, i cili kishte planet e jetës dhe
ardhmërisë së tij. Asrtiti e priste edhe një fëmijë, që ishte fryti
bashkëshortor në mes tij dhe z.Arta Boshtraj, por ai nuk e shijoj jetën e
diellzës së vogël që do lindëte shumë shpejtë, sepse babai i saj u vra në
mënyrë barbare me 5 nëntor të vitit 2016, në qendren e burgut të Prizerenit,
ende në rrethana të pa qarta.
Ka
raste të ndryshme dhe tragjike në vendet e botës, por jeta demokratike duhet
dalluar, kur aty hynë në funksion ligji dhe dominon drejtësia ligjore, të cilin
vend do e quajmë vend dhe shtet ligjor, por aty ku nuk funksionon ligji as
drejtësia, por operon politika dhe hynë në funksion ligji i diskriminimit me
qytetarët e vet, në atë vend ndodhin të pa pritura dhe skenare të
lloj-llojshme, sepse ka rrol dhe dorëza djalli me elementet e veta jo
njerëzore.
Një
skenar i tillë dhe tragjik që ndodhi me rastin e Astrit Deharit , të thuash një
rast i tillë të ndodhte sot në Kosovën e lirë dhe demokratike, është shumë
absurde dhe e pa imagjinueshme. Shqiptarët nën okopimin serbo-sllav, kanë pasë
me qindra raste të tilla, kur djemt e tyre janë kthyer në arkivole nga kazermat
ushtarake të kohës, edhe shumë raste të tjera, kur janë kthyer në arkivole nga burgjet e rënda serbe,
të cilët i denonconte dhe dënonte pa faj regjimi fashist serb, të cilët i
quante terrorista dhe të rrezikshëm për shtetin, duke ua shkruar në mënyrë të
falsifikuar edhe epitafin e tyre si vetëvrasje.
Është
shumë domëthënës edhe raporti 58 faqësh, nga mjekësia ligjore e ekspertizës nga
Llozana e Zvicërrës, me çrast në mënyrë
shumë të çartë përjashton mundësinë e vetëvrasjes nga përsoni në fjalë, por
edhe implikimin e një përsoni tjetër, që do të thotë se, i ndjeri Astrit Dehari
ka mundur të gjindet në situatë kritike në dhomën e tij, i sulmuar nga një
përson, por dhe shumë të tjerë, duke ardhë deri te momenti i fundit me marrjen
e jetës së tij.
Vrasja
e Astritit, e bënë fajtor një shtet, një qeveri dhe një komb të tërë, në rend
të parë stafin e burgut të Prizerenit dhe drejtorin e saj, e bënë fajtor
prekurorinë dhe Gjykatën e këtij qyteti, e bënë fajtor edhe komandatin e
policisë së këtij vendi, të cilët do të llogaritëshin si hallka kryesore e
zingjirit komandues dhe korektues në çështjen tragjike të kësaj vrasje.
Padyshim
se, ky rast tragjik i Astritit, por edhe i shumë rasteve të tjera, që kanë
shkakëtuar një shqetësim të madh ndër shqiptarët kudo që janë, një rast i tillë
tregon se sa është e ineresuar masa e popullit të dijë se ç’farë drame po luhet
prapa perdeve të shoqërisë tonë të korruptuar dhe të inkriminuar, dhe kush
ishin akterët primarë dhe sekondarë të kësaj drame politike dhe tragjike, të
cilët duhet të dalin para drejtësisë dhe ligjit ndëshkues...
Me
gjitha këto shqetësime dhe preukupime, së paku nuk do të rënkonim prej plagëve
që po ia shkakëtojmë vetëvetës, sëpaku do të ankoheshim prej plagëve që na i
shkakëtuan të tjerët, dhe mos të kërkojmë që ta përligjim fajin, gjegjësisht ti
ç’fajësojmë fajtorët, duke nisur nga kryetari i shtetit nga z.Hashim Thaçi, nga
kryeprekurori z.Aleksandër Lumezi, së bashku me zingjirin e këtij “turpi” dhe i
kësaj “kiblle” që po kutërbonë qelbësirë, duke ia prish jetën dhe të ardhmën e
rinisë dhe qytetarëve të vendit të vet dhe gjithë imazhin e Kosovës së lirë dhe
demokratike.