Kerko: a
Dedë Preqi: LDK, dhe VV bënë një ngatërrim
E diele, 29.09.2019, 11:34 AM
LDK DHE LVV, BËNË NJË NGATËRRIM TË VEPRIMIT QË NUK I BASHKUAN FORCAT PARA ZGJEDHJEVE
Nga
Dedë Preqi
Janë
shumë domëthënëse zgjedhjet e tanishme qendrore në Kosovë, sipas të cilave
duhej të ndodh dhe të lëviz gjithçka drejt një pikësynimi më të mirë për këtë
vend, dhe në të kundërtën Kosova, ia përgaditë vetëvetës rrezikun e çdo
zgjidhje pozitive, nëse do të qeveriset nga njerëz dhe pushtetarë të njëjtë.
Duke
u nisur nga imazhi qeverisjeve të mëhershme, në veqanti qeverisja e PDK, një
kohë të gjatë, dhe nëse vazhdohet përdorimi i pushtetit, apo zhvillohet sipas
këtyre rrethanave, nuk mund të parashikohet më më përbuzje dhe së çdo të ndodh më keq me Kosovën dhe
popullin e këtij vendi, apo edhe një shkatërrim i pa parë moral e fizik, kur
shteti e merr kuptimin e një « anarkie », me një qeverisje që
ushtrohet për shijen e pushtetarëve të vet.
Rrethanat
ekzistuese politike dhe ekonomike të Kosovës, e bëjnë problematike dhe shumë
delikate këtë çështje, nëse një trajtim i tillë i pushtetëve përsëritet dhe nuk
e ndryshojnë kahen e tyre mbi bazën e interesave të vendit, interesave politike
dhe të dobisë ekonomike, duke marrë vendime të vogla e të mëdha në zotërimin e
vlerave sublime, që mbështesin thëmelet
e shtetit të ri të Kosovës, dhe vetë qytetarin e këtij vendi.
Në
qoftëse shteti i Kosovës dhe populli i saj e merr parasysh këtë çështje, duhet
të provojë dhe të gjejë një zgjidhje të drejtë dhe të shkurtër përmes një
udhëheqje të re dhe të qëndrueshme politike, që përmbanë në vete një program të
thjeshtë, por strategjik e politik, i cili vjen në pushtet me kritere të qarta dhe të pastërta, duke e marrë formën e shërbëtorit,
por jo edhe të kriminelit apo të korruptuarit.
Përndryshe,
si është e mundur që Kosova të merr një kahe tjetër, të zhvillohet dhe
integrohet përmes një kulture pune dhe modeleve evropiane, që të ngritët
drejtpërdrejtë nga kjo greminë, duke ditur se këto abuzime dhe papërgjegjësinë nuk duhet t’ia
ngarkojë askujna tjetër, përveq individëve të degjeneruar, ose grupeve të
profilit të tyre, që erdhën në pushtet pa kritere dhe pa dinjitet.
Ndërgjegjësimi
dhe urgjenca për një Kosovë ndryshe, për një popull që e meriton të rënditet
dhe të integrohet me kombet e lira të botës, do të ishte opsioni më i
mundshëm, në të cilin përcaktohet dhe
diktohet e ardhmja e këtij vendi dhe këtij populli, duke marrë parasysh edhe
profilin e vet tradicional e kombëtar, me vendosmëri, guxim, besnikëri dhe
përkushtim ndaj atdheut.
Populli
i Kosovës, si asnjëherë tjetër posedon material të bollshëm, përmes të cilit do
të mësonte të mirën dhe të keqën, dhe
sikur diti të përballet në kohët më të vështira kundër pushtuesit të jashtëm
dhe në robëri, duhet ti kaloj edhe sfidat tjera në liri dhe demokraci, ku
çfaqën terme të tjera pushtuese dhe byrokratike të brendshme, sikur do të ishin
të ngjajshme, por këtu bëhët fjalë për një përballje ndryshe, pa luftë dhe pa
dhunë, të asaj që ne e quajmë
« kuti e votimit ».
LDK,
dhe VV, bënë një ngatërrim të pa nevojshëm të veprimit, që nuk i bashkuan
forcat e tyre para zgjedhjeve të ardhshme, sepse vetë fjala koalicion, e merr
përcaktimin e një baze dhe fuqie të përbashkët dhe në kuadër të një realiteti
të dukshëm, që do të ishte dhe një term i saktë në këtë kontekst, dhe i
domosdoshëm për ta përdorur në momentet më të nevojshme për Kosovën.
Nuk
kemi asgjë kundër një partie politike në Kosovë, duke llogaritur edhe partitë
tjera të minoritetëve, por çfarë kemi në të vërtetë, është shpresa që vullneti
i mirë të kthhet në një udheheqje më dinjitoze dhe serioze ndaj këtij vendi, i
cili do të bënte të mundur përdorimin e drejtë të pushtetit në shtetin e
Kosovës.