Speciale
Fatbardha Demi: Shënjtori arbër që u 'kryqëzua' për të vërtetën (I)
E shtune, 07.09.2019, 11:07 AM
SHËNJTORI ARBËR QË U « KRYQËZUA » PËR TË VËRTETËN (Pj.I)
Xhelozia që më ka pushtuar për të Vërtetën
nuk më lë të qetë, që gënjeshtra të mos ketë mundësi të shihet para së vërtetës
dhe errësira të mos mburret para dritës. - Mihal Trivoli
Nga Fatbardha
Demi
Rastësisht, në një program televiziv të RTSh mbi Europën
(maj 2019) një specialist nga Namibia (Afrikë) i kishte paraqitur kërkesë
Muzeut historik W. Humboldt në Berlin për kthimin e 20 mijë objekteve të marra
padrejtësisht gjatë periudhës koloniale (1884 - 1919) nga Gjermania. Kërkesa
bazohej tek e drejta ligjore e zotërimit të « pronës historike » e
popullit dhe shtetit namibian, për faktin se marrja e tyre ishte berë në rrugë
të paligjshme.
Natyrshëm fillova të mendohem se: Çfarë i është marrë nga
« PRONA historike » Kombit tonë ? Përfundimi ishte tronditës -
Pothuajse gjithëshka ! Në këtë grabitje përfshiheshin : Faktet
shkencore që lidhen me origjinën, gjuhën, simbolet, etno-kulturën, besimin,
mitollogjinë, figurat e shquara, objektet arkeologjike dhe ndërtimore etj. e
deri tek periudha të tëra para-historike e të lashtësisë si dhe ngjarjet e mëvonshme të popullit tonë si psh
lufta çlirimtare dhe formimi i shtetit hellen më 1821. Kjo « sëmundje » është shumë e
përhapur sidomos në studimet sllave dhe greke. Për shëmbull, murgun ortodoks
Jan Kukuzeli i lindur (1270) në një familje arbërore të Durrësit, i shënjtëruar
për veprimtarinë e tij si kompozitor dhe hartues i notave të hymneve ortodokse,
nga studiues të vëndeve të ndryshme ballkanike paraqitet me origjinë bullgare,
serbe, greke apo rumune , ndonëse origjina arbërore mund të dëshmohet
lehtësisht edhe sot. Fatkeqësisht, kjo grabitje e paligjshme vijon edhe para
syve tanë duke e çvlerësuar rolin e `faktit shkencor` dhe `të
vertetës` në shkencën historike moderne në Shqipëri dhe në Botë.
Ky shkrim i kushtohet njerës prej këtyre « pronave
historike» të periudhës mesjetare të Kombit Arbër .
Shekulli i 15-të ka shënuar ngjarjen më të rëndësishme në
Historinë e mesjetës europiane të emërtuar RILINDJE. Nga figurat madhore
të kësaj periudhe, njihet me origjinë arbërore vetëm Gjergj Kastriot Skenderbeu
(1405-1468) . Por këtë « fat » nuk e pati një tjetër arbër i famshëm
-Gjergj Xhemisto Pletone (1355-1452 ) nga Morea e Peloponezit (Gadishulli
Ilirik) i cili i përcolli elitës italiane arritjet më të shquara të botës
pellazge : në shkencë, filozofi, drejtimin e shtetit, zhvillimin ekonomik,
mbrojtjes dhe rëndësisë vendimtare të qeverisjes nga njerëz të ditur, fakt që
Europa e vuri në zbatim mbasi ju pre koka (1793) çiftit mbretëror të Francës
(Marie Antoinette-Louis XVI-të) në shekullin e 18-të.
Po në këtë shekull , një tjetër misionar arbër i Çamërisë
(Epir) Mihal Trivoli (1475-1556), turbulloi ujrat e ndënjura të mesjetës së
popujve sllav, duke ju sjellë frymën e re të qytetrimit perëndimor . Të tre
këta eruditë dhe veprimtarë nuk ishin arbërit e vetëm, por ishin më të shquarit
e shekullit të 15-të, që i përkisnin
popullsisë së stërlashtë dhe me qytetërim të zhvilluar në Gadishullin
Ilirik.
1.
Mihal Trivoli nga Arta e Çamerisë
(Epir)
Ishte merita e studiuesit Kolec Traboinit që u mundësua
të njihej nga shqipetarët veprimtaria e tij qytetruese tek popujt sllav.
(Shenjtori Maxim Greku ose Mihal Trivoli Artioti. Gazeta “Koha jonë” nr.120, 3 maj
2004 f21) Deri në vitin 1943 jeta e tij e plotë ishte e panjohur për studiuesit
sepse ishte e ndarë në dy pjesë të palidhura me njera tjetrën, ajo e Perëndimit
dhe e Lindjes europiane .
Në Perëndim njihej me emrin Mihal Trivoli, një nga të
përkushtuarit e besimit ortodoks në manastirin Vatoped (Atos). Ndërsa për
Lindjen njihej si Maksim Greku, një murg i ardhur nga mali i shenjtë Atos dhe
kishte shërbyer në Rusi deri sa vdiq (1556) duke lënë pas një trashëgimi të
gjërë si teolog fetar, shkrimtar dhe përkthyesi më prodhimtar i të gjitha
kohërave me 365 shkrimet e tij. (1)
Vetëm pas afro katër shekujsh, në vitin 1943 studiuesi
rus I. Denisov (?. ???????) zbuloi provat se Maksim Greku ishte murgu
Maksim i manastirit të
Vatopedit (Hellade) i lindur me emrin Mihal Trivoli nga Arta e Epirit të
famshëm të quajtur më vonë Shqipëri , siç na e pohon studiuesi arbëresh Nikoll
Ketta në veprën e tij « Tesoro di Notizie su de´ Macedoni
» ( 1777) (2) . Ky zbulim u arrit pas
një pune shumëvjeçare analizuese dhe krahasuese të veprave të tij në arkivat e
Francës, Italisë dhe Greqisë (3) Kërkimi
i vonuar shekullor për murgun Mihal nga ana e rusëve, mbi materialet e të
cilëve jam mbështetur gjatë studimit tim, sigurisht ka edhe arësye të tjera,
siç do ta vërejmë gjatë shkrimit.
Studiuesi Çudinov,
në shkrimin e tij « Komente për emrin Maksim-ilian» përpiqet të
zbulojë origjinën etnike të Mihalit : « … emri europerëndimor Maksim-ilian
dhe emri rus Maksim Greku duket se janë e njejta gjë, meqënëse
« Ilian » që është në fakt « Elin » (hellen-shën im) do të
thotë « Grek ». Grekët i emërtonin `ellinë` ose `elinë`. Edhe në
biografinë e Vasilit të III-të , (carit
Rus, 1479-1533) për Mihalin janë përdorur emrat Maksim Grek dhe
Maksim-Ilian » (4) Të njejtin pohim e lexojmë edhe në Fjalorin e Bruzen de
la Martiniere (Le Grand dictionnaire géographique et critique, 1739) ku
shkruhet : « Sipas shkruesve latinë Hellen është sinonim i emrit
Grek ». (5) Kjo lajthitje nga padituria e latinëve të lashtë, vijon të
mbisundojë në të gjitha botimet studimore të botës megjithesë sipas Robert de
Anzhely (Enigma) emri “grek” u përdor vetëm pas pavarsisë (1821). “Me
përjashtim të shqipfolësve ose të ardhurve nga shqipfolësit, që janë pasardhës
të vërtetë të grekëve të lashtë (ata që sot i quajmë « grekët e
lashtë »-shën im) të gjithë janë të racave të ndryshme dhe nuk kanë asnjë
lidhje me helenët e lashtë ». (6)
Për barazimin “Hellen=Grek”, në
shkencën historike botërore nuk ka asnjë fakt shkencor ! E
përsëris gjithëmonë këtë pohim me qëllim që , siç thotë një shprehje çame “ të
dëgjojë edhe veshi i të shurdhërit”. Në të kundërt , sipas studiuesit Mehmet
Elezi “ Një shkencë e pa bazuar në fakte, nuk është shkencë por politike”. (7)
Si rrjedhojë e këtij barazimi antishkencor i vendosur dhunshëm tek periudha e
Lashtësisë dhe veprat e shkruesve antik
(që botohen sot), zë fill përvetsimi më i madh i “pronës historike” të
Shqipetaro-Arbërve. Por le t´i kthehemi
temës sonë.
Jeta drejt lirisë dhe dritës së
Perëndimit
Pas pushtimit të Kostandinopojës nga fiset turko-mongole
të udhëhequra nga Mehmeti II (1453 )
familja Trivoli gjeti strehë në ishullin e Korfuzit. Gjatë jetës së tij në atdhe Mihali u pais me
një kulturë të gjerë nga prindërit që ishin njerëz të lexuar dhe nga xhaxhai i
tij Dhimitri i cili zotëronte një bibliotekë të pasur ku nuk mungonin emrat e
Platonit, Aristotelit, Plotinos, etj. Mihali i formuar tashmë me arësimin e
nevojshëm , pas pamundësisë për të punuar
në Korfuz dhe duke kërkuar një shkollimin më të përparuar të kohës, në
vitin 1492 u largua drejt Gadishullit
italik.
Kishte kohë që
qytetet e bregut perëndimor të Adriatikut ishin përfituesit kryesore të
shfrytëzimit të rrugëve drejt Lindjes. Shkëmbimet tregëtare me Lindjen dhe
Afrikën Veriore sollën përfitime të medha monetare për tregëtarët italian, të
cilat u perdorën për zhvillimin e bujqësisë, prodhimet e artizanatit dhe
veprimtarinë minerale duke e bërë
Gadishullin një nga zonat më të zhvilluara të Europës. Elita tregëtare e cila
shpesh ishte edhe zotëruese e Bankave (si familja Mediçi në Firencë) ndihmoi
shume në zhvillimin e jetës kulturore dhe artistike të vendit, por duke i dhënë
përparsi përhapjes së shkollimit. Në rast se në fillim të viteve 1500 në
Kontinentin europian ishin hapur 58 universitete, 21 prej tyre ndodheshin në
Itali, ndërkohë që në Francë ishin hapur 4 dhe Angli 2. (8)
Metoda e punës në
këto universitete ishte e ndryshme nga ajo e shkollave të vjetra mesjetare.
Programi mësimor hartohej lirisht nga profesorët të cilët, duke shfrytëzuar
ndihmën e studentëve, përgatisnin libra praktikë mësimor. (9) Mihali ka qënë
një student dhe punonjës shëtitës, metodë e njohur në ato kohë. Në Padova,
Bolonja, Milano, Ferrara dhe qytete të tjera, ndjek leksionet dhe shoqërohet me
emigrantë të shquar arbër të strehuar në Itali si Kostandin dhe Jani Laskari, Giovanni Bessarione etj.
Një rol të rëndësishëm në jetën e tij profesionale dhe
formimin e botkuptimit të tij, kanë luajtur sidomos tre figura të shquara të
Rilindjes italiane. Aldo Manucio (Aldo Manuzio1449-1515) ishte tipograf novator
dhe botues i klasikëve (Ovidit, Platonit ,Aristotelit etj) dhe veprave të
humanistëve të kohës.(10) Mihali mësoi prej tij mjeshtërinë e redaktimit,
përdorimit të referimeve dhe punën me dorëshkrimet. Ndërsa humanisti Anxhelo
Policiano (Angelo Poliziano1454-1494) ishte poet, dramaturg, mjeshtër në
gjuhësi dhe sidomos në lëmin e përkthimeve ku, jo rralleherë mbante qëndrime
kritike bazuar në njohurit e tij të shumta dhe zotërimin e gjuhës latinine dhe
të greqishtes së vjetër. Në universitet jepte mësime për mjeshtërinë e
përkthimit dhe të gjuhësisë. (11) Shkruhet se Mihal Trivoli fliste lirshëm
krahas gjuhës gjermane, latinisht, frëngjisht, italisht dhe ishte i interesuar
për shkenca të ndryshme , besimin dhe mjekësinë. (12)
Njohja me Giovanni Piko de Mirandelo (1463-1494) pati një
rëndësi të veçantë në formimin e “ botkuptimit të zgjeruar ” të Mihalit, që
nënkuptonte pranimin e këndvështrimeve të ndryshme. Në idet e tij, Giovanni
Piko bazohej tek filozofi i përqafuar nga Rilindja italiane - Platoni, por
ruante një respekt të thellë për Aristotelin mbi të cilin mbështetej Kisha. Në
veprat e tij ay shfrytëzonte si dijet e Hermetizmit të Thotit pellazg, ashtu
edhe ato të Kabbales hebraike, metodë që i kundërvihej dogmatizmit të Kishës
kristiane. (13) Ndoshta ishte ndikimi i
Giovanni Pikos , mik i ngushtë i murgut domenikan Savonarola (Girolamo Savonarola, 1452-1498)
dhe i “botkuptimit të zgjeruar” të tij, që edhe Mihali të bëhej ndjekësi i
përkushtuar i murgut asket, armikut të ideve humaniste.
Ndërkohë Rilindja
italiane po përjetonte kulmet e saj në artin e pikturës dhe skulpturës me
veprat e Leonardo da Vinçit, Botiçelit, Mikelangelos, Donatelos, etj. Ishte
fryma e re e përhapur nga artistët, studiuesit e shkencave, zbulimi i
Kontinenteve të reja dhe shpikja e shtypshkronjës (1455), që ngjalli në këtë
epokë një ndjenjë të fortë për ta gëzuar jetën. Në një nga letrat e ruajtura
nga Mihali lexojmë “ Miku im mos u dëshpëro, mos harro ta shfrytëzosh jetën
duke kujtuar fjalën e njeriut të mënçur : Jetoje pranverën sepse shumë shpejt
gjithshka do të vyshket”.(14)
Fisi Trivoli i
përkiste fisnikërisë së lartë, e afërt me dinastinë e Paleologëve dhe sidomos
faktit, që një nga paraardhësit e Mihalit ka qenë Patriark i Kostandinopolit .
(15). Pikërisht në këtë ajër “të lirisë” ku e ngriti periudha e Humanizmit
shoqërinë mesjetare, predikimet e zjarrta të murgut Savonarola apo tradita
familiare i dhanë fund jetës laike të Mihalit. Siç vë në dukje studiuesi
arbëresh Nikoll Keta, për familjet më fisnike të etnisë arbërore, dy punësimet
më të zgjedhura për fëmijët e tyre ishin shërbimi si « njeriu i
Zotit » apo në ushtri : « Tek ne, ata më me autoritet që synojnë të jenë
në krye të familjeve tona përgjithësisht bëhen priftërinj ». (16)
Tashmë në moshë të
pjekur ai zgjodhi të bëhej murg për t´i
shërbyer “shpëtimit të shpirtit të njeriut”, sipas shëmbullit të Krishtit, larg
mirqënjes materiale dhe kënaqësive fizike. Megjithatë, veprimtaria e mëvonëshme
tregoi se, idetë e epokës rilindase nuk u braktisën asnjëherë duke e afruar
figurën e tij më shumë me anti-kristianin arbër Gjergj Xhemisto Pletonen se sa
me fanatikun katolik Savonarola. Dënimi me vdekje i Savonarolës, korupsioni dhe
çthurja që përfshiu Kishën katolike nën Papën Aleksandri VI-të (Borxhia) dhe
lufta 11 vjeçare me mbretërinë franceze (1494-1559) i dha fund paqes së Gadishullit dhe qëndrimit
të Mihal Trivolit në Itali. Në vitin 1505 ai kthehet në atdhe i vendosur për
t´ia kushtuar jetën studimeve teollogjike në manastirin e Vatopedit (mali i
shenjtë Atos).
1.Kapiteli i mermertë (shk.X) në manastirin e Vatopedit
në malin e shenjtë Atos. Lulja brënda rrethit është simbol pellazg i Zotit dhe
Shqiponja simbol kultik i besimit Hënor
i Dodonës. 2. Manastiri Vatoped
Sipas traditës së murgjërve ai morri emrin Maksim,
shenjtorit i dy kishave kristiane (katolike dhe ortodokse) - Maksim Predikuesit
(580-662) . Aty Maksimi (Mihali) pati mundësinë t´i thellonte dijet e tij
teologjike në një bibliotekë të pasur me dorëshkrime, vepra arti dhe relike të
murgjëve shënjtorë. Mali i Atosit ka qenë vëndqëndrimi i preferuar i filozofëve
të lashtë dhe mbi rënojat e banesave të tyre, në shk.10 murgjit kristian
ndërtuan manastiret e para. (17)
Nismat ushtarake të Perandorit Kostandin (v.324) që
vijuan deri në kohën e Justinianit (v.556) për shkatërimin e tempujve, veprave
të artit dhe djegjen e librave të bibliotekave, sollën zhdukjen e një pjese të
rëndësishme të kulturës parakristiane. Megjithatë, Mihali gjatë 10 viteve pati
mundësi të shfrytëzonte bibliotekat e manastireve të cilat ishin më të pasura
me libra hellene (mbi besimin, mitologjinë , shkencorë dhe filozofikë), se sa
ato të qyteteve dhe universiteteve europiane.(18) Mali i shenjtë Atos ka shërbyer si “ qëndra”
e përpunimit të teologjisë ortodokse dhe e edukimit të elitës priftërore për
Perandoninë romake të Lindjes.
Kisha ortodokse duke
qenë kundërshtare shekullore e Kishës katolike të latinëve, sulltanët e trajtuan si aleatin e tyre kundër
Perëndimit duke i bërë favore. Nëse sipas zakoneve islame ndalohej ndertimi i
objekteve të kultit kristian, Atosi e gëzonte me ferman këtë të drejtë. (19)
Izolimi i lidhjeve të Gadishullit Ilirik me Perendimin pas pushtimit turk,
Kisha ortodokse e shfrytëzoi për t´i
tërhequr në vathën e saj mbretëritë e Europës lindore dhe jug- lindore, së
bashku me popujt e tyre “të pafe” si ata arbër, bullgar, serb, vllah dhe rusë.
Rruga pa kthim drejt Lindjes
Sundimi mbi dy
shekullor i tartarëve-mongol mbi Rusinë kishte ndikuar në mungesën e kulturës
besimtare dhe sidomos të frymës kundërshtuese për ndreqjen e formave të gabuara
që ndiqeshin në ritualet kishtare. (20)
Në vitin 1515,
Vasili III (1479-1533), princi (?????) rus i Moskës i
kërkon Igumenit të Atosit t´i dërgonin “ përkohësisht një përkthyes të librave
të shenjtë”. Si përgjigje carit i propozojnë
murgun Maksim “mjeshtër të shkrimeve të shenjta dhe i aftë në trajtimin
e çdo libri kishëtar dhe helen (libra jo kristian-shën im)”. (21)Vetëm pas tri
vitesh, Maksimi së bashku me dërgatën e murgjërve të Atosit mbritën në oborrin
e princit rus. Shumë shpejt ay tërhoqi vëmendjen e rrethit të oborrit të cilët
vinin në qelinë e tij (dhomë e murgjve-shën im) për të dëgjuar shpjegimet mbi
tema të vështira filozofike të librave të shenjtë ku kishte fjalë të filozofisë
të papërkthyera saktë ose të vendosur në gjuhë të huaj.
Libri i parë që
përktheu ka qenë Psalltri (1552), një nga librat më të vështirë të
kristianizmit në mesjetë. Përkthimi i librave të shenjt apo të autorëve
klasikë, nuk ishte i lehte edhe për murgjit e Atosit. R. Jenkins (Bizanti dhe Bizantizmi)
pohon se: «Talenti për spekullime në fushën e mendimit dhe të filozofisë mbijetoi
gjatë disa shekujve ndërmjet helenistëve. Filozofët greko-romakë ,
neo-platonikët dhe Etërit e kishës ruajtën shumë nga finesa por pak nga
origjinaliteti i mendimtarëve klasik…» (22) Falë njohurive të shumta në fushën
fetare dhe laike, Mihali jo vetëm shpjegonte kuptimin që kishin fjalët në
gjuhën latine apo greke, por kërkonte për to një emertim në sllavisht.
Në fillim të shk.16-të Maksimi përfundoi studimin «Trajtimi i emrave sipas alfabetit» (?????????? ?????? ?? ????????) duke ndikuar në zhvillimin e shkencës gjuhësore në Rusi dhe të hartimit të fjalorëve. (23)
« Gramatika
është fillimi dhe fundi i çdo shkence … » - Mihal Trivoli (24)
Ai përpiloi dy punime “Mbi gramatikën” dhe “Dobia e
gramatikës”. Sipas tij “Ai që nuk është i përgatitur mjaftueshëm në gramatikë,
poezi, retorikë dhe filozofi, nuk do të mund të kuptojë drejt dhe me vërtetsi
atë që është e shkruar (në librat e shenjtë-shën im) dhe as ti përkthejë në një
gjuhë tjetër”(25) Ai vendosi të përdorte në shkrim parimin e gjuhës arbërore :
çdo tingulli t´i përkiste një gërmë dhe mbi bazën e të folurës popullore të
shkruhej gjuha artificiale e kishës ruse .
Bisedat dhe shkrimet e Mihalit dilnin jashte kufijve
fetarë, duke shfrytëzuar edhe tematika nga “Suda”, Enciklopedia me e
rëndësishme në jetën kulturore të Perandorisë së Lindjes së shk.X. Këto njohuri
të gjithanëshme (gjuhësore, filozofike, historike, kulturore,
administrative,etj.) ishin “si uji në shkretëtirë” për shoqërinë akoma
mesjetare të mbretërisë moskovite e cila kishte nisur rrugën për krijimin e
Perandorisë Ruse dhe i nevoiteshin sidomos ligjet. Ato u huazuan nga ligjet e
Kishës ortodokse, nëpërmjet murgut të Dardanisë –Sava II (Rastko Nemanji)(26).
Libri i parë i botuar në shtypshkonjat ruse ishte i
epirotit Mihal Trivoli (27) Biografi i
tij M.Gromov (?????? ?. ??????????,??????
????) shprehet se Maksimi ishte filozof në kuptimin e gjerë të
fjalës sikurse Tolstoi apo Dostojevski të cilët ndikuan në zhvillimin e
mendimit rus më shumë sesa shumë
bashkë-kohës filozof profesionistë europian. (28) Kjo falë metodës
popullarizuese që përdorte Mihali. Ndërsa Dhimiter Lihaçevi (???????
?. ?. ) e quante “Intelektuali i parë i Rusisë”(29)
Kjo veprimtari prej
enciklopedisti të fushave të ndryshme i dha shumë autoritet dhe vlerësim, por
gradualisht nxiti xhelozinë dhe kundërvënjen e këshilltarëve të princit dhe
prelatëve të Kishës, së fundmi edhe të vetë Vasilit të III-të. Për këtë
ndryshim 360 gradësh të qëndrimit ndaj tij, natyrisht nuk mund të fajsohet
thjesht zilia, sepse ai ishte shumë i nevojshëm për oborrin moskovit dhe Kishën
ruse dhe nuk do ta linin “t´iu shpëtonte nga dora”, por “fati” i tij:
1- U ndodh në një qytetrim
(mjedis) shumë të ndryshëm nga ay ku kishte lindur e formuar, si dhe ndikimi i ngjarjeve historike të
Rusisë së shk.15-16.
2- Botkuptimi
besimtar dhe karakteri i tij arbëror, i papranueshëm për shoqërinë moskovite të
kohës.
Metodisti rus i dokumenteve historike – D.Lihaçev (???????????.
?? ????????? ??????? ?????????? ?–?VII ?????) nënvizonte rëndësinë e
veçantë për historianët, studimin e këtyre faktorëve (30) , por edhe për
lexuesin, për të kuptuar veprimet e figurave historike për të cilat flitet.
Le të shikojmë se në çfarë kushtesh historike ndodhej vendi, ku në vitin 1518 shkeli këmba e Mihal Trivolit me emrin Maksim ...
Fatbardha Demi (fatbardha_demi@yahoo.com )
28.08. 2019