Kerko: a
Enver Bytyçi: Ballkani, Europa Lindore dhe programi gjeopolitik i filozofit rus
E premte, 23.08.2019, 08:28 PM
Ballkani, Europa Lindore dhe programi gjeopolitik i filozofit rus, Aleksander Dugin
Nga Enver
Bytyçi
Studiuesi
i shkencave politike dhe filozofi rus, Aleksandër Dugin, në librin e tij
‚Çështje të gjeopolitikës – E ardhmja gjeopolitike e Rusisë‘ (Rusisht - ??????
??????????? - ??????????????? ??????? ??????), botuar në vitin 1997 zhvilloi
idetë e reja të elitës ruse mbi gjeopolitikën dhe mënyrën se si Rusia do të
mund të shndërrohej në një fuqi të madhe botërore. Ky libër ka shërbyer si
udhërrëfyes i politikës dhe diplomacisë ruse të dy dekadave të fundit, me
qëllim shndërrimin e Rusisë në një faktor vendimmarrës për të gjitha çeshtjet
botërore.
Dugin
jep një numër rekomandimesh për rikthimin e fuqisë dhe lavdisë ruse, ndaj dhe
ky libër është fut në progranmet mësimore universitare, në Akademinë Ushtarake,
si dhe për forcat e sigurisë së Federatës së Rusisë.
Sipas
Dugin, platforma e re e shndërrimit të Rusisë në një fuqi domethënëse në planet
do të duhej të realizonte disa objektiva. Për herë të parë është Aleksander
Dugin ai që rekomandon krijimin e një unioni euro-aziatik, me qëllim që përmes
këtij mekanizmi diplomacia dhe politika e jashtme e Rusisë t’i japë fund
dominimit kulturor dhe uashtarak të Shteteve të Bshkuara në Europë dhe në botë.
Ai thekson domosdoshmërinë e krijimit të një aleance me shtete të kulturave dhe
besimeve të ndryshme prej Kinës dhe Indisë e deri në Europën Lindore.
Por
që kjo politikë të jetë e suksesshme, Aleksandër Dugin përqëndrohet në
ushtrimin e një politike të jashtme diversive, e cila do të duhej të
shkatërronte aftësitë dhe fuqinë dominuese në SHBA dhe në vendet e Bashkimit Europian.
Në funksion të kësaj politike ai rekomandon që të krijohet dhe forcohet aksi
Berlin-Moskë, ku Gjermania të kontrollojë dhe dominojë shtetet me besim katolik
e protestan, ndërsa Rusia të mbajë si zonë të influencës së saj shtetet me
shumicë të besimit ortodoks. Në këmbim të këtij bashkëpunimi midis Moskës dhe
Berlinit politikani i njohur rus propozon një bashkëpunim ekonomik të ngushtë
midis dy vendeve, përveçse Kaliningradit. Në këtë këndvështrim duket se autori
i këtij libri kopjon paktin Ribentrop – Molotov të 23 gushtit 1939, lidhur
midis Gjermanisë dhe Bashkimit Sovjetik, pakt i cili shërbeu për ndarjen e
zonave të influencës në lindjen europiane dhe fillimin e Luftës së Dytë
Botërore.
Nga
ana tjetër tërheq vëmendjen ajo që Aleksandër Dugin rekomandon lidhur me
intervenimin e vendit të tij në Francë, Britaninë e Madhe, në Japoni dhe në
vetë SHBA-të. Franca, shkruan ai, duhet të vazhdojë të ruajë aleancën dhe
lidhjen e ngushtë me Gjermaninë, ndërkohë që Rusia do të duhet të mbështesë çdo
pikëpamje dhe influencë antiantlantike në këtë vend. Britania e Madhe, shkruan
ai, do të duhet të izolohet nga lidhjet e saj me pjesën tjetër të vendeve
perendimore, përkatësisht, Bashkimin Europian dhe me SHBA-të. Ndërsa në Japoni
rekomandon rritjen e frymës antiamerikane dhe për këtë thotë se në shenjë
falenderimi duhet rritur bashkëpunimi midis Moskës dhe Tokios. Ajo që bën
përshtypje ka të bëjë me raportin dhe intervenimin e Rusisë në SHBA. Sipas
Dugin, me ndihmën e shërbimit sekret rus, Moska duhet të synojë destabilizimin
e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes konflikteve sociale, etnike e
fetare. John B. Dunlop (Hoover Institution): Aleksandr Dugin’s Foundations of
Geopolitics Buchbesprechung, www.4pt.su.
Projekti
i Aleksandër Dugin përfshin gjithashtu zonat aziatike dhe ato të Europës
Lindore. Propozimi kryesor ka të bëjë me krijimin e vatrave të zjarrit në këto
vende, me qëllim që Rusia dhe Kina si dy aleatët kryesorë të Unionit të
Euroazisë të shfaqen si shpëtimtarët e situatave të trazuara dhe të vendosin në
gadishullin aziatik një hegjemoni të përbashkët e ndërkohë në Europën Lindore
hegjemoninë ruse. Në këtë plan përfshihen shteti mongol dhe territore të tjera
në kufijtë e përbashkët Rusi-Kinë. Ndërkaq libri rekomandon që në Azinë
Juglindore Kina ta ketë të drejtën e kontrollit, influencës dhe ndikimit
politik. Mongolia shihet si pjesë e unionit euro-aziatik.
Dominimi
rus bëhet i pashmangshëm, sipas rekomandimeve të Dugin, në Gjeorgji,
Bjellorusi, Ukrainë dhe Moldavi, të cilat në librin e famshëm trajtohen si
pjesë përbërëse e Rusisë. Madje në libër bëhet thirrje që inflienca ruse të
shkojë drejt Finlandës, me qëllim rikthimin e perandorisë cariste në këtë vend
me shkallë të lartë të demokracisë. Filozofi rus beson njëkohësisht se në
sferën ruse të influencës do të përfshihen edhe Polonia, Lituania dhe Letonia,
për të cilat rekomandon një status special, me qëllim që këto vende të ruajnë
lidhjet e tyre me Perendimin, duke synuar një lloj neutraliteti, të ngjajshëm
me neutralitetin e Austrisë pas Luftës së Dytë Botërore.
Dugin
e orienton politikën dhe diplomacinë ruse edhe në aspektin religjioz, drejt një
aleance të vendeve ortodokse në Ballkan si dhe të një aleance panislamike në
Lindjen e Mesme, në vendet arabe e në Ballkan. Për këto zona influence ai pësërit
se Rusia dhe vendet islamike ndajnë vlera të përbashkëta dhe përmes këtyre
vlerave vendet islamike mund të mbahen në një lidhje të ngushtë, me synim
shkëputjen ose dobësimin e ndikimit amerikan dhe europian. Si shembull të
këtyre lidhjeve Dugin përmend bashkëpunimin e ngushtë midis Rusisë dhe Iranit,
por edhe me Sirinë.
Ndërsa
ndër vendet ortodokse përmenden Greqia, Rumania dhe Serbia, për të cilat thuhet
se ato duhet të bëhen pjesë endikimit dhe zonës së influencës ruse, me
argumentin se ato ishin pjesë e influencës ruse edhe në periudhën e krijimit të
Romës së Tretë. John B. Dunlop (Hoover Institution): Aleksandr Dugin’s
Foundations of Geopolitics Buchbesprechung, ëëë.4pt.su.
Duke
hulumtuar rreth këtyre rekomandimeve të Dugin, shihet qartë përqasja dhe
rikthimi në politikat ekspansioniste të periudhës së disa shekujve më parë të
Rusisë. Synimi është shndërrimi i Federatës ruse në fuqinë e Bashkimit
Sovjetik.Në këtë aspekt shihet qartë se Kremlini ka përpunuar një platformë
agresive të diplomacisë, politikës dhe influencimit në format e tjera edhe në
rajonin ballkanik. Në veçanti Aleksandër Dugin ndalet në libër në detyrimin që
ka Rusia që të ndajë me vendet ish-komuniste të Lindjes, me vendet islamike dhe
ato aziatike vlerat ruse të qeverisjes. Ai e trajton këtë aspekt të ndikimit
rus si çelësin e suksesit për ta shndërruar Moskën në një pre dy qendrave më të
fuqishme të botës.
Në
këtë kuptim, sipas Dugin, merr peshë parimi i zbatimit të të drejtave
kolektive, në vend të të drejtave individuale, për të cilat janë të interesuara
demokracitë perendimore. Në këte raport midis të drejtës kolektive dhe asaj
individuale, Dugin e sheh ndryshimin thelbësor midis modelit rus dhe atij
amerikano-europian. Prandaj dhe e sheh qeverisjen sipas modelit rus si kusht të
shtrirjes së influencës gjeopolitikë në rajonë të ndryshme në botë.
Në
këtë pikëpamje Ballkani dhe Shqipëria ndodhen në një kohë midis. Kjo do të
thotë se ndonëse shumica e popujve ballkanikë ushqehen me dëshirën dhe etjen
për integrimin euro-atlantik, liderët e këtyre vendeve, përfshirë Shqipërinë,
Kosovën etj, priren të zbatojnë praktikat dhe vlerat ruse të qeverisjes, duke
spekulluar me terma të tillë si ‚Pakica duhet t’i nënshtrohet shumicës‘,
shumica mendon ndryshe nga pakica‘, për të shkruar te praktika se ‚Vullneti i
shumicës duhet të respektohet nga pakica‘.
Sa
më demokratike të jenë qeverisjet në Europën Lindore dhe Juglindore, aq më larg
influencës ruse qëndrojnë ato. Sa më autokratike të jenë ato, aq më shumë
rriten shanset qe ndikimi dhe influenca ruse të rriten në këtë hapësirë, dikur
satelit i Bashkimit Sovjetik. Eshtë në dorën e këtyre vendeve që të lënë prapa
të shkuarën totalitare dhe t’i hapin vetes perspektvën euro-atlantike, jo
thjesht nga të qenit anëtar ose kandidat, por nga ushtrimi i parimeve
demokratike të qeverisjes