Kulturë
Përparim Hysi: Jehona e një "Klithmë shpirti"
E marte, 20.08.2019, 07:41 AM
Jehona e një "Klithmë shpirti"
Romani"Klithma
e shpirtit" të HATEM DERVISHAJ
(ese)
Nga Përparim Hysi
Në këtë të nxehtë afrikan, më erdhi si
bekim libri i HATEM DERVISHAJT, romani "Klithma e shpirtit".
Thonë që i nxehti del me të nxehtë dhe, si ta kisha një
"detyrështëpie", tërë mbasitën e djeshme u mora me të. Qe një
klithmë që të këputë shpirtin dhe ta ndanë mëdysh. Qe një klithmë apo si një
teshtimë e tillë,si: HATEM DERVISHAJ jeton prej mbi 20-vjetësh në
Filadelfia dhe ai,sa u "kollë" atje, jehona u ndje dhe këtu, në
Tiranë, ku jetoj unë. Teshtimë e rëndë kjo e HATEM DREVISHAJT dhe unë,ngaqë nuk
e mbaj dot mbi vete, po mundohem që ta"zbutë" disi dhimbjen e saj.
* *
*
Hamendësoj dhe them me vete:"Përse HATEM DERVISHAJ shkruan romane
apo dhe vëllim me tregime? Hatem DERVISHAJ,me profesion është ekonomist, por
malli për mëmëdhenë e gërryen dhe aq është i ngarkuar me këtë mall, sa ka
shkruar tri romane dhe një vëllim me tregime. Kjo ndodh,veç tjerash,- them
unë,- se me HATEM DERVISHAJ ndodh ajo që ka shkruar HYGOI:" Ai që
rron me kujtime,tërhiqet zvarrë dhe vdes nga pak për çdo ditë". Kështu ka
ndodhur dhe me HATEMIN, veç dua që HYGOIT të madh t'i bëj një
korigjim:"... rihet nga pak për çdo ditë".
"Klithma e shpirtit" nuk është drama e një familjeje të ndershme
shqiptare. Jo. Është drama e SHQIPËRISË në postdemokraci. HATEM DEVISHAJ është
intelektuali që e priti me krahëhapur demokracinë dhe,kur pa me sytë e tij, që
demokracia në Shqipëri u bë pis, mori rrugët e ikjes. Iku dhe u strehua
në vendin më demokratik në botë, në Amerikë, po kurrë,për asnjë çast, nuk shpëtoi
nga malli për Atdhenë. Ai nuk hyn në ata intelektualët "snobë" që
shikojnë vetëm"kopshtin vetiak", por është nga ata që
"sëmuret",kur sheh që punët nuk venë mirë në Shqipëri. Aq sensibël
është sa lëshon klithmë.Jo klithmë dosido,por në thelb të shpirtit:që të dhembë
dhe të prishë gjumin.
Tek e mbylla faqen e fundit të romanit, u futa në lloj-lloj hamendësimesh.
Më shkoi mendja,së pari, tek ajo piktura e piktorit norvegjez EDVARD
MUNCH "Klithma" që jo më shumë se para disavjetësh në një panel
ku shtiten vepra arti,u shit 120 milion dollarë. MUNCH e "lëshoi
klithmën" kur pa që qielli aty nga viti 1893 u skuq flakë. Kish ndodhur
një shpërthim vullkani në Indonezi dhe i alarmuar (më duket më 1895) bëri
pikturën që qe si një ulërimë dhe,vlera e kësaj pikture, sa vjen e rritet.
"Klithma" e HATEM DERVISHIT është më alarmante; më e dhimbshme
dhe,pse mos, më dramatike. Kjo "klithmë" nuk është metaforike apo e
stisur. Përkundrazi. Është e prekshme,reale dhe sikur ka gojë e flet. Autori
duke bërë personazh qenrdror ARTUR SHKËMBIN e familjen e tij, pak nga pak, si
në një film me metrazh të gjatë, tregon me dhimbje një e nga një, gjithë
pasojat që erdhën nga poltikanë e qeveritarë shqiptarë të pasdemokracisë,që jo
vetëm vranë shpresat e bardha të shumicës që ëndërronin për demokraci, por dhe
inkurajuan pandershmërinë, hajdutërinë, korrupsionin, rysheftin. Grabitjen e
pronës dhe,mbi të gjitha,shkatërimin e gjithë egosistemit shqiptar. ARTUR
SHKËMBI është intelktual i ndershëm që qendron si shkëmb në mbrojtje të
së ndershmes e ligjores. Drama e ARTUR SHKËMBIT,bashkëshortes,ALMA, të
birit,FATLUMIT e të tjerë personazhe që"luajnë në këtë film" me
regjisor e skenarist,HATEM DERVISHAJ, janë veç shembuj konkretë të një
diskriminimi të madh në Shqipëri në këta gati 30-vjet.Të ndershmit,ARTUR
SHKËMBI,i shaktërrojnë familjen;mend i marrin skalpin dhe shpëton në fije nga
mafia shtetërore.
* * *
HATEM DERVISHAJ nuk shkruan me apriori. Si ekonomist,shkruan:" Po
të shikosh statistikat,sektorët më jetikë, si:bujqësia,indusria e nxjerrjes dhe
e përpunimit të materialeve; transporti hekurudhor dhe vlera e prodhuar e
produktit shoqëror,është më e vogël se në kohën e diktaturës. Prodhimi është
4500 dollarë për frymë,ndrësa Greqia 30 mijë dollarë për frymë. E
padiskutueshme,- bërtet HATEM DERVISHAJ,- që duhet të ishim vendi më i begatë
në Ballkan, por me një cinizëm të paparë, jemi të fundit,se
ekonomia u orientua drejt hiçit. Është veprim kriminal mohimi i pronës në ekonominë
e tregut. Është fatalitet zhdukja e mbi një milon hektarë pyjesh. Është vepër
penale,e qëlllimshme:shkatërrimi i sistemit vaditës dhe kullues në bujqësi.
Ja,kjo është fytyra e vërtetë e maskarenjëve."
E bëra me shkronja korsive këtë paragraf të romanit për të treguar
një nga shkaqet që "klith" autori.
Tek i kthehem dhe i rikthehem kësaj"klithme që të këputë
shpritin",nuk kam si mos kthehem prapa në kohë. METERNIK,ministër i
policisë në perandorinë Austro-Hungarisë,ka thënë dikur:" Kur merr të
ftohur Franca, teshtin tërë Evropa". U kapa pas kësaj thënieje dhe
them":"Klithti HATEM DERVISHAJ në FILADELFIA të AMERIKËS, dhe duhet
të teshtijnë të gjithë ata,që shkatërruan këtë vend: jo vetëm ekonomikisht,por
dhe moralisht. Sa familje me"ARTUR SHKËMB e Co... janë shkatërruar; sa
maskarenj me para kanë zënë majat e pushtetit; sa prej tyre,po me para e drogë,
janë deputetë. Sa gjykatës,prokurorë,avokatër e noterë janë zhyer deri në grykë
përmjet drogës,prostitucionit dhe të padrejtësive. Sa fakirfukarenj e të ndershëm
bredhin gjyqeve vetëm që t'u njihet prona e mohuar.
Ja për të gjitha këto "klith shpirtërisht" HATEM DERVISHAJ dhe unë
nuk kam se si mos i bëj jehonë. Ai me veprën e e vetë promovon dhe apelon
për dritën e përparimin që shpreson të vijë. Kështu shpreson. Mos vallë HATEM
DERVISHAJ duhet t'i them ato vargjet e NAIM FRASHËRIT"... ditët e
mira/paskëtaj vijnë".
Tiranë,9 gusht 2019