Kulturë
Sevdail Hyseni: Maskat pa fytyrë!
E marte, 20.08.2019, 08:11 AM
Satirike
MASKAT
PA FYTYRË !
Acarohen
maskat deri n’hasmëri,
Ndjehen
në alarm për fatin e zi !
Sillen
të shfrenuara andej në Luginë,
E
qesin bishtin rrotë përmbi shpinë !
Nuk
janë të sigurta as n’zgjedhjet e reja,
Shkojnë
e goditen nga lart si rrufeja !
Në
prag të sezonit s’dihet kush i ngjet,
Shefat
e maskarave le t’i lidhin qentë !
Ashtu
të harlisur përpëliten me zor,
E
sjellin Arushën me def në oborr !
Nuk
u shkon për dore aspak opozita,
Ngrihen
me çdo kusht të kurdisin prita !
Me
“miq” t’idealit t’gatshëm si përherë,
Për
një grusht pushtet shesin edhe nder !
Shesin
Amanetin e të parëve tanë,
S’bëhet
tugjarllëk edhe me Vatan !
Maskat
e tilla nuk na hyjnë në punë,
Lugina
me ujqër, derra e spiunë !
Duhet
të lirohet sa jemi në verë,
Ndryshe
kopilin e kemi në derë !
E
Molla e Kuqe, do vijë në kufi...
Duke
lënë prapa një Sanxhak të Ri !
Sevdail Hyseni