Kulturë
Albert Zholi: “Open Cinema” zbret në Gjirokastër
E diele, 18.08.2019, 01:23 PM
Ky aktivitet organizohet për herë e dytë në këtë qytet me vlera të rralla
GJIROKASTRA MIRPRET FORMATIN KINEMATOGRAFIK “OPEN CINEMA”
Nga
Albert Z. ZHOLI
Pas
Kryeqytetit tonë Tiranës, “Open Cinema” zbret në qytetin e bukur Gjirokastër.
Ky aktivitet organizohet për herë e dytë në këtë qytet me interesimin e veçantë
të kryetarit të Bashkisë Gjirokastër z.Flamur Golemi dhe mjeshtrit të këtyre
aktiviteteve producentit Skënder Jacce.
Për katër net me radhë, festa e bukur e kinemasë në këtë qytet me
tradita shekullore do të ndjejë dhe shijojë magjinë e ekranit të madh me filmat
e fundit të kinemasë shqiptare dhe asaj botërore duke kujtuar me dashuri edhe
ndonjë film nostaligjikë nga epoka e ndritur e kinemasë. Ai starton në datën 17
deri në 20-Gusht 2019, ora 20:00 deri në orën 001 pas nate, rrëzë kalasë që
mbanë gjallë historinë dhe kulturën e Kombit tone. Në këtë shou Kinematografikë
do të jenë të ftuar emra të njohur të skenës dhe ekranit, këngëtar dhe të ftuar
special. Aktiviteti mbështetet fuqishëm nga Bashkia e Qytetit Gjirokastër,
Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe kurohet nga “Production Cinemania”.
Filmat shqiptar do të jenë të titruar edhe në gjuhën Angleze, gjë e cila, ashtu
si dhe vjet, u jep mundësinë edhe shumë turistëve të huaj këtë sezon veror ta
ndjekin me interes filmin shqiptar. Një kolazh i bukur me muzikën e filmave
shqiptar do të shoqërojë përgjatë ditëve këtë maratonë të filmit, ku dhe
nëpërmjet retrospektivave në projeksion do të ketë edhe homazhe për artistët
dhe kineastët që janë fikur. Ai do të prezantohet nga Silvana Braçe një ikonë e
viteve të ekranit të televizionit shqiptarë. Ky aktivitet do të sjelli padyshim
argëtimin e bukur të artit të 7-të në këtë verë të nxehtë në qytetin e
Gjirokastrës plot dashuri dhe mikpritje. Sipas producentit Jacce, ky lloj
aktivitetei është një risi në Shqiëpri dhe unik në Ballkan. Mënyra e shfaqjes,
përzgjedhja e filmave, mënyra e organizimit, dhe cilësia e përcjelljes janë të
niveleve më të larta artistike. Ejani në gjirokastër në këto mbrëmje magjike të
shijoni bukurinë e ekranit të madh të kinemasë që nuk shteron kurrë!
Shtrirja e Gjirokastrës
Gjirokastra
është e vendosur në faqen e Malit të Gjerë,në shpatet verilindore të tij dhe në
krahun e majtë të luginës së lumit Drino. Rrëza dhe faqja e malit ku ndodhet
është pothuajse e zhveshur, pa bimësi. Duke qenë e tillë, në dimër kur reshjet
s'kanë të sosur,nëpër pjerrësi lëshohen përrenj të rrëmbyer me ujëra të shumta.
Ato vijnë deri në qytet. Vetë qyteti ka shumë përrenj dhe çdo lagje ndahet nga
njëra-tjetra me një të tillë. Gjirokastra ka qenë dhe vazhdon të mbetet një nga
qendrat kryesore të pjesës jugore të Shqipërisë. Ajo ka pasur lidhje jugore me
Janinën, me bregdetin shqiptar, Vlorën,dhe pellgun e Delvinës. Nëpërmjet grykës
së Këlcyrës lidhet me qendra të tjera të Shqipërisë jugore. Është e lidhur
gjithashtu me Kurveleshin e Sipërm dhe të Poshtëm, Lunxhërinë, Dropullin e
Poshtëm, Pogonin, Zagorinë etj. Mali i Gjerë në rrëzë të së cilit është
vendosur Gjirokastra, e ndan qytetin nga bregdeti. Nga veriu qyteti Gjirokastër
kufizohet me fshatin Mashkullorë, nga jugu me Lazaratin, nga lindja me lumin
Drino dhe me fshatrat e Lunxhërisë dhe nga perëndimi me Malin e Gjerë. Për
shkak të rritjes së shpejtë urbane të Gjirokastrës, pas rënies së komunizmit,
ka toponime të reja. Gjirokastër ka këto lagje: Cfakë, Dunavat i I-rë, Dunavat
i II-të, Hazmurat, Manalat i I-rë, Manalat i II-të, Meçite, Palorto, Pazar i
Vjetër, Pllakë, Teqe, Varosh, Zinxhire.