E diele, 10.11.2024, 05:58 PM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: Theqafja e qeverisë

E shtune, 13.07.2019, 06:07 AM


THËQAFJA E KËSAJ QEVERIE TË NEVERITSHME MBETËT NË DUART E OPOZITËS SË PAFUQISHME

Nga Dedë Preqi

Nuk janë bindëse as funksionale metodat dhe format e qeverisjes së tillë të qeverisjes aktuale në krye me R.Haradinaj, e cila nga këto rrethana i ka tejkaluar qeverisjet e mëhershme të keqqeverisjes, dhe si pasojë përveq tjerash, vazhdimi i këtij mandati mund të sjell  një krizë edhe më të thellë sociale, ekonomike e politike, që vendin e kthejnë mbrapa, sikur në një situatë lufte, e cila do të zgjidhte jetën, apo vdekjen.

Kur populli i vendit ankohet për çdo çast dhe për çdo ditë se i mungon mirëqenja dhe shija e jetës normale, të cilën duhet ta gëzojnë këtë përspektivë qytetarët në vendin e vet, atëherë a nuk e kanë të qartë këta qeveritar hallin e këtij populli, duke sharruar edhe më thellë në humnerën e amoralizmit njerëzor, kur dihet fati i këtij popull, i cili po sa ka dal nga gërmadhat e luftës dhe akoma po ballafaqohet për mbijetesë.

Dikur do të thonim se, Kosova nën okupim serbo-sllav, nuk kishte zot shtëpie të vetin dhe shqiptarët e këtij vendi si shumicë nuk trajtoheshin dhe çmoheshin për t’u barazuar me popujt tjerë, atëherë në kët realitet të sotëm, kur Kosova është shtet dhe vetë e qeveris vendin e vet, si do ta kuptojmë vlerën e kësaj qeverie  me rezulltatet e saj kontraproduktive, duke e kthyer edhe njëherë mbrapa zhvillimin e kësaj shoqërie?

Kjo pikpamje mbështetët në shumë fakte dhe mbi të gjitha, kur rinia e vendit e pa punë dhe e pa përspektivë po largohet nga sytë këmbët, për të gjetë një jetë normale dhe më të avansuar, si opcion të mundshëm, apo të vetmin kusht të mbajtjes së familjes dhe vetëvetës, që të realizojë qëllimet e veta jetike dhe përmirësimin e gjendjes sociale.

Kjo gjendje e krizës së papunësisë dhe kushteve të varfërisë që po kalon shumica e popullatës në Kosovë, nuk mund të zbutët përmes politikave propaganduese, problemi i të cilave do të zgjidhet përmes premtimeve dhe aktrimëve patriotike, pa planoprograme ekonomike dhe strategjike, pa analiza të mirëfillta, pa përgjegjësi dhe kontrollë pushtetare dhe institucionale.

Tejkalimi i kësaj gjendje nuk mund të bëhët vetëm përmes reformave teorike në letër, nëse në anën praktike shkelet ligji dhe Kushtetuta e vendit, përdhoset arsimi, demolohet shëndetësia, anashkalohet bujqësa, verbalizohet ndërtimtaria, bastarllohet kultura dhe tjera, pa zbatimin e reformave praktike dhe fuqizimin e tyre, që tërheqin pas vetës zhvillimin dhe natyrën e këtij vendi.

Korrupcioni dhe krimi i organizuar janë tema të pa shmangshme, të cilat po e deformojnë dhe paralizojnë të ardhmën e këtij vendi, me çrast edhe BE, i ka në shënjestër këto dy  fenomene të veqanta negative, të cilat janë ngjitë si rriqëra në këtë shoqëri parazite të vendit tonë, dhe duke i shfrytëzuar këto dy argumente të veqanta, gjejnë arsye dhe shkas edhe i pengimit të liberalizimit të vizave për qytetarët e këtij vendi.

Prandaj, kjo gjendje nuk mund të sanohet as me kompromiset dhe konqesionet e qelbura politike të kualiciont PAN, të derigjuar nga «speciet» e klanit «pronto», apo si të flitët për vazhdimin e mandatit të tyre në qeverisje, të cilët, jo vetëm që janë bërë të neveritshëm, por edhe të  gërditshëm…

Thëqafja e kësaj qeverie të neveritshme, mbetët në duart e opozitës së pafuqishme, e cila opozitë ka plot traktorat me material «bërllok» për ta dëbuar këtë qeverisje të dobët dhe ta dërgojë në vendin e merituar. Por, fatkeqësisht opozita aktuale e Kosovës, me numrin më të madh nga LDK dhe VV, nuk munden të bien në ujdi, sepse çdo zgjidhje paraprake lidhet me vendin e kryeministrit, qëllimet e njërës dhe tjetres duket se janë më shumë të marrin këtë post, se sa ta qojnë vendin në zgjedhje të reja.

Përderisa në udhëheqjen e LDK-së, do vendos një sistem i ashtuquajtur «monist» i Isa Mustafës, për ti arritur qëllimet e veta të «karrikës», kjo parti nuk do të funksionojë me kapacitetin dhe fuqinë e saj intelektuale që ka brenda vetës, por do të mbetët gjithmonë nën zgjedhën e Hashim Thaçit dhe politikës së robërisë dhe tradhëtisë.



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora