E diele, 10.11.2024, 06:07 PM (GMT)

Kulturë

Kalosh Çeliku: Përgëzime Shtëpia e Babait sot në Shqipëri

E hene, 01.07.2019, 06:33 PM


PËRGËZIME SHTËPIA E BABAIT

                          SOT NË SHQIPËRI

NGA KALOSH ÇELIKU

Ikën “vëllezërit” e Njerkës nga “Çairi”. Shkupi

I shitën shtëpitë e falura , “patriotët” e nënës.

Ashtu, siç e shitën shtetin e “përbashkët”

Të Shokut Tito për pushtet. Poste. Para.

Që, nga sistemi komunist i morën falas

Pa para. Djersë. Luftë. Dhe, derdhur gjak.

Sot, ua shitën shqiptarëve me para në dorë

Ikanakëve, që shpërnguleshin në Turqi:

Burrave, që, i lanë peng kockat nëpër botë.

I blenë “turqit” e Shkupit. Dhe, “boshnjakët”

Mos e them publikisht, edhe “torbeshët”?!

Edhe, atë: Për shumë thasë para Pushteti:

Një posti politik. Një kabineti. Vend pune.

Vetëm, Unë nuk ik. Nuk e shes Shtëpinë

Edhe, pse: E dogjën “Xhipin” para dritareve:

Shtëpinë në “Çair, flakë dy herë me radhë?!

Jo, nuk ik! Amanet, e kam nga Kaçaku Maleve

Emin Çeliku. Krahu Djathtë i Dervish Carës

Që, e çliroi Shkupin (1884). Dhe, vazhdoi Luftën

Në Katllanovë. Çlirimin e qyteteve: Veles, Prilep

Dhe, Manastir. Qytetin e Alfabetit Sotshëm Shqip.

Edhe, e vazhdoi Lufën në Kaçanik. Dhe, Dibër.

“Vëllezërit” e Njerkës, kur asaj kohe i pritën pushtuesit

Si “çlirimtarë”: Trumbeta e cuca dhe gra për “fitore”.

Ikën “vëllezërit” e mi të Njerkës!. “Patriotët” e nënës

I shitën shtëpitë dhuratë. Shtetin për shumë para.

Edhe, atë: blenë shtëpi falas matanë Urës Gurit

Sotpërsot, u arratisën në NATO. Dhe, Evropë.

Përgëzime, Sot Shtëpia Ime e Babait në Shqipëri!...



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora