Editorial
Prend Buzhala: Globalizmi dhe antiglobalizmi
E merkure, 19.06.2019, 08:44 PM
LËVIZJET
PLANETARE, GLOBALIZMI EDHE ANTIGLOBALIZMI, I
(Nga
ligjërimet për të vërtetën)
Nga
Prend BUZHALA
Lëvizje
planetare, si procese botërore, na qenkan edhe globalizmi edhe
antiglobalizmi...
Eva
Bonino: dikur njerëzit, për të udhëtuar deri në Amerikë, i bënin 60 ditë, sot
me aeroplan shkojnë për pesë orë... Vetëm se sot bota jeton me një temp të
përshpejtuar... ky është globalizmi!
Antiglobalizmi:
lëvizje intelektuale, qytetare, mediatike, kulturore, ekologjike etj, që u
kundërvihet fenomeneve negative të globalizmit (riorganizimit të Bankës
Botërore, OKB-së etj... lëvizjet e marshet e miliona njerëzve në disa qytete të
mëdha etj)...
Globalizmi
nis e rrafshon identitetet kombëtare, nga të cilat nuk heq dorë asnjë komb
evropian...
E
ne?
Ku
e kemi hapin tonë?
1.
Vërehet
qartë : në botën e jashtme, në Evropën Perëndimore e në SHBA, shqiptarët janë
shumë më të suksesshëm e të trajtuar më mirë, se brenda atdheut të tyre, qoftë
ai intelektual shqiptar, aktor, piktor, krijues letrar, shqiptar qe merret me
politikë, e, sidomos, shkencëtar...madje dhe sportist apo muzikant…
Aq
sa ndjehen mirë e janë mirë intelektualët, krijuesit, shkencëtarët dhe
filozofët, po aq i drejtë është edhe shteti. Nëse përnjëmend, sipas përvojave
historike (dhe qytetare), këto shtresa e ndiejnë veten keq e trajtohen keq nga
shteti, atëherë ai shtet është duke e shembur vetveten... Si është e mundshme
që këto kategori t’i trajtojë më mirë Evropë e SHBA se sa ne vetveten?!
2.
E
si do ta kemi HAPIN TONË në këto vlime marramendëse globale? Për do sitë[
shpiken mjete të reja e mënyra të reja të të pasurve mbi kurrizin e të
varfërve? A nuk fuqizohen gjithnjë e më shumë ata që janë më të pasurit e më të
mëdhenjtë? Ti mund të protestosh, gjithsesi.
Shenjë
e kësaj kohe është Epoka Digjitale. Aty iu ke liberalizimin e tregtisë,
udhëtimet në katër anët e botës.
Ta
kundërshtojmë këtë epokë?
Drejtuesi
i përparshëm i OKB, Kofi Anan, thoshte: "Të argumentosh kundër
globalizimit, është sikur të kundërshtosh ligjet e gravitetit."
Kufijtë
politikë po zbehen gjithnjë e më shumë. Provat e integrimit ekonomik tashmë
japin rezultatet e veta.
E,
po u ndaluan tregtia, lëvizja e mallrave dhe e ideve? Aty mund ta presësh vetëm
luftën...
Prandaj
globalizma shpërfaq sfidën e vet: ka prodhuar kohë paqësore dhe produkitive si
asnjëherë më parë. "Ne jemi të vetëdijshëm se globalizimi nuk do të thotë
miqësi globale, por konkurrencë globale dhe, për rrjedhojë, konflikt. Kjo nuk
do të thotë që ne të gjithë do të shkatërrojmë njëri-tjetrin, por nuk është as
fshat i lumtur global." (Rene Girard).
3.
Është
Epokë Postmoderne: në lajm përhapet në përmasa planetare për pak minuta;
komunikimet janë gjithnjë e më të shpeshta përmes udhëtimeve dhe teknologjisë
mediatike. Postmoderniteti e shkëput dallimin midis një rajoni, lokaliteti dhe
globales. Madje, lajmi televiziv merr rol global, sidomos përmes agjencive
informative të fuqishme që mbizotërojnë me prodhimin e distribuimit të lajmeve
ditore.
Konceptet
tradicionale shkërmoqen, shpërbëhen, situatat në mes përfytyrimit (iluzionit)
dhe realitetit, shpesh mjegullohen, koncepti për autoritetin apo për elitën bie
poshtë (fjala i jepet njësoj si një rrugaçi, si një akademiku). Vlerat
relativizohen pafundësisht. Absoluti (e paprekshmja) zbehet, lëkundet. Vlerat
tona rivalorizohen sipas një informimi global që na rrethon. Stilet e jetës
diktohen sipas ofertës së selektimit të rrugëve mediatike.
A
thua, a kanë ndodhur ndryshime të thella pozitive?
Izolimi
ekonomik shpallet si rrugë e gabuar.
Kërkohen
zgjidhjet shumëpalëshe.
Kundërthëniet,
megjithatë, shfaqen më të mprehta: midis prirjes e dëshirës për përparime
ekonomik në plan global, dhe prirjes për t’i përforcuar demokracitë kombëtare,
dallimeve midis “neve” e “atyre”.
Tregu
“global” nuk kujdeset për nevojat sociale.
Kjo
është bota në të cilën jetojmë, këtu e ndiejmë veten mirë -klithin me optimizëm
globalistët...
(Prend Buzhala, 12 maj
2019)
_____________________
Prend
BUZHALA:
LËVIZJET
PLANETARE,
GLOBALIZMI
EDHE ANTIGLOBALIZMI, II
(Nga
ligjërimet për të vërtetën)
Postmoderniteti
nuk jep përgjigje në shumë pyetje esenciale: cilat informacione janë më të
shpeshtat? Kush i përhap dhe krijon llojet e informacioneve, me çfarë qëllimesh
e me çfarë pasojash?
Kritikët
e postmodernitetit, si Lerner apo Frank Webster, kur mungojnë përgjigjet
esenciale, atëherë qëllimet janë të qarta: kësisoj mbulohen dallimet mes të
varfërve e të pasurve (hendek që thellohet gjithnjë), mbulohen varfëria,
përndjekjet dhe format e shumta të pabarazisë. Përpjekja për ta paraqitur tani
botën si më të mirë (bisedat për internet, për telefonat celularë, për
kompjuterë), mblulohen dështimet tragjike...
Të
tjerë intelektualë, më të matur, thonë që asgjë nuk do pranuar verbërisht e as
të refuzohet verbërisht.
Ky
shekull e ka shpallur globalizimin si prirje që nuk ka kthim prapa, që sjell
një nivel të zgjerimit ekonomik me mundësi të reja, por edhe me përgjegjësi të
thella. Ndërkohë debatet pro et contra globalizimit vazhdojnë me masa e
kundërmasa, me rreziqet dhe përfitimet që mund të pasojnë.
1.
Por,
në këtë dinamikë marramendëse ka diçka që veçohet: trashëgimia kulturore e
zakonore e popujve. Edhe ne kemi se me çka të krenohemi: kemi veshjet tona,
ushqimet tona, bukuritë e natyrës... sepse bota tashmë është vënë në lëvizje
dhe po ndërlidhet gjithnjë e më shumë përmes teknologjisë informative.
"Diversiteti dhe globalizimi janë çelësat për të ardhmen" (Fujio
Mitarai).
Krijohen
realitete të reja, me të mirat dhe të këqijat që i ngërthejnë.
Globalizmi,
megjithatë, ka ideologjinë e tij: i lë mënjanë interesat dhe synimet e një
kombi. prandaj një komb përpiqet që të krijojë një fuqi punëtore të kualifikuar
e të cilësisë së lartë për t'iu përgjigjur ndryshimeve teknologjike.
E
ku mbetet identiteti ynë nacional dhe kulturor?
A
qëndrojmë midis pikëpamjes së deritashme për ta theksuar me forcë identitetin
tonë ( një gjerman tjhotë se është krenar ë është gjerman e jo anglez ap turk,
ashtu ndodh edhe me turqit apo anglezët etj etj); apo te pikëpamja postmoderne:
se shqiptari i lindur në Gjkermani, Zvicër, Amerikë etj, e ndien veten me
"kombësi të dyfishtë" etj etj e kjo do të thotë që ky identitet
shfaqet më i ndërlikuar, më i lëvizshëm, në rrethana të reja globale.
Kësisoj,
Hapi Ynë në ecje (Identiteti Ynë) bëhet nëpërmes hapësirave socio-kulturore në
të cilat gjendemi; bëhet nëpërmes resurseve që i kemi në rrjetet shoqërore.
Globalizimi merr nga ne atë që krijojmë dhe prodhojmë, atë që ne e konsiderojmë
vlerë tonën,a të që e kemi dhe resurs njerëzor tonin.
Nuk
është e habitshme përse gjeneratat e reja ndër ne, sado që i kaplon dëshpërimi
kundruall vështirësive, megjithatë shumica janë shembull për më të moshuarit e
për prindërit e tyre, pikërisht për shkak të potencialeve që kanë. Po qe se
kërkojnë ndonjë këshillë nga ne, atëherë le t'u themi që t'u ruhen ekstremeve:
e
para, mbylljes në vetvete, se jeta ka shumë shtigje e mundësi të pafund,
e
dyta, të mos kërkojnë zgjidhje të lehta e rrugë të lehta, aventuriere, se edhe
jeta kërkon heroizmin e saj,
e
treta, ta mënjanojnë frikën nga vështirësitë e sakrificat që kërkon jeta...
dhe,
së fundmi, ta gëzojnë stinën më të bukur të jetës, siç është rinia...
Kur
njerëzit vihen në lëvizje: në kërkimin e të mirës së përbashkët, atëherë
ndodhin gjëra të mira...
2.
Sot
gjendemi në të tjera rrethana. sado që POLITIKA E KULTURA (në Shqipëri e
Kosovë) kanë "mospajtime", ato MENDOJNË NJËSOJ në raportet me TË
TJERËT (armiqtë tradicionalë, prirjet kulturëformuese apo prirjet integruese në
rrjedhat më të reja të saj në nivel botëror...).
E
pra, KONTRADIKTA A MOSPAJTIMI tashmë është i ngritur në nivel GLOBAL dhe jo
vetëm thjesht në nivel "mahalle" apo "katundi"... Dhe NJË
POLTIKË GLOBALE E INTEGRIMEVE ( e drejtuar nga politika globale amerikane apo e
shteteve të zhvilluara, nga teknologjia e sofistikuar kulturore e politike);
shpërfaq KULTURËN GLOBALE të integrimeve, ku CIVILIZIMI synon t’i rrafshojë
dallimet, kufijtë, kurse KULTURA vazhdon të jetë “më regresive”: t’i shquajë
DALLIMET. Mbase kërkon BASHKIMET NË DALLIME... Dhe ecin “dorëpërdore” me VATRËN
E KONTRADIKTAVE brenda pjellës krijesës) së tyre... Ecin kështu edhe me farën e
kontradiktave politike a kulturore brenda një kombi, ashtu sikundër ecin SË
BASHKU për të ndërtuar diversitetin, pluralitetin, BASHKIMIN NË DALLIME!
3.
E
sot?
A
duhet "TA KULTIVOJMË" DIVERSITETIN KONFLIKTUOZ, APO atë të bashkimit
në dallime? A duhet që kultura ta pranojë EDHE TJETRIN qoftë edhe kulturën “e
armikut”, apo të shkojë në beteja të reja “epike”? Atë që e bën POLITIKA, e bën
edhe KULTURA! Ecin së bashku!
Në
fund: kultura synon ta kufizojë egërsinë e njeriut (këtë e bën edhe religjioni
me “obligimet fetare” për të mos mëkatuar; synon ta KULTIVOJË NJERIUN (nga
fjala KULT-ivim rrjedh edhe fjala KULT-urë...dmth nga derivatet e fjalëve në
gjuhën latine) për të bërë një ZOON POLTIKON të ndërgjegjshëm për të mos jetuar
si një kafshë jashtë ligjit e drejtësisë.
Prandaj
kultura thur dhe VIZIONIN E ÇLIRUAR PËR ADHMËRINË, për ta çliruar edhe vetë
politikën...
(Prend Buzhala, 13 maj
2019)