E premte, 01.11.2024, 12:11 AM (GMT)

Kulturë

Mbarime Krasniqi: Ëndërra e paprekshme

E shtune, 25.05.2019, 07:25 AM


ENDERRA E PAPREKSHME

Nga Mbarime Krasniqi

Erdhe papritur ne qiellin e kalter te enderrave te mia

Si nje re e vogel e bardhe

Sa shpejt me ktheve ne mjegullnaje

Jam perseri e mjegullt

Mund t‘me qartesojë veç flladi yt i ngrohte .

Tani i erdhi fundi endrres time te pa prekshme si rralle here

Do te shkoj serisht te fle

E do te perpiqem serisht te enderroj

ne pritje te nje casti fatlum

Por enderrat s’ funksjonojne gjithmone

ndaj kam frike

Se do t’me duhet te pres shume.

E di se dikur edhe ti mua do t’ me kujtosh

(Te kam sjell ne shpirt pak ngacmime)

Dicka per mua kur te degjosh

Nje te dridhur zemre dhe pak trishtime!

Do te buzeqeshesh gjoja pa interes

Kujtimet do te ndezin zjarrin

Une e di mire qe edhe pasi te vdes

Per mua do te pyesish ku e kam varrin

Kurr nuk e kam menduar se

dashuria bjen nje dite dhe dashuria ligshtohet

Para syve te mi enderra ime  le të vdesë

(Eshte vone te pendohem )

Per dashurine s’duhet te kete pendesë.

Shpesh enderrat e mia kanë ecur ne udhen tende

(Udhes qe atehere ke kaluar!)

E heshtur rri ne hije dhe mendoj ,

Per mua dielli ka perenduar.

Nuk muj diell te te shoh ne sy

Ishe i zjarrte , verbues gjithe drite

Deshiroj te jem hapsire qielli per ty

Si dhe dielli u beka prite ?

Dielli nga une ka perenduar

(Une jam tani si qielli i braktisur)

Shoh yje ne mua duke veguar

Permes reve te mendafshta

Reve, fije-fije shprishur

Do te deshiroja te shkruaj nje ditar

(Jo ta njollos me brengat e mia)

Ta perkedhel si dielli

E ta puth pa xhelozi gjithkund

Ta puth ku se ka prek as dielli.

Ditari ku jane shkruar kujtimet e shpirtit

Me penden e viteve te shkuara

Ne driten e paket te dritares se fatit

(Zemren e kam ditar qe s’griset),

Edhe pse e merr nje te te care

nga dhembja e nje dashurie

Gjaku prap shtegton

Neper damaret e nxehte

Zemra ime s’eshte ditari

ai ditari i shkruar me laps as me pende

Ka patur raste qe në enderrat e mia

fare i huaj me je dukur

Momente te bukura ke zgjuar tek une

Kujtime qe s’ meritojne as te kujtohen

Ashtu sic kemi qene do mbetemi gjithkund.

Faleminderit per ate qe me keni dhene

(per ate qe nuk e meritoj )

Faleminderit qe s’me thoni te verteten

Faleminderit zotit qe egziston

...Sa shemtuar di te falenderoj ....

Desha te ngrohem dhe u dogja

Ujvara veshtrimesh bien mbi mua

Plaga dashuri prap me djeg ....

E shoh qe as ka per te lehtesuar.

...!

Por,

e paska nje hijeshi

Edhe enderra rinore shprushur ne pleqeri.

-Per ZSh-në, nga Tirana Maj 2019-



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora