Kulturë
Doli nga shtypi libri, ''Njeriu ‘pa’ atdhe'', i shkrimtarit dhe publicistit, Sejdi Berisha
E enjte, 16.05.2019, 09:28 PM
...TOKA IME EDHE SOT ËSHTË E COPËTUAR, DHE, SIKUR PO RRUGËTOJ ME ZEMËR BOSH...!
Ky
libër, i cili është i dyzeti me radhë i këtij krijuesi, që është i karakterit
autobiografik, brenda pesëqind faqeve, ngërthen rrugëtimin jetësor të autorit,
e përmes këtij rrugëtimi, reflektojnë shumë ngjarje, shumë periudha kohore e
historike të dhembshme, të lumtura e krenare, që provokojnë për t’i ndier e
përjetuar ato, por edhe për t’i analizuar gjërat që kanë kapërthyer jo vetëm
jetën dhe rrugëtimin e shkrimtarit. Dhe, përmes kësaj vepre, autori, jep një
mesazh të thellë njerëzor dhe shumëdimensional.
Ja
se çfarë thotë ai për materien e “ngujuar” në këtë libër, e që e shoqërojnë dhe
e bëjnë edhe më me peshë, mbi 160 fotografi dhe dokumente:
...
Dua të theksoj, se tërë këtë rrugëtim shkrimi, e shtrova në këtë libër, për ta
mposhtur dëshpërimin dhe për ta madhështuar lumturinë, krenarinë dhe fatin e
njeriut!
Por,
në të përfunduar të këtij libri, respektivisht, deri sa po i shkruaja këto
fjalë, brenda meje më dhembte historia, sepse, toka ime edhe sot është e
copëtuar, dhe, sikur po rrugëtoj me zemër bosh...!
* * *
Ky
libër le të jetë ajo dëshmia e themeltë dhe e përgjithmonshme, por edhe si
kapital për dëlirësinë shpirtërore, për punën gjithmonë të sinqertë, që do të
jetë krenari dhe dokument i ndritshëm brez pas brezi për madhështinë e
qëndresës, për moralin e nderin për të jetuar e mbijetuar ndershëm dhe me atë
mundësinë, edhe nëse është modeste, për t’i kontribuar lumturisë dhe
fatbardhësisë së njeriut e njerëzimit.
Ky
libër, le të jetë dokument, i cili i ngjanë fanarit të pashuar ndër decenie
mbase edhe ndër shekuj, i cili, nuk u lë vend thashethemeve dhe as rrenave e
shpifjeve, me të cilat, ndoshta dikush do të mund të përpiqej të njollosë
shenjtërinë dhe punën time. Andaj, edhe njëherë, fëmijët e mi, nipa, mbesa e
stërnipa, gjithnjë ecni vertikalisht, pa u trembur për të kaluarën, për
rrënjët, për trungun dhe as për kurorën e pemës së familjes. Me këtë sermije,
por edhe me punën dhe veprat tuaja, në jetë, gjithnjë qëndroni vertikalisht,
ashtu edhe siç e meritoni. E theksova këtë, sepse, jeta i ngjanë obeliskut të
cilin, nga të gjitha anët e rrahin erërat dhe furtunat...!
Dhe
ja, tani, pasi e përfundova së shkruari librin tim të dyzetë, jam vetë i
katërdhjeti! Ama bash vetë i katërdhjeti... Unë e di, se për ç’arsye. Apo, e
dini edhe ju...! Nëse nuk e dini, kur ta lexoni, ose, vetëm kur ta shfletoni,
padyshim se do të bëheni edhe ju vetë të katërdhjetët.
* *
*
Jam
njeri me fat, që me përkushtim, me punë, me përgjegjësi, me dhembje e krenari
bashkë, ndërtova pothuaj çdo gjë në jetë, që bën dritë, si shpirti që rri vetëm
duke shëtitur e duke bërë dritë.
Nuk
ka asgjë më me fat se që ka ndodhur kështu...!