Kulturë
Nexhat Halimi: Koha në tokën e djegur
E merkure, 20.03.2019, 06:20 PM
Nexhat Halimi
Koha në tokën e djegur
Të dielat e pikuara nga gjiri i Rozafës
Kanë kënaqësinë e djegies së fluturës në qiri
Të hënat e ndezura nga Molla e Kuqe te zoti
Kanë ëndrrën e Toplicës fshehur m`u në gji
Të martat e shelgut degë lëshuar mbi Çamëri
Kanë ritmin e fluturimit të zgalemit në ulli
Të mërkurat gjak rrënje në Malësi të Madhe
Kanë qiellin me sy trëndafili të Gurit të Kuq
Të enjtet e kallirit tënd nga digjet në luginë
Kanë vegimin e shtegtarit me thes në shpinë
Të premtet e yllit të vogël mbi Gurtë e Zinj
Kanë puplën e fatit të zogut të mbetur në hi
Të shtunat e kaktusit të dhembjes mbi dritare
Kanë ngjyrën e udhës ndarë në dy dhiare
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Mehmetali Rexhepi: Atdhedashësi e mësuesi model - Hetem Arifi (1945-2019)
						Blerim Rrecaj: Përsëri për punësimet
						Nuredin Lushaj: Miku ynë i dashur, Prof Murat Gecaj
						Zymer Mehani: Ju, me gjokse të gurta
						Albert Zholi: 'Amazon'  i Katiola Karolit, vëllimi poetik që përcjell personalitetin njerëzor
						Atdhe Geci: Mërgimi s´prodhon shqiptar, por, shuan dhe asimilon
						Ilmi Veliu: Na iku historiani i Kërçovës
						Fatmire  Duraku: Lot te varri i nënës
						Blerim Rrecaj: Muzg i purpurimtë
						Kaltërina Meka: Silueta e nënës
						Aurel Dasareti: Një shtëpi që është në konflikt me vetveten nuk do të mbijetojë
						Mhill Marku: Poema e shokëve të klasës
						Bexhet Jagodini & Vehbi Haziri: Xhevit Sadiku - Bilbili i  i këngës burimore kërçovare
						Demir Krasniqi: 110 vjet Abetare Shqiptare
						Poezi nga Atdhe Geci
						Albert Zholi: Si po troket filmi i ri shqiptar Sfida
						Luan Kalana: Realitet shqiptar - mozaik jetësor
						Blerim Rrecaj: Bollëk boshllëqesh
						Fran Gjoka: Realiteti i sotëm përmes metaforës
						Bashkim Saliasi: Një buqetë me poezi për Ditën e Verës
					
				








