E diele, 28.04.2024, 01:38 AM (GMT+1)

Kulturë

Viron Kona: Të lutem, shkresën!

E diele, 24.06.2018, 09:25 AM


Viron Kona

 

Të lutem, shkresën!

 

“Njeriu ka lindur i lirë, dhe ai është kudo në zinxhirë”.

Zhan Zhak Ruso

 

Shkresa-shkresa, gjithandej,

si ortekë vërshojnë e zbresin,

s`na ndahen këmba-këmbës,

që kur lindim gjersa vdesim.

 

Venë e vinë e  rreth e qark,

mendjen na e bien vërdallë:

Zotëri,pa një shkresë tjetër,

nuk e zgjidh dot këtë hall !

 

Shkresë këtu e shkresë atje,

tre kjo zyrë, katër tek tjetra,

herë të reja e herë të vjetra,

si n`lojën me kungulleshka.

 

Dhe për një sqarim të thjeshtë,

na thonë:  shkruajini qeverisë,

më pas vjen përgjigjja-shkresë,

nga bukuria është për kornizë!

 

Bëjmë përpjekje t`i frenojmë,

por  mundimi na shkon kot,

ndodh si te legjenda e vjetër,

e përbindëshit me nënë kokë. 1)

 

Edhe në shpëtojmë nga njëra,

n`vend të saj, dy të reja dalin,

na shastisin, na turbullojnë,

“s`i gjenden këmbët gjarprit”.

 

Sëndukë t`vjetër dhe dollapë,

janë plot përplot me shkresa,

më tej i ruajmë e i arkivojmë,

nëpër dosje shtresa-shtresa.

 

Bëjmë me to edhe albume,

ia tregojmë miqve që vijnë,

“ja një shkresë e diktaturës”,

“dhe kjo tjetra e mbretërisë.”...

 

Brezat tanë lidhur me shkresat,

stërgjyshi, gjyshi, babai dhe biri,

jemi shkrirë në një trup t`vetëm,

hallka të forta të një zinxhiri...

-----------------------

1).Hidra:Sipas mitologjisë, Hidra ishte një përbindësh me trup gjarpri dhe me nëntë koka dragonjsh. Herakliu (Herkuli) shkoi për ta vrarë përbindëshin, por sa herë që ai i priste njërën kokë, në vend të saj dilnin dy koka të tjera...




(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora