E merkure, 12.05.2021, 02:38 PM (GMT+1)

Kulturë

Namik Selmani: Një thesar i shpirtit poetik

E merkure, 20.06.2018, 07:23 PM


"NJE THESAR I SHPIRTIT POETIK"

Profesori i talentuar i Letersise, Luan Kalana, SHBA

Nga Namik SELMANI, shkrimtar

-Janë disa njerëz që në një fushë të caktuar të jetës, aq më shumë në krijimtarinë letrare, të konkurrojnë miqësisht me emrin e tyre. Kështu ndodh me Luan Kalanën që është një lloj “luani” në atë lëvrim të shqipes së kulluar në SHBA. Dikur, në shkollën e mesme, e kisha pak a shumë të lehtë që të bëja komentin e vargjeve të të madhit Dritëro Agolli që ka qenë njëkohësisht edhe mik i shkrimtarit tashmë të njohur të diasporës amerikane Luan Kalana.

Aso kohë nuk e njihja nga afër Luanin, Luanin e mirë dhe me një kryebuzëqeshje në fytyrë e në zemër, po edhe nga larg shpirtit i tij kullonte po kaq Devoll brenda vetes. Dhe ky shkëmb ngaherë ishte i fortë, brodhi në Evropë e në Azi, po që nga flokët e deri te thonjtë mbeti devolli. Kohë më vonë, kur ëndrra e takimit me poetin e madh ende mbetej dhe mbeti në sinorët e një ëndrre të bukur që nuk u realizua, do të njihja një tjetër artist të fjalës së këngës si Ali Kondi që këndonte bukur si ai dhe e donte kaq shumë këngën e Devollit. Prej kohësh njoha dhe bashkëpunova pak me një shok një mjeshtër të vërtetë devolli si Fuat Memelli, poeti i fjalës dhe i kamerës, njeriu që jeton me mirësinë kudo e kurdo.

Po Luan Kalanën e kam në një vend të veçantë, një vend që e ka bërë ajo që ai jep për mua dhe për të gjithë lexuesit shqiptarë kudo ku janë në botë. Është pak e vështirë që të bësh me pak fjalë portretin krijues të Luan Kalanës. Ajo ka një thesar të vërtetë të figurave të mara nga jeta e popullit. E do në krijmtari dhe në jetë edhe Devollin edhe Çamërinë; kujtoj këtu një shkrim mjaft të bukur për të madhin Fatos Mero Rrapaj që do ta kishte zili edhe një studiues çam për atë saktësi e mirëdashje. Në krijimtarinë e tij të begatë dhe mjaft cilësore Luani, si rrallëkush, jeton mes kohëve të një jete. Jeton me të kaluarën se askush nuk mund të shohë të ardhmen pa të kaluarën, jeton të sotmen dhe mjaft krijime mbajnë vulën e të sotmes, por jeton me një vizion të rrallë edhe të ardhmen pa u trembur kurrë për vitet që për dreq ia kanë zbardhur flokët dikur shumë të bukur që bënte ziliqarë mjaft të tjerë.

Luani ka një pasion të madh dhe të përditshëm, për të shkruar. Jeton me një ndjenjë të lartë krenarie, por jo si ata që vetëm rrahin gjoksin që të thotë se janë nga ai vend se kanë njohur këtë dhe atë. Ai jeton me punën e tij dhe nuk është e lehtë që të mbash të ndezur edhe larg zjarrin e gjuhës shqipe.

Kontributi i tij ta merr lotin e gëzimit, atë lot që fshehurazi i del si një përrua malli edhe atij në gjoks e në varg. Mendoj se meriton me teper vemendje e vleresim ,per kete artist shkrimtar te Diaspores ,nga mediat letrare ne Shqiperi.

Është pak të thuash se duhet të jemi mirënjohës për të. Atij i takon në secilën ditë urimet dhe falenderimet. E ai vetë Luani jeton me fjalën e bukur shqipe si te një portë që kurrë nuk mbyllet.

Mirenjohje dhe respkt nga miku e kolegu juaj ,me urimin -pene burimore te pashterur !

Boston, 28 nëntor 2017



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora