E diele, 28.04.2024, 05:44 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Amalgama e shpirti të një poeteje

E diele, 03.06.2018, 10:20 AM


Amalgama e shpirti të një poeteje

"Kilometrat s'janë lamtumirë" të Poetes VALENTINA DAFA

Nga Përparim Hysi

Ka ditë që buçet MUZEU HISTORIK. Është "ngjallur" i Madhi DRITËRO AGOLLI. Aty në panele të ndryshme bëhet panair i  librit. Fieri (po unë nga Fieri jam) është  angazhuar me personelin e BIBLIOTEKËS SË FIERIT që mban emrin"DRITËRO AGOLLI". Shkova  atje,se drejtoresha  e BIBLIOTEKËS, zonja KLODIANA GJATA, nuk ma ndau telefonin. Shkova atje dhe për një arsye tjetër: një botues patriot që  jeton e punon në ITALI dhe,prej kohësh atje, boton gazetën"Rrënjët" më kish bërë ftesë nominale. Është vendi këtu që ta lavdëroj, këmbënguljen e Zonjës KLODIANA GJATA për  ftesën dhe, padyshim, mikun nga ITALIA, HASAN ALIA. Gazeta"Rrënjët" ndahet falas nga botuesi dhe,ngaqë kam shkruar dikur në atë gazetë, ai,për çudi, më kish përfshirë në librin "RRËNJËT" që ka dalë me rastin e 15-vjetorit.

*      *    *

U drejtova tek paneli fierak (isha me mikun tim,shkrimtarin dhe publicistin THOMA GOGA) dhe më erdhi mirë që një nga punonjëset,ishte POETJA VALENTINA DAFA! Valentina Dafa nuk është në fillimet  e shkrimeve të saj , por pashë në fytyrën e saj  një shqetësim; një lloj druajtjeje si të një fajtoreje të pafaj. Fliste sikur dikush ta ndiqte pas si hije dhe a e dini përse? Se pritej nga çasti në çast, që dikush ( natyrisht,emrat janë piketuar nga  zyra e kulturës në Fier) do fliste enkas për librin  e saj dhe ajo, më tepër se modeste, bareste si mbi gjemba dhe,tek e shihja në atë gjendje, vërtet që m'u dhimb. Një POETE si VALENTINA që  me kohë e ka kaluar atë"Rubikonin" e drujatjes, duhet ta mbante kokën lart e  të mos ia bënte syri tërr. E njoh aq Valentinën,sa kam të drejtë të them: është myzeqare me palcë dhe i ngjet atij kallirit plot me kokrra që kokën e mban poshtë. Ma dha libirin e saj "Kilometrat s'janë lamtumirë" dhe, kur i thashë për autograf, filluan t'i dridheshin duarët. E mora dhuratën dhe nuk qëndrova për diskutim. Qeshë jashtë loje. Kurrë nuk vete në takime të tilla vetëm si numëror. Aq më tepër që aty, në atë copë vend, sado të vogël, do flitej për një poete fierake.

Këtë shkrim e bëj dhe për të paguar "doganën" ndaj Valentinës, por dhe për një vërejtje që kam për titullarin që drejton këtë event kulturor. Ika se ku pashë me bisht të syrit që po afrohej "një nga ata të mëdhenjtë" që do bënte gjëmën në një nga panelet,se jo vetëm është nga Tirana,po ka  "meritën e madhe" se pretendonte dikur t'i bënte"karshillëku"  të madhit DRITËRO dhe, tani, në këtë panel kushedi se ç'do broçkullisë. Mjafton të jesh nga Tirana dhe kjo është"pasaporta" që kalon pa doganë. Ende kanë harruar që FIERI ka një kontigjet krijuesish që nderojnë jo vetëm Fierin,po se po, por gjithë LETËRSINË MBARËSHQIPTARE. Besoj që titullari i kulturës (dhe ky më duket është nga Tirana) duhet t'i njohë MAKU PONEN,NURI PLAKUN,PETRAQ KOTEN,FRAN UKCAMËN,TASI PROKON,GENTIAN BANON,VJOLLCA PASHKON,MIMOZA ÇOBON,ALEKSANDËR BARDHIN,VLADIMIR MARKUN dhe jo vetëm kaq: a nuk ishin ata (qoftë njëri prej tyre) që të fliste për POETEN VALENTINA DAFA!Po për VALENTINËN si Poete, fare mirë mund të fliste dhe mësuesi pasionant i letërsiss (njëkohësisht ish mësues i saj) TOLI SHABANI. Aty për aty,m'u kujtua ajo kënga e vjetër shkodrane:"... sikur Shkodra nuk kishte një djalë të ri/ babën lashë në shtëpi/babën gjeta përsëri". Si mendon ai zotëria i kulturës:-A do eci FIERI si tek ai filmi"Beni ecën vet". Të gjitha këto do t'i thosha, por do  t'i prishja gëzimin POETES VALENTINA DAFA!

*    *   *

Ika,i mbushur plot, dhe u mora me dhuratën. Nuk jam nga ata që nuk e njoh talentin e kësaj krijuese dhe,sado që është në"ujrat e poezisë moderne", nuk është nga  ata lloj poetësh të ashtuquajtur hermetikë. Përkundrazi, mesazhi tek VALENTINA është i kapshëm dhe jo vetëm kaq: ndjen që ke të bësh me një poete. Se me poezinë e saj ka ndodhur ajo që  thotë LASGUSH POETI që thotë:"Poezia është divine dhe, kur shkruan, duhet të kesh një shpirt të shenjtëruar. Po si mund të mos e quash të shenjtëruar këtë poete,që evokon me vargje o mësuesin,o prindërit:"... për të kurorëzuar ty/mësuesi im/fosfori i gurëve të vendlindjes/ Ose sa njerëzore është poetja kur" nuk ua numëron dot thinjat prindërve... Thinjat e prindërve? "Thinja fisnike-gjithë dashuritë!". Mos u duket pak? Kur bota është bërë polare dhe kur ka"përplasje brezash".

Valentina DAFA shkruan me këmbë mbi tokë.Ajo e ndjen veten si pjesë të dhimbjes njerëzore. Nëse poezia është klithmë,atëherë klithma e Poetes ka vlera të epërme,se njësoj qan për fatin e keq të intelektualit, të emigrantit.Ka një kthjellësi dhe thjeshtësi, në të njëjtën kohë, tek poezia e saj:"...jam zëri i padeshifruar i kohës moderne/që s'mund të fyej për asnjë çast origjinën!".Dhe shijoni tani një lirikë fine:"... dhe ditët më pas/ kur shiu diellin të zbojë/ dua të jem e fjetur/ të gëzoj ëndrrën me zërin e gjetheve". Pa zgjatje, pa lodhje për lexuesin, me katër vargje të imponohet në modernitetin e poezisë së saj.Ndiqni tani një poezi të shkurtër që flet aq gjatë.

Për ta shijuar më mirë, poe shkruaj si poezi:

Je ti

Kujtimi memec,palimsest pa krisje

Zemra çukit me hënën nën gjeth

Të nesërmen dielli çdo herë i than  lemzat

Gjithkund ndjej,se je ti.

Nuk ka se si jepet densiteti i dashurisë  përmjet"lemzës" (të kujton ai që të do apo anasjelltas) dhe ngrihet kjo dashuri në apogje:"gjithkund je ti!".Lind pyetja pse shkruan kështu?Se poezia është muzikë e shpirti dhe,kur shkruan poezi të tilla,sikur po bën dashuri. Se poezia i shton jetë,jetës apo,siç thonë, është jetë në katror.

Pa u zgjatur me poezinë e kësaj poeteje që i ka nxjerrë poezitë nga shpirti  jo vetëm e uroj për libra të tjera, por dua të them atë që thuhet për poetët:"Shoqërisë i duhen poetët,siç i duhen natës yjet".Urime,VALENTINË!

Tiranë, 18 maj 2018



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora