E premte, 06.12.2024, 11:51 AM (GMT)

Kulturë

Drita Lushi: Illz, Yjet që ndriçojnë mendjet e njerëzve

E shtune, 10.02.2018, 07:45 PM


Illz, Yjet që ndriçojnë mendjet e njerëzve...

Duke shletuar rezistën Illz - Revistë letrare e Tiranës

Nga Drita Lushi

Ndërsa kam në duar nënte numrat e revistës letrare të Tiranes Illz, mendoj, që ajo e meriton plotesisht emrin e saj, që do të thotë yll - yje.

Është konceptuar në një mënyrë, ku çdo lexues gjen veten dhe autorin e tij të preferuar,dhe jo vetëm kaq;

Ajo është nje revistë gjithpërfshirëse,çka do të thotë se krahas emrave legjendë të historisë së letrave shqipe,gjen autorë të rinj me krijime dinjitoze. Illz është si nje mëngjes diellor për kryeqytetin dhe jo vetem. Del një herë në dy muaj dhe ka kohën e mjaftueshme per të sjellë në faqet e saj larmishmëri autorësh shqiptarë,të huaj, të Kosovës dhe nga të gjitha trojet ku banojne shpiptare. Aty shpalosen me vërtetësi dhe besueshmëri gjini të ndryshme, që nga poezia, proza, studimi, esse-ja, pjesë romani, drama, shënimet kritike, duke qenë në koherencë të plotë me aktualitetin historik dhe shoqeror. Aty gjejmë një gershetim të bukur të së sotmes, të ardhmes dhe të shkuarës si tre shtylla bazë rreth të cilave serviret e plotë krijimtaria shqipe.

Si të mos ndihet bukur çdo lexues, kur aty takon Kadarenë dhe Anton Pashkun, Dritëroin dhe At Gjergj Fishtën, Azem Shkrelin dhe Ernest Koliqin, Patër Anton Harapin dhe Xhevahir Spahiu, Zija Cela e Musine Kokalarin,Vincens Prenushin dhe Natasha Lakon, Luan Starovën e Luan Rama dhe shumë te tjerë ne brendinë e faqeve të kësaj reviste voluminoze dhe mjaft cilësore ku krijimtaria e tyre serviret si një ushqim shpirtëror i domosdoshem për lexuesin.

Revista ka bordin e saj drejtues, që kujdeset për perzgjedhjen e materialeve dhe drejtohet nga Rexhep Shahu dhe Izet Duraku, që me shume perkushtim arrijnë të na japin nga një Yll-diellor çdo dy muaj. Flamur Hoxha me dashamiresinë dhe pasionin për fjalën e bukur e artin në përgjithesi sponsorizon këtë reviste që ka permasat e një libri me shumë faqe, duke treguar një gjest humanitar të pakrahasueshem, sepse të investosh per artin me interes zero, është si te investosh në themelet e nje kombi, e këtë gjë rrallëkush e ka berë.

Illz vjen në një kohë ku njerzit kanë nevojë të lexojnë, sepse kanë harruar të lexojnë; Illz,është një revistë edukative, sepse në mënyrë të terthorte na kujton, që është më mirë të rrish me një libër sesa para ekranëve dhe teknologjisë moderne elektronike, na mëson, që aroma e letrës, gërmave dhe përmbajtjes të shijon më shumë se parfumet e shtrenjta, sepse dija dhe leximi e bëjnë njeriun më të fortë, sepse komunikimi i bukur fitohet duke lexuar e studjuar.

Përpos këtyre lexuesi i rregullt dhe ai që ka deshiren në gen, do të ketë një frymarrje të gjerë një diapazon kulturor lakmues.

Një traditë e veçantë dhe me mjaft vlerë janë promovimet që Shtëpia Botuese “Klubi i poezise” u ben krijimtarise se autoreve te ndryshem, qe perfshihen ne reviste. Kjo sherben per njohjen, perballjen dhe rikujtimin e shume autoreve me lexuesin sy me sy dhe jane si festa te vogla por me vlere te madhe. Aty flitet për krijimtarine e tyre, nga dashamires lexues e studjues, lexohen vargje, nën nje kafe miqësore, ndihesh për një orë apo më shumë në një botë larg realitetit, në botën e gërmave, rreshtave dhe vlerave shpirtërore.

Për kryeqytetin dhe vendin, Illz është një pyll i gjelbër me oksigjen të paster, është një qashtërsi ku gjen paqe.

Drita Lushi,

Prozatore, poete.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora