E merkure, 04.12.2024, 07:37 PM (GMT)

Kulturë

Ibrahim Hajdarmataj: Për Qazimin dhe librin e tij

E shtune, 10.02.2018, 05:10 PM


PËR QAZIMIN DHE LIBRIN E TIJ

Nga Ibrahim Hajdarmataj

KUSH ËSHTË AUTORI...?

Qazim Zeqë Malaj eshte griçorë, ka lindur në fshatin T’pla të Tropojës më 27 korrik 1929. Arsimin fillor e ka kryer në << Internatin Kosova>> në qytetin e Krumës të Hasit, ndërsa arsimin e mesëm në degën Ekonomi – Kontabël . Në vitin 1947 ka marrë pjese në ndërtimin e hekurudhës parë Durrës- Peqin pastaj ka punuar në komitetin Ekzekutiv te Tropojës . Në vitin 1948 ka kryer kursin 6- mujorë për mësuesi (ku kishte shumë nevojë për mësues ,asokohe) dhe ka punuar në shkollat fillore në fshatrat Dushaj, Ceremë,Berishë, Zogaj, Palc ,Lekbibaj dhe në vitin 1953 Drejtor I shkollës 7- Vjecare Gjon Pepaj. Në vitin 1954-1956 ka kryer shërbimin ushtarak në qytetin e Beratit , duke u nderuar dy herë me titullin “ Ushtar Shëmbullor”. Në vitin 1957 ka kryer kursin për Kontabël në Tiranë dhe me mbarimin e kursir ka mbaruar llogaritar në koperativën bujqësore T’pla . Ndërsa në vitin 1958-1966 ka punuar ekonomis në ndërmarjen e sistemimit të bujqësisë dhe të koperativave bujqësore Komunitetin Ekzegutiv te Tropojës dhe në vitin 1967 ka qënë me detyrën e shefit të seksionit dhe të kontrollit. Në vitin 1968 – 1971 , kryetar I koperativës bujqësore në Kërrnajë dhe Babinë. Në vitin 1972 rikthehet ekonomis pranë seksionit të bujqësisë. Ndërsa në vitin 1973-1974 mer përsëri detyrën e shefit të seksionit e të kontrollit.Në vitin 1975-1978 kryetar I koperativës bujqësore T’pla në vëndlindjen e tij.Nëvitin 1979-1988 ekonomis në bankën bujqësore . Në vitin 1989 – 1991 përgjegjës personeli nëdrejtorinë eujrave nga ku del dhe në pension .

Puna e tijë është vlerësuar gjithnjë nga organet drejtuese, gjithashtu ai mban disa medalje dhe urdhëra punë të marrë nga Presidenti I Shqipërisë. Pas daljes në pension I është pëkushtuar punës në Organizatën e Dëshmorv të Tropojës. Në vitin 2011 zgjidhet kryetar I Organizatës së Dëshmorve të Tropojës. Duke pasur një përvojë pune, disa vjecare me problemet e dëshmorve të tropojës , del para lexuesve Qazimi me librin “ Dëshmorët e Atdheut të Shpallur nëTropojë”.

CKA PËRMBAN LIBRI……..

Libri i Qazim Zeq Malaj “Dëshmorët e Atdheut të shpallur në Tropojë”, ka redactor Zeqir Hasanpapaj , altë – grafik dhe kopertinë Filloreta Ibrahimi dhe në kompjuter Nuredin Haziri dhe Besa Malaj, shtypur dhe realizuar në

shtypshkronjën “ Kristalina-KH” në Tiranë. Libri hapet me një paragrapf:-“ Patriotizmi I vërtetë nuk është ai që kërkohet dhe mburret në caste soleme, por ai që çdo ditë e çdo orë kujdeset pa u lodhur për të mirën e përgjithshme dhe nuk mburret me kët”. Libri është I ndarë në 8 kaptina. Në kaptinën e parë paraqiten dada përkujtimore , autori paraqet 166 Dëshmorë me emër, atësi , mbiemër , vendin që ka rënë dëshmor dhe datat. Kaptina e dytë shpaloset me dëshmorët e rënë sipas komunave në shtetet e Kosovës , Malit të Zi dhe të Italisë, numri I dëshmorëve dhe fshatrat e tyre.Në kaptinën e tretë janë dëshmorët e rënë sipas komunave dhe fshatrave, me emër, atësi,mbiemër dhe datat e rënjes.Ne kaptinën e katërt jepen tregues statistikor dhe moshat e tyre . Kaptina e pestë paraqitet Formimi I Lidhjes së Prizrenit,Malësia Gjakovës . Në kaptinën e gjashtë shkruhet për disa luftëra dhe masakra të zhvilluara në tropojë të tërheq vëmëndjen një ndodhi e vecantë:” më 14 shkurt 1944 plagoset nga gjermanët komandanti I batalionit të partizanëve të teritorit të Tropojës Pjetër Kosta. Atë e mer patrioti

Zenel Ahmeti dhe e vendos në qylerin e tij” dhoma e gjumi e ciftit”, duke vendosur në shtrat me gruan e tij . Gjermanët kontrolluan shtëpinë dhe u futën në qyljer. Panë gruan e shtrirë në krevat e të mbuluar me batanije. Përkthyesi tha po kjo ? Zeneli u Përgjigj se gruaja e tij është në lindje të fëmijës dhe ata me këtë rast u larguan” . Kjo skicë ka vlera të mëncurisë të malësorit , por edhe trimërisë dhe të besës e të bujarisë , populli ynë luftoi deri në sakrifica më subline.Sejcila skicë është mbreslënëse, kështu masakra e 10 Qershorit 1944 në Stoberdë në familjen e Binak Metë Gjediaj , gjermanët masakruan edogjën në zjarr dhe pjestarë të familjes së tij dhe sot është shumë prekse djepi në muzeun me 13 plumba të shpuara atë ditë nga gjermanët , vajzën 10 muajshe nga Stoberda martirë. Apo heroizmi I pashoq I Rexhep Arif Hajdarmataj I cili ishte I pari që filloi luftën në këto anë. Në kaptinën e shtatë jepet tablloja e fitores së Kosovës , 14 qershori ditë e shenjt, kështu e drejta fiton por të lodh, e drejta fiton por është një rugë e gjatë , e drejta fiton por është rugë e vështirë, Kosovarët kanë luftuar gjithnji për të drejtët e tyre. Ata I ka mësuar jeta , se të luftosh për jetën dhe të drejtat duhen shum mund, djers dhe gjak. Në kaptinën e parafundit shkruhet për dëshmorët e rënë në LANC të Tropojës dhe në kaptinën e fundit për varrezat e dëshmorve.

Drejtori I zyrës Arsimore të nënprefekturës të Tropojës Petrit Zeneli më thotë: “ Ky libër I Qazim Zeq Malaj , na ka dhënë një ndihmesë të mirë , I cili I dhuroj disa kopje biblotekave të shkollave 9 dhe 12 vjeçare , kryesisht për mësuesit e historisë dhe mësuesit që kanë klasa në kujdestari , për organizimin e aktiviteteve përkujtomire për dëshmorët e fshatit të tyre”. Ndërsa Qazimi në bisedë me të ja nxjer fjalët si me çengel se çfar e shtyu që e shkroi këtë libër e ai me ndershmërinë e tij thotë :” Për heroizmin e dëshmorve duhet shkruar vazhdimisht por unë e kam të gjallë datën 8 dhjetor 1944 ku vllai im Avdyl Zeq Malaj bie në luftë me gjermanët me armë në dorë ,apo datë 9 maj 1998 , 20 vjetë më parë , bie në krye të detyrës doktor Hazir Avdyl Malaj , pjestar u UÇK –I cili ishte djali I vëllait tim”.

Qazimit I rokullisen dy lot duke ja njomur faqen e ashpër të këtij patrioti të palodhur.

-Per ZemraShqiptare nga Tropoja, Shkurt 2018-



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora