Kulturë
Ilmi Veliu: Mbi varrin e Sali Ramadan Kërçovës
E merkure, 07.02.2018, 07:52 PM
MBI VARRIN E SALI RAMADAN KËRÇOVËS
I nderuar Sali Ramadan Kërçova.....
-Kur ti i pari e theve akullin e injorancës, i more motrat tua dhe i regjistrove në shkollë, ne simpatizuesit tu të krahasuam me patriotin e madh shqiptar Pashko Vasën, i cili u skjaroi shqiptarëve të ngratë se pa shqiptari të shkolluar e të bashkuar nuk ka dobi as kisha e as xhamia......................
-Ditën kur ti, si mësuesi i parë i kësajë ane, i hipe bicikletës, shkove në shkollë dhe me regjistrin në dorë dole përpara nxënësve shqiptarë, prindërit e të cilëve kishin mësuar vetëm turçe e sërpçe, ne të krahasuam me Migjenin, Qajupin, Baftiar Rrushajn e Xhaxhi Balin..................................
-Kur ty policia jugosllave, me duar të lidhura, të nxorri para gjygjit në Shkup dhe kur ti e more fjalën, duke i shashtërisur gjykatësit e prokurorët, po edhe neve që ishim aty të pranishëm për ta përcjellur gjykimin tend, ne të krahasuam me Avni Rrustemin, kur gjykohej në Paris për vrasjen e Toptanit.....
-Ditën që ti dole në mes të Kërçovës, i veshur me tirçë e xhamadan dhe kësulën e bardhë për rreth ballit, kur pushtetarët të frikësuar e të trishtuar, iknin dhe mbylleshin në bodrumet e shtëpive të tyre, ne të burgosurit politik të krahasuam me Mefailat e Zajzit e Xhemë Gostivarin, me Hazem Galicën e Sherif Zhelinën..............
- Në momentin kur ti e nxorre flamurin shqiptarë të Skënderbeut në foltoren e Parlamentit në Shkup dhe i trishtove deputetët maqedonas po edhe ata shqiptarë, duke u folur në gjuhën e lashtë shqiptare.... ne me plot të drejtë të krahasuam me Isë Boletinin në Londër, i cili i hidhëruar nga sjellja arrogante e ministrit anglez, ia përplasi alltinë mbi tavolinë, e që ministri i shashtrisur nisi të ikte nga zyrëa e tij............................
-Në kohën kur ti u bëne deputeti i Kërçovës në Parlament, ku e fole vetëm të vërtetën dhe asnjëherë nuk na gënjeve, lene që nuk plaçkite e nuk fitove para të popullit, por e hargjove edhe pasurinë tënde që ta kishte lënë gjyshi e stërgjyshi, ne të krahasuam me Imer Prizrenin i cili si kryetar i Lidhjes së Prizrenit,për interesat e kombit e hargjoi te gjithë pasurinë e tij të trashiguar nga nga gjyshi e stërgjyshi........................
-I nderuar Sali Ramadan Kërçova, ti vetë me veprimtarinë tende patriotike dhe angazhimet tua mbinjerëzore, ke hyrë, jo vetëm në Historinë e Kërçovës e të Iliridës por edhe në Historinë e të gjitha trojeve shqiptare....... dhe ne sot sado që te flasim nuk do të mundemi ti përmendim e përfëshimë te gjitha angazhimet tua patriotike gjatë jetës tënde të dhimshëme e të mundimshme nëpër burgjet jugosllave........................
-Se ti ke qenë zemërbardhë dhe i veçantë në mesin tonë, e vërtetoi edhe i Madhi Zot, i cili e bëni të mundur që ti të ndërrosh jetë dhe të varrosesh në muajin janar, që eshtë muaj i veçantë për shqiptarët, sepse në këtë muaj nderroi jetë dhe u varros i madhi Skënderbe dhe në vitin jubilear kur plotesohen 550 vjet të nderrimit jetë të Kastriotit, ....................
-Neve na mbetet vetëm ajo që ti lutemi te Madhit Zot, që Ai ti llogarisë punët dhe veprat tua dhe të të shpërblei për të gjithë veprimtarinë tënde patriotike e atdhetare................................................
Ilmi Veliu Kërçovë 30.01.2018.