E merkure, 24.04.2024, 02:47 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Tragjedia e familjes Zylbehari

E diele, 04.02.2018, 11:28 AM


TRAGJEDIA E FAMILJES ZYLBEHARI NGA TETOVA

 

Ditë e zezë , 25 Janari

I  vitit  2018 –

Në Tetovë , shpërtheu  zjarri  ,

  një familje i dogji  5 vetë !

 

Në familjen Zylbehari ,

N’ kat të dytë , në një shtëpi –

N’ orë të hershme u dogj nga zjarri ,

Nënë Fatimja , me katër fëmijë !

 

Në familjen Zylbehari –

Katër fëmijë i  dogji  zjarri !

I  dogji  bashkë me nënë të vet –

Shtëpia e tyre mbeti shkret !

 

Tym e flakë po digjej votra –

U dogj vëllai me tri motra !

N’ moshë të mitur veç e veç –

6, 9, 12 dhe 14 vjeç !

 

Mbarë Tetova prej mërzie –

I ka shpallur dy ditë zie !

Për  familjen  Zylbehari –

Që humbën jetën nga  zjarri !

 

N’ gjëmë e n’ vaj agoi  Tetova –

Ndjeu Shqipëria e ndjeu  Kosova !...

Mijëra  njerëz  iu  ranë për fytyre –

Katër fëmijëve dhe  nënës  s’ tyre !

 

Pamje t’ dhimbshme kapluan  gjyshin –

Vajton  tri mbesat dhe nipin !

Me stoicizëm baba plot halle –

Përballon këtë humbje t’ madhe !

 

Që shpërtheu n’ shtëpi  prej stresit –

N’ orët e hershme të mëngjesit !

Në mëngjes , rreth orës katër –

Zjarr i tmerrshëm kaploi këtë vatër !...

 

N’ këtë shtëpi që e kaploi zjarri –

U dogj Fatime Zylbehari ,

Bashkë me katër fëmijët e vet ,

N’ kat të dytë u dogjën krejt !

 

N’ flakë u dogjën  veç e veç –

Secili keq e  ma keq !

Prej  moshës  4  deri  n’ 13 –të ,

Bashkë me nënën , ndërruan jetë !

 

Nga këto  flakë  zjarrmie ,

Që shpërthyen  n’ kat  t’ dytë –

Nëna me katër fëmijët ,

N ’ zjarr i mbyllën sytë !

 

Në mëngjes të hershëm ,

Kur ishin në gjumë –

Trupat e tyre tmerrshëm ,

Në zjarr  u banë shkrumb !

 

Këtë zjarr të kobit

E  shkaktoi  koftori –

Që viktimat nga të ftohtit ,

E  kishin ndezë prej zori !

 

Flakët  n’ fillim shumë ,

Katin e dytë e kishin përfshirë –

Pesë  viktimat n’ gjumë ,

Ku kishin qenë të shtrirë !

 

N’ kat të  poshtëm hynin ,

Flakët ishin  teptisë –

Atje ku po flinin ,

Dy pleqtë e shtëpisë !

 

Pastaj  n’ shtëpinë fqinje ,

Flakët kishin bërë shtrirje –

Thua se n’ krejt lagjen ,

Donin t’ bëjnë  përbirje !...

 

N’ kat të  parë  yryshi ,

N’  zjarr  ka depërtua –

Gjyshja edhe gjyshi ,

Mirë kishin shpëtua !

 

Në shtëpinë e fqinjëve ,

Ku depërtoi tmerri –

Prej kësaj familje ,

Nuk banonte asnjë njeri !

 

Zjarrfikësit  për nguta ,

Shpejtë i kanë  lajmëruar –

N’ orën 4 e 15 minuta ,

Kanë intervenuar !

 

21 zjarrfikës ,

Bashkë me nëntë makina –

Por , nuk mund arritën ,

Të shpëtojnë viktima !

 

Zjarrfikësit  shpejt shkuan  ,

N’ vend  ku i kanë pritur 

Por , s’ mundë  i shpëtuan

4 fëmijët e mitur !

 

Nuk mundi  t’ shpëtojë ,

As nëna  Fatimja –

Kështu që nga  kjo plojë ,

Shkuan 5 viktima !

 

Gjilan, më 26.01.2018.       Demir KRASNIQI



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora