Kulturë
Sarë Gjergji: Dashuri e pambarim
E merkure, 03.09.2008, 06:39 PM
Sarë Gjergji
Sarë GJERGJI
DASHURI E PAMBARIM
Redaktor:
Avni Halimi
Recensent:
Fehmi Ajvazi
Arbëresh Dalipi
Boton:
DASHURI E PAMBARIM
Shkup, 2008
ISBN:978-9989-2793-1-7
Botimin e ndihmoi Ministria e Kulturës e RM.
Gruas – Dashurisë sime të pambarim, e cila me aq përkushtim më mësoi se si dashurohet.
Thjesht, unë: s.gj…
Stubëll, 08.05.2007, h 11:10
ASKUSH SI GRUAJA
1 - Prolog
Gruaja është pema e jetës,
pema e dijes të së mirës e të së keqes.
2 - Gjithçka imja
Gjuhë e shpirtit është
agu i parë
përjetësia është gruaja
3 - Gjuhë shpirti
Sytë e saj kanë kohën:
ankthin lakuriq
në shtratin tim
një botë e tërë
si një yll i trishtë
ije brishtë
e prek e puth
butësisht…
4 – Përjetësisht
Po kaq të desha dhe dje
si nesër
iluzioni tretet
do mbetemi ne:
dashuria
5 - Imazh zjarri
Ikonë para së cilës gjunjëzohem
lutja ime e vetme
zjarr që digjesh me ngadalë
sa shira derdh mbi ty
trëndafili im valë
me agun e parë
6 - Shpirti im
Të zgjoj,
çdo mëngjes
flokun duke t’shprishur
ç’shenjtërim i ditës është ky
7 - Çast
Gotat tona përndizen
si buzët
të prita
ti erdhe plot me puthje
e zhveshur
pa sekrete
8 - Mall...
Desha të të puthnja një ditë
për të mësuar mrekullinë e buzëve të qershinjta
dhe qumështin të të thithnja amshueshëm
thjesht, t’mos mbeteshe në botën e numrave
9 – Univers
As toka as qielli
as deti as dielli
si floku i saj
10 - Torturë
Kush të torturon si gruaja
as retë e zeza
as përcëllimë e diellit...
11 - Të falenderoj zot
Gruaja
nuk është e pabesë
hirplote është
e krijuar për t’i dhënë shije botës
që burri
t’mos vdes kurrë
12. Gjuhëmira
Gruaja
nuk është heshtja
as reja e zezë
është qielli blu
dielli i përndezur
e shëmtuar do ishte jeta
pa të
13 - Dolli për gruan
Zëri më i ëmbël
thirrja me joshëse
është gruaja
e lindur prej zemre
zemrës jetë i jep
14 - Meditim
Libri i librave
gruaja
kurrë s’përfundohet së lexuari
dënesja më e preferuar e botës
gruaja
ëndërr e të gjitha ëndrrave
15 - Më fal dashuria ime
Flokëshprishur
të mbërthen
lëkurëbuta
zjarr
të pushton
gruan
kurrë mos e tradhëto
se lëkurë e saj ndezje merr
16 - Vuajtja
Gruaja
drithërimë trupi
mall
zjarr që djeg zemrën
gruaja
vuajtja në heshtje
17 - Kërko gruan
Kur ditë e re nuk vjen
kërko gruan
trëndafilat do çelin
akulli lot dashurie do bëhet
18 - Askush si gruaja
Kur errëson
kërko sytë e gruas
dritën ta gjesh
kur buzët tua thahen
kërko puthjen e saj
trishtimi kur të zë
ngushëllim gruan do kesh
dorë e saj tek të përkëdhel
kur të humbësh rrugën
ndiq hapin e gruas
ritmi i zemrës është
kërko ngrohtësinë e saj
flakë do përndizesh
po humbe gruan
ngre dollinë për vdekjen
19 - Liria e shpirtit
Kujdesu për gruan
(si) për zemrën tënde
ajo është liria e shpirtit tënd
nuk është profit për konsum
ndjenja më sublime është
20 - Përsiatje
Gangrenë
është mungesë e gruas
çasti më hyjnor prania e saj
Gjelbërim në shkretëtirë është
gruaja
fllad në më të madhën vapë
diell në dimrin acar
22 - E përndritura
Gjithë dashuri jehon
syve të mekur
shkëlqimin iu rikthen
23 - Lot i gruas
Ndjesia më e thellë
dielli më i përndritur
yllësia
semantika e përgjithshme është
lot i gruas
24 - Betimi i gruas
Për burrin
në të zeza do vishej
heshtur…
gruaja
e Zoti,
përpak të mos krijonte gruan!
PRANDAJ GRUAJA
25 - Të pres
Askush s’do arrijë te buzët tua
e dashur
as në thellësinë e shpirtit
as në dritën e syve tu
as në drithmët e trupit tënd
nga thellësia e tokës
e pafundësia e qiellit
më vjen ti…
26 - Kudo me afshin tënd
Gjithandej nëpër Kosovë
Romë
Berlin
kudo me afshin tënd
në Belo Horizonte
malli im ishe
floku yt pasion
e di,
zjarri yt
në jetë më mban
27 – Zjarrëmbël
Gruaja
është e butë
zjarrëmbël
prej frutash është gruaja
kripë
dritë
28 - E përsosura
Bukë e jonë e përditshme
kënga e këngëve
gruaja
më e përsosura trajtë e botës
29 - Mikja ime
Një mal me fjalë
është
ku humbësh ëmbëlsisht
me shikim të trëndafiltë
të harlisë
30 - Shpirtmira
Gruaja të degdisë
dekonspirim i tokës është
çka nëse ke diellin
e s’ke gruan?!
31 -Engjëllusha ime
Kopsht i vrulltë
e vetmja stinë e dëshiruar
symira
që jep jetë
gruaja
të bën engjëllor
32 - Prandaj gruaja
Pa gruan
kaos do ishte
bota
ters
mungesë lumturie
33 - Sot e nesër
Imazhin tënd ka drita
dhe ëndrra ime prore
tek t’pushtoja unë
dhe botën ëmbëltoje
Eja, moj, eja
flakë e pashuar e agut tim
poet rrugësh tash nuk jam
as mbrëmjesh të shfrenuara
veç dëshirë e vargut të vetmuar
që sytë i gjakojnë për ty
flakë e pashuar
grua
tash nuk jam poet
kafeneshë të errëshme
as syshë të pangopur
që përkëdhel e përvëlon pa mëshirë
veç udhëtar në udhëkryqet e kësaj bote
që të kërkon Ty
grua
flakë e pashuar hirplote
ndaj
eja, moj, eja
flakë e pashuar e agut tim
35 - Sonte po të pres
( Kënga I )
Perëndeshë me zemër drite
sonte po të pres
le të çmendet bota tash
e imja do të jesh
ti o ti zjarr i pashuar
që më vlon n’brendi
ti je ajo që më duhesh
jeta ime ti
sonte po të pres
sërish po të pres
lëngun tënd ta thithë në buzë
e të t’puthë në gushë të t’puthë
ti më je yll i pashuar
buza jote zjarr
kur lind dielli në ty bie
trupin ti ma fal
eja,
po të pres
në shpirtin tënd t’selitem unë
e mandej të vdes, le t’vdes
36 - Kthehu e imja dashuri
( Kënga II )
Dhe në iksha kësaj bote
shpirtin kush s’na ndan
buzët e tua të zjarrta
të dehur më mbajnë
dhe s’njoh më veten time
shpirti im je ti
kthehu me legjendat
e imja dashuri
37 – Kush qetëson detin
Kush kuron dhimbjet e zemrës
detin e trazuar kush qetëson
gruaja
kepi i shpresës së vetme
38 - Dallgë
Sërish
dhe sërish
e virgjër është
gruaja
39 - E përndezura
Antikitetin mbart
largësitë që do vijnë
kohën mbars ajo
40 - Përherë
Gruaja
gjithësia është
në qiellin e saj t’përndritur
shtëpia ime yjore
41 - Kush ka gruan - zjarrin brenda ka
Ëndërroja gjithësinë kur ti më pushtoje
me puthje epshore dhe botën ëmbëltoje
oh sa dhembje ndieja sa shumë dashuri
shtatë diej t’i djeg zjarr më bëre veç ti
tash bota është një hiq e verbër pa sy
kur s’ndiej afshin tënd kur s’të kam unë ty
42 - Dëshirë
Gruaja është det
lumi jam unë
në dallgë deti dua të vdes
43 - Ji jeta ime, të lutem
Kush puth tash buzën tënde
e imja është tharë
tokë
det
e diell
dhe shpirtin tim kanë vrarë
askush nuk mund të të dashurojë
si unë
oh, vdekja ime!
44 - E diela do të lindë
Ferrit tejembanë do t’i bie
e tek ti do kthehem
e dashur
nën qepallat tua do ngrejë përjetësinë
i vetmi emër në buzët e mia Ti
dhe qielli e toka e dinë
sa shumë të dua
grua
flokartë moj trëndelinë
45 - Zhvarrimi i shpirtit
Kur shkëlqim i ftohtë i ditës t’ngulfat
në zemrën time të zhuritur eja sërsih
ajo të pret
të pret
të pret
pambarimisht të pret
dashuri
lotin si timin e ke
46 - Arsyeja
Në të pamundshmen
gruaja
vetë mundësia është
dhe pastaj
gjithçka ribëhet
vdekja vdes
47 – Fol
Ti apo ëndrra ishit mbrëmë
në shtratin tim
fol
zemra ime!
fol
Indiferneca mbyt
fol
zemra ime!
fol
të përgjërohem
zemra ime fol
fol dhe shëro plagë në shpirt
48 – Univers jete
Edhe pas vdekjes
do më ndjek fryma jote
afshi yt
në varr
përqafimin tënd do ndiej
jeta ime
Gjithçka është gruaja
drejtpeshim dhe ters universit
lufta për të cilën ia vlen dhe hareja
filozofia dhe letërsia…
ndërgjegjja jonë është
( gruan ) e personifikon me gjithë korpusin e asaj që ne e njohim si qenien pa të cilën bota s’bën dhe as që mund të ekzistojë, me gjithë korpusin e asaj që ne e njohim si kategori e së bukurës, me gjithë korpusin e ndiesisë siç janë emocionet, dhembja, shqetësimet etj.
Gjergji, padyshim që rrëmbehet nga personazhi që e njeh mirë, ashtu si edhe bota para tij ! Ndërkaq, ai nuk na tundon me këtë personazh, nuk na tundon as me figuracionet, as me gjuhën artistike, por me ndiesinë, me thellësinë e dashurisë, me respektin - moralin njerëzor, me vlerën dhe sidomos me shpirtin duke arritur që në një libër të vetëm - përkushtues prej 49 vjershave, të na e konkretizojë gjysmën e qenies sonë: gruan ! Gruan që në çdo kuptim real, është binomi i homo sapiensit në botën tonë. Prandaj, gruaja ka qenë gjithmonë dhe me gjasë do të mbetet ( ashtu si drita dhe liria ) personazhi më i pakonsumuar për të gjithë ne, dhe në veçanti për të gjithë ata që janë mjeshtër të fjalës dhe krijimit artistik.
Lehtësia e të bërit të këtij libri ( vëni re ) është thjesht mashtruese sepse, Sarë Gjergji ka bërë në fakt një portret të latuar me gjuhë subtile poetike, me ndieshmëri maksimale - shpirtërore, me dashuri të thellë artistike dhe fizike dhe me mjeshtritë e tjera që ka gjithë zanati i krijuesit serioz. Portreti ose personazhi, ju e kuptoni që është kaq real, i kudondodhshëm, konkret…! Por ky portret, rri dhe do të rrijë gjithmonë në sfondin më të bukur të mundshëm: në sfondin e gjysmës së jetës sonë. Ky, ndoshta edhe është mesazhi kryesor i këtij libri, të cilin mesazh, ne duhet ta honepsim me të gjitha përmasat reale dhe imagjinative që ka. Mbase, në përmasa të pambarimta…
Fehmi Ajvazi
Libra të botuar nga i njëjti autor:
„Golgotë“, Drita, Ferizaj, 1994
„Kontrast ngjyrash“, Prometheus, Graz, 1996
„Terapia e vdekjes – requiem për Kosovën?“, Martin Segoni & Ura, Gjilan, 2000
„Peizazh toke“, Eurorilindja, Tiranë, 2004
ASKUSH SI GRUAJA …………………………………………………….
1 – Prolog ……………………………………………………………………
2 - Gjithçka imja…………………………………………………………….
3 - Gjuhë shpirti……………………………………………………………..
4 – Përjetësisht ……………………………………………………………...
5 - Imazh zjarri………………………………………………………………
6 - Shpirti im………………………………………………………………...
7 – Çast……………………………………………………………………….
8 - Mall... ……………………………………………………………………
9 – Univers…………………………………………………………………...
10 – Torturë………………………………………………………………….
11 - Të falenderoj zot………………………………………………………..
12. Gjuhëmira………………………………………………………………..
13 - Dolli për gruan………………………………………………………….
14 – Meditim…………………………………………………………………
15 - Më fal dashuria ime …………………………………………………...
16 – Vuajtja………………………………………………………………….
17 - Kërko gruan ……………………………………………………………
18 - Askush si gruaja………………………………………………………..
19 - Liria e shpirtit…………………………………………………………..
20 - Përsiatje ………………………………………………………………...
21 – Përjetim…………………………………………………………………
22 - E përndritura ………………………………………………………......
23 - Lot i gruas………………………………………………………………
24 - Betimi i gruas…………………………………………………………...
PRANDAJ GRUAJA ……………………………………………………….
25 - Të pres…………………………………………………………………..
26 - Kudo me afshin tend…………………………………………………...
27 – Zjarrëmbël……………………………………………………………...
28 - E përsosura……………………………………………………………...
29. Mikja ime………………………………………………………………...
30 – Shpirtmira……………………………………………………………...
31 -Engjëllusha ime………………………………………………………….
32 - Prandaj gruaja…………………………………………………………
33 - Sot e nesër………………………………………………………………
34 - Dashuri e pambarim……………………………………………………
35 - Sonte po të pres ………………………………………………………...
36 - Kthehu e imja dashuri ………………………………………………...
37 – Kush qetëson detin……………………………………………………..
38 – Dallgë……………………………………………………………………
39 - E përndezura …………………………………………………………...
40 – Përherë………………………………………………………………….
41 - Kush ka gruan - zjarrin brenda ka……………………………………
42 - Dëshirë ………………………………………………………………….
43 - Ji jeta ime, të lutem……………………………………………………..
44 - E diela do të lindë………………………………………………………
45 - Zhvarrimi i shpirtit …………………………………………………...
46 – Arsyeja………………………………………………………………….
47 – Fol ………………………………………………………………………
48 – Univers jete ……………………………………………………………
49 – Epilog…………………………………………………………………...
Recension ……………………………………………………………………