Udhëpërshkrim » Gorica
Pëllumb Gorica: Ndenjat e poetit
E enjte, 29.09.2016, 07:31 PM
POEZI NGA PËLLUMB GORICA
NDENJAT E POETIT
Dritë të kaltra ndenjat
në gjoksin e poetit
i gëzon hareja,
si dallgët e detit.
Shpesh herë bëhen fjalë,
pastaj bëhen stuhi
ç’ jugë i ka trazuar
me emrin poezi.
Ah ndenjat e poetit
në botën e pa fund
si mistere deti
janë kudo, dhe askund.
GJURMË DROBITJE
Ndjej përgjimin tënd djallëzor
shikimin tënd shpotitës
shtigjeve me sy mëngjezor
imazhin gri të dritës.
Diçka që s’e ke parë kurrë
gjysëmhije a ëndërr e vrarë
e ngurtë, e zbehtë si një gur
në netë që ecin zvarrë- zvarrë.
Buzëqesh me ajrin përgjumur
i lodhur shpirti së enduri pritje
nga gjoksi nxjerr ëndërrën e venitur
dhe s’ndjen më drobitje.
SËRISH U KTHEVE
Prej kohësh sikur e kishe harruar
të kaloje urën e lumit si atëherë
ti erdhe në shpirtin tim të malluar
e mbolle në të veç erë.
Me copra kujtimesh si arna gjithkund
por mua më sillnin gëzim
e shkelëm barin e mbirë në këtë vend
dhe larguam përgjumjen trishtim.
Të sjellë shpesh herë në kujtime
me zemrën që ende rreh në gji
ata sy më ndoqën pas me dhimbje
dhe lindën tek unë shkëlqim të ri.
ÇAST
Duke të pritur atë çast ty
më përshëndeti një copëz qielli
tek ngrija lehtë-lehtë qepallën aty
putha një rreze dielli.
Pastaj mes dritës blu
iku ky iluzion sa hap e mbyll sytë
se si më shkoi ky çast i tëri flu
dhe dielli përreth meje u venit.