E premte, 01.11.2024, 12:14 AM (GMT)

Mendime

Ilir Çumani: O Zot, mësojua më shumë dashurinë!

E hene, 05.09.2016, 07:55 PM


O ZOT, MËSOJUA MË SHUMË DASHURINË..!

NGA ILIR ÇUMANI

Sot është një ditë e shënuar jo vetëm për të gjithë shqiptarët, por për mbarë njerëzimin. Është dita e shejntërimit të Nënë Terezës.
Sot, e gjithë bota drejtoi sytë, mëndjen dhe zemrën aty, në ceremoninë e shejntërimit në Vatikan. Aty ishin shumë shqiptarë...
Sot, kryeqendra e katoliçizmit botëror u pushtua me orë të tëra nga pjesa më e mirë dhe më krenare e shqiptarisë.
Atje në sheshin "Shën Pjetër", nuk munguan shumë prej protagonistëve të jetës politike shqiptare nga të gjitha krahët. Mes tyre edhe mëkatarë, por edhe të mbijetuar nga rregjimi i kaluar që me blasfeminë e zhytur në injorancën e verbër deri në agoni të plotë të rregjimit që lamë pas, e gjuajtën shejntërinë në gjallje të saj...
Sot, me praninë e tyre në këtë ceremoni, të krekosur, me veshje firmato dhe me lukun hipokrit, ata guxuan të vjedhin sado pak nga lavdia e shejntërimit të saj në këtë ditë, dhe mirë bënë.
Mbase, po të ishte gjallë Nënë Tereza, me zemërgjerësinë dhe bujarinë që e karakterizonte, do ti falte 1000 herë këta mëkatarë.
Ajo do t’jua jepte e para shansin për ti mbajtur pranë saj, me qëllim që të pendohen dhe të reflektojnë me shpresën për të kthyer sytë, mendjen dhe zemrën nga Zoti.
Pastaj do t’ju linte porosinë e njohur këtyre politikanëve mëkatarë të cilët e kanë lexuar dhe rilexuar sa e sa herë në librat e saj të shejntë, mbase të ulur edhe në poltronat e avionave carter apo në zyrat luksoze, por që për fat të keq ende nuk e kanë përvetësuar në kulturën, bindjen dhe vetëdijen e tyre humane e politike për shkak se janë marrë më shumë me veten, se me popullin që kanë drejtuar.
Ndaj Shën Tereza edhe atje ku ajo ndodhet, vazhdon dhe do të vazhdoj pa u lodhur  me mençurinë dhe urtinë e saj apostolike  ti apeloj  shkaktarët e vërtetë të varfërisë duke i kujtuar se:
"Nëse nganjëherë të varfërit vuajnë nga uria, kjo nuk do të thotë që Zoti nuk kujdeset për ta, por që unë dhe ju nuk kemi dhënë, pasi nuk kemi qenë një instrument dashurie në duart e Tij për t’u çuar atyre bukën dhe veshjen e nevojshme, pasi nuk e kemi dalluar Zotin kur ka ardhur sërish, i veshur në mënyrë mjerane nën petkun e njeriut të uritur, të njeriut të vetmuar, të fëmijës pa shtëpi dhe në kërkim të një strehe.
Jetojmë në një botë që vuan nga uria. Jo vetëm nga uria për një copë bukë. Por edhe nga uria për dashuri. Ka njerëz, të cilët ndihen të padëshiruar, të papërfillur, të harruar, të lënë pas dore. Ndërkaq ne jemi tepër të zënë, aq sa nuk kemi kohë t’i buzëqeshim njëri – tjetrit..."
E nëse ata nuk do ta dëgjojnë zërin e saj duke bërë një vesh shurdh e një sy qorr, atëherë Shën Tereza do të vazhdoj sërish të lutet e të lutet pa fund, duke thënë:
O Zot, mësojua më shumë Dashurinë..!

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora