E premte, 02.05.2025, 01:03 AM (GMT+1)

Mendime

Caka: Horra, Dardania nuk është shprehje gjeografike

E hene, 29.08.2016, 07:26 PM


HORRA, DARDANIA NUK ËSHTË SHPREHJE GJEOGRAFIKE

Nga Afrim Caka

Ju pyes:

- Cili është misioni juaj???

Sjellje e trurpëshme e Hashim pashës nga Drenica dhe Isa naçallniku nga Prapashtica.

Të thuash se kjo është një sjellje jonormale dhe e pahijshme, pak është. Të thuash se është absurde dhe paradoksale, nuk mjafton. Jo. Të thuash tradhti e hapur. Po. Kjo është diçka e paparë dhe e pa dëgjuar në botë. Një tradhti e rrallë!

Hapni sytë!

Ne jemi në pragun e fundit të këtij shteti, në buzë greminës, ndërsa udhëheqësit tanë rrinë ulur në salla mbledhjesh dhe shëtisin me makina e avion luksoszë. Si është e mundur që ne si popull, tejet i arsimuar – nuk sheh? Mbajeni në mend këto fjalë që po ju them. Këta do ta vazhdojnë deri në fund tradhtin kundrejt popullit të tyre me politik dhe me çdo mjetë tjetër në bashkëpunim të ngushtë me turqë e serbo-malazezë.

Siç e kam thënë edhe më parë, këta pushtetar surrogatësh filluan të shfaqnin karakterët e tyre të vërteta. I thurnin lavde vetvetës dhe armiqëve, me servilizëm dhe nëpërmjet parave, për të fituar mbështetjen e votuesve dhe kështu sigoronin përseri privilegjin të shtypnin viktimat, opozitën dhe popullin. Silleshin si shushunjë e vërtetë që ngjitej pas trupit të viktimës dhe nuk shqitej më. Kanceri nuk është asgjë më shumë se një qelizë e shëndosh që fillon të shumfishohet e të dal jasht kontrollit.

Megjithë indinjata popullore shpërthente shpesh kundër tyre. Zagarët e pushtetit turreshin me të gjitha mjetetët e dhunës mbi të. Kështu, kur Broja dhe drenicakët tjerë të ngusht dhe Prapashtica me shtatëdhjetë procese të hapura gjendeshin përseri ngushtë e në nevojë, për ta shpëtuar kokën ata niseshin t’u thithnin gjakun nga venat. “Dhe meqë ra fjala për hijenat”, thash këta duke zgjatur dorën imazhi i vjetër e i ri, ja ku është lukunia e hijena që e kanë rrethuar tashmë Dardanin e plagosur... dhe po e mbyllin rrethin me shpejtësi.

Kjo është e ardhmja që do t’i japim fëmijëve tanë?

Në rastin e tyre këta që quhen “princa të prontos”. Janë si një murtajë e vërtetë për kombin tonë. Për shkak tyre, kombi shqiptar nuk arrinte dot të çlirohej nga rreziku i murtajës drenicake dhe asaj serbo-malazeze. Natyrish që një gjë e tillë kërkonte që t’i kushtoheshim me të gjitha energjitë e përbashkëta të gjithë kombit. Një politikë e këtij lloji që, për vënienën në jetë të saj, kërkon çdo grimcë energjije të vlefshme nga ana e të gjithë shqiptarëve.

Për sa kohë vazhdojnë me historitë e vjetra. Një përpjekje që të mos ndodhte më e keqja, të miratohet një ligj që u hiqte të korruptuarëve të drejtën e zotërimit të gjithë pasurive që kanë. Nëse nuk ndërrmarrim një veprim të guximshëm, atëherë na piu e zeza...

Të denoncohet politika e tyre antikombëtare e zagarëve dhe e horrave në të gjitha nivelet shtetërore e ndërkombëtare, sidomos në “Bashkësinë Evropiane”, për politikën e tyre që rrezikon paqen e sigurisë së  Dardanisë. Me këtë rast i ftojë opinionin mbarëshqiptar, subjektet politike e jopolitike, që të jenë koishente për momentin kombëtar dhe të mobilizohen të gjitha forcat në shërbim të realizimit të interesave kombëtare e shtetërore, si dhe të flaken veprimet për qëllim përqarjes dhe dekompozimin e fuqisë kombëtare. Çdo shmangie nga përcaktimet kombëtare dhe kolaboracionizëm me armikun dhe tradhti ndaj çështjes shqiptare.

Sot nuk mund të tolerojmë përseritjen e dështimeve historike. Është tragjike kur Hashimi e Mustafa na përcaktojnë një fat të lig dhe tragjik, por është vetëvrasëse kur vetë e pranon atë FAT. Sot më shumë se kurr varet nga ne fati ynë, nga vendosmëria jonë për të përballuar sprovat e tashmes dhe tradhtit që na presin!... Vazhdimi i tendosjes ideologjike e pushtetore në skenën politike Dardane dhe mungesës e ndjenjës e përgjegjësisë historike për të ardhmen kanë thelluar krizën shpirtërore, morale e politike kombëtare. Mjerisht, kjo po ndodhs i rrallë në ndonjë vendë tjetër Ballkanit dhe, mjerisht, jo për herë të parë në momentet kyçe të historisë sonë kombëtare.

Por edhe Murat Meha nënpunës shtetëror më i pa moral, pa boshtë kurrizor dhe i pa rëndësishëm sillet në atë mënyrë sikur të kish pushtet mbi të gjithë Dardanin. Këtyre njerëzve u duhet hequr me dhunë kjo mundësi. Pushteti i bën këta zagar gjuetarë shumë të pangopur, lakmitarë, ata janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë vetëm që të kenë pushtet e lek. Për hir të pushtetit ata janë gati të shesin edhe bythen e shpirtat e tyre. Historia aktuale duhet të përfshijë vetëm emrat e atyre. Por historinë e vërtetë nuk e kanë shkruar asnjëherë. Historia e pas luftës përbëhet prej atyre që kurr s’kanë krijuar asgjë, por vetëm kanë shkatrruar, vjedhur e shitur, prej emrash tradhtarësh, servilësh e përulës. Kurse këta që kanë ngritur edhe kurthe për njerëzit e ndershëm dhe për këtë i quaj pushtetar-hipokrit.

Fjalë të rënda janë këto që Ju them unë o “vëllezërit” e mi “Murat çiklopi, Hashim pasha e Mustafa naçallniku”. Nëna Dardani është mësuar gjatë shekujsh që shumë bij të saj t’ia kthejnë shpinën nuk jeni Ju të parët, ndoshta e dhashtë Zoti do të jeni të fundit! Këta tre mund të cilësohen lehtësisht tepër proserbë e turqë. Ahtet pro dhe kundër këtij populli nuk ishin të rralla qysh në atë kohë para lufte dhe mbasë lufte.

“Hashim Thaçi e Isa Mustafa do të vdesin apo do të vetëvriten. Këte se di njeri... Këta persona janë përgjejgjës për tradhti, korrupsion dhe për vuajtjet e shqiptarëve në Dardani. Hashimi është si koloneli Kurc, misterioz diku në xhungël. Ai është zemra e errësirës. Për sa kohë të jetë hija e tij gjallë, si fantazma, do të ekzistoj një forcë e ligë shkatrruese. Me këte Thaçi e Mustafa mund të krahasohen me Esat Pash Toptanin, Ali Shukriun e Sinan Hasanin dhe pas vdekjes të varrosen pran varrit të Esatit në Paris... Nuk besoj të gjendet në botë një qeveri më e pluhurosur se qeveria e jonë. Nuk e di ç’më shtyu t’i shkruaja këto fjalë!!!”.

Natyrish, koha s’mund të jetë e njëjtë për të gjithë, secili personazh në këtë SHTET, qoftë ai president, kryeministër, deputet apo minister, ka lavjerrësin e vet para të madhit Përendi. Jeta e shqiptarëve ishte e zhveshur nga çdo gjë, ishte si një shfaqje teatrale, e rregulluar sipas qejfit të TYRE. Këta kanë frikë nga çdo gjë që është shqiptare, çdo gjë që jeton jashtë tyre dhe nga çdo gjë që është e ndryshme prej tyre. Dallimi është tepër i hollë në mes Thaçit e Mustafës, por është pa ai dallim që ka edhe modis mendjes dhe zemrës, modis logjikës dhe gjakut, ose, që është edhe më afërt, midis tradhtisë dhe shitjes. Krimi politik në Dardani nuk ka përmas. Këta nuk kanë hyrë në fushën morale të politikes, nuk kanë pasur kurr aksesë në të! E di të mos ndiheni të fyer, kur këta zyrtar kanë shkaktuar kaq dëme, ndonëse me vetëdije të plotë?

Dhe stili i horrave, këta që sipas një maksime të njohur është politikani i lig shqiptar, në këtë rast i bie të jetë morti. Për skenarin i poshtërimit, është enigma e dy zyrtarëve të lartë nga Broja e Prapashtica që nuk kanë shkëmbyer asnjëherë ide dhe çdo gjë e kanë shndërruar në pazare plaçkë tregu. Situata në të cilën jetojmë sot në shqiptarët është situatë tipike e krimit politik. Dardania e këtyre viteve pas luftës i ngjanë një teatri tragjikomik, ndërsa deputetët e PDK-ës dhe LDK-ës t’i kujtojmë si personazhe të tradhtisë, të një parlamenti të shkretë...

E, megjithatë, bëjmë gjumë të rahatshëm, ndërgjegjën e kemi të qetë, nuk e njohim fare ndjenjën e përgjegjësisë dhe ndodhë, madje, që edhe i thurim himne politikës sonë drenicake, malishevjane të urtë e paqësore që po jep rezultate kolosale! Dihet se kusht i domosdoshëm për sherimin e sëmundjes është diagnoza e sakt e saj. Pastaj vjenë terapija, që është shumë herë një proces i gjatë dhe i mundimshëm. Dardania e martirizuar na thërrët të mendojmë për të. Mos lejoni që humbim teritore që Dardanin ta përfshijë kaosi e anarkija. Demokracia nuk është anarki, as diktaturë e re. As kriza politike, ekonomike, as shitja e territoreve, as skamja materjale nuk i japin të drejtë Hashim Brojës e Isa Prapashticës të sillen në menyrë të pakontrolluar dhe të nxisë pasionet vëllavrasëse  në këto “orë të liga të historisë”.

Kam frikë se situata mund të degjenerojë në kaos nëse nuk bëjnë përpjekje për të disiplinuar vetën e tyre, për të hequr dorë nga tradhtia e hapur...



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx