E diele, 13.10.2024, 11:12 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: E shihni se ku na sollët?

E hene, 22.08.2016, 07:06 PM


E shihni se ku na sollët?

Nga Fahri Xharra

Maja e minares nga kartonin ( e rrëzuar ) në xhaminë e Velikincës

Është për t`u ardhur shumë keq që ata që ma sollën në këtë gjendje ku qeni nuk e njeh t`zone , tani janë në kurthin e situatës e cila vjen përditë e më shumë acarohet . Kjo çka ndodhi në Velikincë , ma kujtoi kohën e ish Jugosllavisë  kur serbët tentonin të luanin me “ ndjenja “ fetare me shqiptarët e besimit musliman.  Ndjenjat kombëtare as që ekzistonin , mu sikur në ditët e sotit. Serbët nuk kanë nevojë ta njollosin , rrëzojnë apo dëmtojnë bustin e Skënderbeut se atë e bëjmë vet ; por ata tani i janë  kthyer strategjisë së vjetër ; ta “lëndojnë “ shqiptarin e Kosovës duke ia prekur xhaminë. Kështu bënin edhe në  kohën e Jugosllavisë së vjetër .

Lajmet e djeshmit, lajmet që e “ irrituan” shqiptarinë mbarë ishin: “Një serb i Pasjanit i cili ka tentuar të dëmtojë sot minaren e xhamisë në fshatin Velekincë të Gjilanit, është arrestuar nga policia. Pas faljes së namazit në xhaminë e Velekincës së Gjilanit, ka ndodhur një incident. Sipas informatave, ai ishte serb ( Klan Kosova ) me problem psikike (??? )”

Thelbi shkrimit qëndron në këtë pjesë të lajmit :  “ Klan Kosova kupton që Policia nuk po guxon ta largojë atë nga xhamia, për shkak se jashtë janë tubuar shqiptarë e serbë.”  Ani çka që janë mbledhur ? Por mbledhja e tyre krijon përgatitjen për tollovi ndërnacionale në mes të shqiptarëve dhe  të serbëve ;të parët në mllefin islamik  do ta mundoheshin  që së paku ta grushtonin

“ kaurrin” se na preki në  “ndjenja të larta fetare “ , e të dytët   normalisht që nuk do të rrinin duarkryq.

Mirë , po ku e dinin serbët se çka po ndodhë në xhaminë e shqiptarëve ? Çka iu interesoi atyre prishja e minares ? Pse ata nuk iu frikuan ndonjë incidenti ndërshqiptar të Velikincës ?  Ku e ditën ata që rrënuesi është serb ? Thjeshtë , shumë thjeshtë  : e tëra ishte përgatitje !

Të vazhdojmë , këtu kanë dorë edhe ata shqiptarë musliman që bashkëpunuan . si mundi serbi pas faljes së namazit të futet në xhami dhe të ngjitet në minaret ? Koni i i xhamisë u rrëzua me duar të thata si  e bëri këtë ? S`ka logjikë . nuk e besoj që “ Tika” të kishte dertuar  një maje xhamie prej kartoni ? “ Elhamdyrilah” që përfundoi kaq lehtë se për ndryshe do të kishim pasoja tjera .

Dhe në fund , pse ndodhi mu në prag të ardhjes së Zv kryetaritamerikan Joe Biden në Kosovë ?

E shihni pra se ku na sollët , ju që na sollët në këtë situatë !



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora