E enjte, 03.10.2024, 08:12 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Xharra: Sikur të kishte heshtur Rilindja kombëtare?

E premte, 26.08.2016, 09:00 PM


Sikur të kishte heshtur Rilindja kombëtare?

Nga Fahri Xharra

Një pikë me rëndësi e të kaluares sonë  jo  aq të largët ; jo një pikë kohore por një bjeshkë e lartë e cila mbiu nga shqiptarët në kohën e duhur. Një mal i tërë i zgjimit kombëtar i cili edhe e ndërroi historinë , vazhdimin e së cilës nuk do të ia dinim sikur mos të ndërpritej heshtja shekullore , heshtja halucinative , heshtja letargjike  .

Po , sikur mos të kishim pasur Rilindje Kombëtare aso kohe , ç`do të ndodhte me ne ?

Nuk do ishim  ata që jemi . Do të kishim humbur si pluhuri i shkretëtirës që valvitet nga era pa e ditur se nga vjen. Do të shkruanin të tjerët se kishte qenë dikur një popull” barbar “ i    pa organizuar “ ,  “ i pa traditë “ , “ i pa rrënjë “ . Do të ishte folur për ne sikurse  për një  “gabim” të natyrës” dhe një “ mençuri “ e saj që na treti përfundimisht . Por, jo. Ne vazhduam të jetojmë , bukur si shumë me gjeografi të cunguar por me një histori që si duket edhe sot i tremb të gjithë ata që e dëshiruan zhbërjen tonë.

Sikur  Rilindasit të kishin heshtur , bota ( me dhe pa dëshirë ) do ta kishte mbyllur syrin  dhe do t`iu kishte bashkuar mendjes sonë harrestare dhe mohuese. Të flas direkt ; do të përfundonim si turq , si sllav dhe si grekë . Nuk pajtoheni ?

Ndjenja e jonë kombëtare  pas vdekjes së Skënderbeut ishte zbehur aq shumë sa që ne luftonim vetëm për mbi jetesë, dhe tokat tona, burrat tonë , bijtë tanë zhvateshin dhe përpiheshin  pa mëshirë .

“Shqipëtar,Shqipërin' e mori turku,  i vu zjarr! Shqipëtar, mos rri, po duku, shqipëtar!

Pesëqind vjet kemi rruar  me pahir, Lidhurë me këmn' e duar  me zinxhir!...Myslyman' e të krishterë  jemi keq! Të ngrihemi që të tërë,  djem e pleq!” Ishte thirrje, inshte këndellje mendore e Çajupit .

“U shkretove anembanë, Shqipëri,  se shqiptarët s'kanë  dashuri. Gjithë djemtë që ke qarë dhe mban zi,  për Morenë janë vrarë,  për Turqi! “ Po ,si u mendua që të heshtet edhe në kohën e zgjimit ? Ashtu po e duan edhe sot që” se shqiptarët s'kanë  dashuri” e të humbim në fushat e Azisë.

Dikur: “Zhvish rrobat e robërisë, memëdhè,  vish armët e trimërisë  se ke ne! “

Sot : “ Kthjellohu or i mashtruar , mos e ndjellë robërinë ! “

Naum Veqilharxhi (Naum Panajot Bredhi  ) fliste “ me dhembje për gjendjen tepër të prapambetur të popullit shqiptar. Këtë e shpjegon me pushtimet e vazhdueshme të të huajve, me ndryshimet politike e fetare, sidomos me "lënien pas dore të lëvrimit të gjuhës sonë kombëtare„. Ata shqiptarë që shkolloheshin nëpër vende dhe shkolla të huaja, shpesh mërgonin larg atdheut në vend që të ishin "mirëbërës„, etër e mësonjës të atheut e të kombit tonë.”

“Një komb mund të dalë nga mjerimi dhe prapambetja, kur të fillojë të lëvrojë gjuhën kombëtare. Gjuhën tonë ne duhet ta shkruajmë me "shkronja të veçanta kombëtare„, na mëson Veqilharxhi. Kështu, shpreson ai, edhe ne do të vihemi në rradhën e kombeve të qytetëruara.”

Mos më thuaj  selam alejkum , por shqip më dëshiro një jetë të gjatë!

Jeronim de Rada ,më 1840 ai botoi poemën e vet të dytë, "Serafina Topia„ e cila më tepër sesa një poemë dashurie, ishte një himn për bashkimin dhe vllazërimin e shqiptarëve. Censura burbone, duke kuptuar idetë liridashëse të librit, nuk lejoi qarkullimin e tij. Megjithatë, poeti vazhdoi rrugën e krijimtarisë, duke plotësuar "Milosaon„ me këngë të tjera, duke botuar, për herë të dytë poemën "Serafina Topia„ dhe tragjedinë "Numidët„(italisht). Në këtë periudhë De Rada u bë i njohur edhe jashtë kufijve të Italisë. Veprimtaria letrare nuk e largoi poetin nga politika. Baticat revolucionare të vitit 1848 e gjetën De Radën duke mbrojtur aktivisht pikëpamjet përparimtare përmes gazetës së tij "Arbëreshi i Italisë„. Shpërthimi i reaksionit të egër e detyroi atë të mbyllte gazetën e të tërhiqej në fshatin e lindjes "për të pritur kohë më të mira„. Megjithatë, poeti, nëpërmjet punës së vet, nuk e reshti veprimtarinë politike. Në këtë kohë ai iu kushtua më tepër çështjes kombëtare shqiptare. Më 1849, pas përpjekjeve aktive të De Radës, në kolegjin e Shën-Adrianit u vendos mësimi i shqipes dhe poeti u bë mësues is saj., po pas tre vjetësh u pushua nga puna për idetë e tij përparimtare “

Po sot  , kun a çojnë baticat e kohës?

Shikoni , Ndre Mjeda shkroi : “Pushoi murlani  Me duhi t'vet; Bylbyl i vorfën,  Çou mos rri shkret.” . Pos sot pse e harruam që pushoi murlani ? Pse e harruam murrlanin shumë të rëndë të historisë shqiptare ?

Sa ishte i përmalluar Filip Shiroka :  “Udha e mbarë se erdh pranvera, shko, dallëndyshe tue fluturue, prej Misirit n'dhena tjera, fusha e male tue kërkue; n'Shqipni shko, pra, fluturim,

shko në Shkodër, n'qytetin tim. |”

“O moj Shqypni, e mjera Shqypni,  Kush te ka qitë me krye n'hi? Ti ke pas kenë një zojë e randë, Burrat e dheut të thirrshin nanë.  Kur kriste pushka si me shkrep moti,  Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti 

Atëhër e thoshte Pashko Vasa , por sot po e them  jo vetëm unë :” Por sot, Shqyptari, pa m'thuej si je? Po sikur lisi i rrxuem përdhe,  Shkon bota sipri, me kambë, të shklet  E nji fjalë t'ambël askush s'ta flet. Si mal me borë, si fushë me lule Ke pas qenë veshun, sot je me crule, E s'të ka mbetun as em'n as besë;  Vet e ke prishun për faqe t'zezë. “

Vërtetë tronditëse !

Mos të harrojmë , se kohërat po përsëriten e sot bota qeshet me ne : “ Shqyptar', me vllazën jeni tuj u nda, Ndër nji qind parti jeni shpërnda; Ca thone kam fè ca thonë kam din; Njeni:"jam turk", tjetri:"latin" Do thonë: "Jam grek", "shkje"-disa tjerë,  Por jemi vllazën t'gjith more t'mjerë!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora