E premte, 02.05.2025, 04:57 AM (GMT+1)

Mendime

Zejdush Kastrati: Kur guximi, humanizmi... dominojne

E merkure, 24.08.2016, 07:00 PM


Kur guximi , humanizmi ... dominojne

Nga Zejdush Kastrati

Per gjithe  ata qe e kane pasion leximin,dhe kuptohet ,per ata qe nuk kane pasur rastin ta lexojne romanin”Zera nga  Cernobili”,te gazetares dhe shkrimtares se mirenjohur bjelloruse dhe  njeherit fituese e Cmimit Nobel per Letersi ne vitin 2015,  Svetlana Aleksijeviq,kam nje preference:Lexojeni se nuk do te pendoheni...

Me nje prezentim brilant te ngjarjeve qe ndodhen pas 26 prillit te vitit 1986,kur shpertheu  rekatori  ne centralin berthamor Cernobil,gazetarja e mirenjohur  bjelloruse,Aleksieviq, i ofron opinionit te gjere ngjarje e ndodhi nga kjo tragjedi kombetare,por edhe me permasa nderkombetare, ku mbi 2 milion banore  te ketij rajoni ,kane pesuar dhe vuajne pasojat e kesaj ngjarje.

Kur e lexon kete roman,eshte veshtire ta nderpresh e te mos e vazhdosh,por e veqanta eshte se  (une personailisht dy here  hoqa dore nga vazhdimi i leximit)  edhe mund te mos e vazhdosh leximin,apo ta nderpresesh me tutje ,meqe  ka momente  kur prezentohen ngjarje e ndodhi, dhe  shpeshehere   ngjarjet e paraqitura,    te tmerrojne, te friksojne, te dekurajone,te nxisin,te dhemb koka, te provokojne qe gjithesesi ta lexosh edhe  me tutje,te   bejne te solidarizohesh me viktimen,por edhe te urrejsh ne mase te madhe  aparatqiket e pushtetaret deri te zyrtaret e kuq te Moskes .

Ne kete liber gazetarja  dhe Nobelistja Aleksieviq, me punen  dhe hulumtimin e saj trevjeqar ne teren,ne kontakt me  puntoret e ketij centrali berthamor,ish zyrtar te larte te partise,mjek ,ushtare,fshatare e intelektuale,me persona qe kane perjetuar ne lekure e shpirt cfarojen dhe vdekjen e me te afermeve dhe me te dashurve te tyre ,i ofron botes tabllo dhe nje pasqyre  me te vetmin qellim,siq thot edhe vet autorja:”Cernobili eshte nje mister dhe njoll per shekullin 21...”.

Ne kete liber , na paraqiten me emer e mbiemra edhe mjeke e ekspert nga Institutet Berthamore te Bjellorusise,akademike.... qe kritikojne pushtetin qe nga niveli lokal e deri ne  ate qendror, andaj edhe Nobelistja  Svetllana,ne radhe te pare, me guximin dhe formesimin e saj politik e patriotik,perkunder kercenimeve, qe perjeton,permes ketij libri,dergon nje mesazh shume te forte gjithekund ne bote,per pasojat e politikajve dhe liderve te pangopur e te korruptuar, te cilet per interesa  e perfitime personale,jane ne gjendje te shkatrrojne edhe popullin e vet,siq paraqitet edhe  rasti i Cernobilit.

Cmimi Nobel ,per Svetlana  Aleksieviq eshte pak...,por mendoj, se cmimin me te larte, e ka marre  nga populli i vet dhe nga ata qe duan te verteten.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx