E hene, 29.04.2024, 08:10 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Të bashkuar në shënjtërimin e Nënës Terezë!

E hene, 05.09.2016, 08:31 PM


Të bashkuar, por jo të barabartë në shënjtërimin e Nënës Terezë!

Shkruan Florim Zeqa

Nga e mbrëmja e 3 dhe e diela e shënjtë e 4 Shtatorit 2016, u bë realitet thënja e vjetër italiane; "Tutte le strade portano a Roma", që në shqip i bie: "Të gjitha rrugët të çojnë në Romë", ku mijëra shqiptar nga të gjitha trojet shqiptare, mërgimtarët nga shtetet evropiane dhe gjitha kontinentet ia mësyen kryeqytetit italian, Romës, respektivisht sheshit Shën Pjetër pranë Selisë së Shënjtë-Vatikanit, për të shijuar nga afër çastet më kulmore të shënjtërimit të Nënës Terezë.

Mërgimtarët nga të gjitha anët, të prirë nga respekti dhe dashuria, krenaria dhe gëzimi, me ngrohtësinë e zemrës dhe shpirtin human, në mënyrë vullnetare pa llogaritur koston e shpenzimeve dhe gjatësinë e rrugës, në mënyrë vetanake dhe të organizuar u nisen drejt Vatikanit për të qënë prezent në ngjarjen më madhore të këtij shekulli, të papërshkruar me fjalë dhe fotografi, e cila vetëm mund të përjetohet me thellësinë e shpirtit.

"Sot u hap qjelli, shqiptarët i dhuruan botës shënjtorën "Saint Teresa " nuk ka gjë më të çmuar, nuk ka gjë më të bukur, e falenderoi Zotin që më dha mundësinë ta përjetoj këtë madhështi", ishte shprehur një nga mërgimtarët e ardhur nga SHBA-ja e largët.

Ky ishte vetëm një përshkrim i ndjenjës, që mijëra bashkatdhetar e kanë përjetuar në ditën e 4 Shtatorit në sheshin Shën Pjetër në Vatikan.

Për lexuesit e këtyre rreshtave, po e shkëpus një detaj interesant, që pak kush nga bota shqiptare e ka të njohur.

Nënë Tereza me rastin e marrjes së çmimit Nobel, me 11 Shtator 1979, shumën e ndarë për këtë çmim, që në atë kohë ishte në vlerë prej 6 mijë dollarësh, ajo nuk e pranoj për vete, por vendosi t'ua dërgoj të varfërve dhe të sëmuarëve të Kalkutës. Po ashtu Nënë Tereza refuzoi edhe darkën e mbrëmjes të organizuar me rastin e çmimit Nobel.

Kjo erdhi si shprehje e  vlerave humane dhe dashurisë njerëzore që posedonte shënjtëresha e parë shqiptare.

Të nisur nga ky fakt, eskortat qeveritare nga Prishtina dhe Tirana së bashku me përfaqësitë diplomatike, do duhej të deklaroheshin paraprakisht para nisjes për në Romë, se do të shkojnë me shpenzimet e tyre pa e dëmtuar buxhetin e shtetit, si shënjë bamirësie e solidarizimi, duke vendosur që shumën e llogaritur të shpenzimeve nga buxheti i shtetit t'ua ndajnë të varfërve, të sëmuarëve për shërim dhe njerëzve me nevoja të veqanta.

Bazuar në numrin e madh të zyrtarëve nga dy shtetet shqiptare, e në veqanti nga Kosova, shuma e shpenzimeve të tyre, duke filluar nga shpenzimet e udhëtimit dhe qendrimit dy ditor në Romë, drekat e darkat e shijëshme me pijet alkoholike dhe freskuese në hotelet më luksoze të kryeqytetit italian, që me siguri i arrijnë shifrat enorme.

Të paktën, në ditën e shënjtërimit të Nënës Tereze, ditën e ballafaqimit me vlerat hyjnore, ishte dasht që qeveritarët sikurse bashkatdhetarët të ndjehen të barabart në të gjitha aspektet, duke i lënë anash privilegjet që ua mundëson pushteti,...ashtu sikurse shqiptarët nga e mbarë bota, që nuk i ndau përkatësia fetare, por i bashkoi krenaria e të qënurit i njëjti gjak që kishte shënjtëresha jonë, e madhja Gonxhe Bojaxhiu-Nënë Tereza.

Nëse vërtetë liderët shtetëror, pjesëmarrës në ceremoninë e shënjtërimit të Nënës Tereze dëshirojnë t'u përmbahen prononcimeve të tyre publike, siq ishte ai i kryeministrit të vendit, po citoj: "Ne të gjithë duhet të marrim nga pak nga shembulli i Nënës Terezë...", atëherë ato fjalë të mëdha që i thanë duhet t'i demonstrojnë në  vepër, me mbulimin e shpenzimeve nga xhepat e tyre për vizitën e tyre në Vatikan.

Meqenëse kjo nuk ka gjasa të ndodhë, janë të obliguar t'i bëjnë publike aspektet financiare dhe numrin e eskortës qeveritare për vizitën që i bënë Vatikanit, pasi veq u deklaruan për pasurimin "shpirtëror" nga shënjtërimi i Nënës Terezë.

Dhe nëse vërtetë, e kanë lehtësuar aq shumë arkën shtetërore eskortat qeveritare nga vizita paraprake në Rio dhe kjo e fundit në Vatikan, atëherë liderët shtetëror mund t'i drejtohen popullit zemërgjër që po i mbanë në pushtet, përmes një aksioni humanitar me moton; "Ta ndihmojmë Qeverinë"!

E rendësishmja është se bota e civilizuar, në veqanti kombi ynë u pasurua me një shënjëtore me rrënjë dhe gjak shqiptari! Shënjtërimi i Nënë Terezës jep për të kuptuar dhe besuar se fisnikëria e shpirtit autentik akoma frymon dhe thërret si kushtrim për bashkim me njëri-tjetrin në përballje me sfidat e jetës bashkëkohore.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora