E premte, 29.03.2024, 08:22 AM (GMT)

Faleminderit

Sejdi Peka: In Memoriam për Bajazit Cahanin

E diele, 15.11.2015, 02:44 PM


IN MEMORIAM PËR BAJAZIT CAHANIN

Nga Sejdi Peka

Me 31 Tetorë të këtijë viti, pushoj së rrahuri zemra e Bajazit Cahanit. Në mes të dhimbjes dhe lotve të familjarve, miqve të tijë të shumtë, të demokratve nga të katër anët e Shqipërisë, u përcuall me nderime të veqanta për në banesën e fundit, poeti , gazetari sy patrembur, ish nismëtari i formimit të Partisë Demokratike dhe ish Kryetari i Degës PD në Rrethin e Kukësit. Lamtumirë miku im. Jeta është ndërtuar e tillë që edhe burrat e mbëdhenj vdesin. Nuk mundet të gjejë fjalë të tjera në respekt të mikut tim të pa harruar, mikut të demokratve, mikut të njerzve,  të intelektualve të Hasit dhe të Kukësit. Ishe ti miku im,  që gjithë jetën mbete njeri me zemër të madhe dhe të guximshme , një poet me talent të lindur. Me vdekjën tënde pushoj së rrahuri një zemër e madhe të dashurisë për Atdheun, i gatshëm deri në vetmohim në luftë për lirinë dhe demokracinë. Talentin tënd  prej artisti dhe poeti,  e la në hije regjimi komunist, ndërkohë kurë poeti shkruante pa pushim, poezitë e tjë mbeteshin si “këngët e pa këndueme të Migjenit”, për shkak të asaj lubie që quhej “luftë e klasave”. Regjimi ja vidhte poezitë e poetit, bënte skenarë filmash, por emri i tijë duhej të mbetej anonim. Në dëshprim, poeti shkruante vargje pa pushim, i këndonte lirisë, demokracisë për të cilën bëri aq shumë. -Po të më shihni rrugve të paqetë, dijeni diellin tim ma shanë. \Dhe po të shihni se diellin tim retë e kan zënë, kërkomëni mua. \Dhe po më gjetët dijeni për diellin tim kam rënë. \-Bajazit Cahani lindi në Cahan të Rrethit të Hasit, aty në këmbët e Pashtrikut plak, aty ku ndodhet një toponim legjëndë që quhet “Lama e Bogdanit” me 17. Korrik 1945. Shkronjën e parë të gjuhës shqipe e mësoj në fshatin e tijë të lindjes, për të mbaruar shkollën e lartë në mënyrë ekselente për gjuhë letërsi në Univesitetin “Luigj Gurakuqi”të Shkodrës. Më vonë do të punonte me shumë passion si mësues i Letërsisë Shqipe në shkollat e Rrethit të Kukësit, por duke parë aftësinë e tijë regjimi e lejoj të jepte mësim në Gjimnazin e Kukësit. Unë, të njoha miku im në ato ditë të vështira të luftës për shëmbjën e regjimit të diktaturës komuniste. Ishte dimri i ashpër i vitit 1991. Duke udhëtuar në borën e ngrirë fshat në fshat në Rrethet e Kukësit dhe të Hasit, edhe pse me shumë probleme me shëndetin, ti miku im nuk u lodhe kurrë për të shpërndarë sihariqin e madh tek njerzit “se në Tiranë ishte formuar Partia Demokratike, partia që do të përmbyste komunizmin”. U formuan seksionet e Partisë Demokratike dhe u bënë shumë, u bënë si lum, se njerzit i besonin fjalës tënde të zjarrtë. Kudo nëper natë na ndiqte kudo si hije ish sigurimi i shtetit komunist. Udhëtonim ashtu duke mbajtur njëri tjetrin, anipse Çapajev Taçi urdhëronte sigurimsat që në mbledhjet e PD, në gjoksin tënd ishin duke shënuar gati për t’u zbrazur pushkët snajpere. Eshtë mjaft për t’u çuditur se kurrë nuk e njohe frikën e vdekjes, se e deshe shumë jetën, e deshe lirinë dhe demokracinë. Ne demokratët nuk dimë që të mburremi, se luftën kundër komunizmit si një e keqe e madhe që i kishte ndodhur Shqipërisë, e konsideronim si një detyrë, si një amanet të atyre që kishin rënë në altarin e lirisë. Dhe ti miku im i tillë ishe. Ishte dimër 1991. Në Vlahën, aty ku masivi i malit të Pashtrikut zbarkon në pllajën e Hasit, në atë kohë ishte “zonë kufitare”. -Do të shkojmë atje të formojmë seksionin e Partisë Demokratike, -ishte këmbëngulja e jote. Atje duhej filluar shkallmimi I diktaturës, vrasja e frikës. Regjimi më parë kishte urdhëruar dhjetra forca policie dhe axhent civil të ish sigurimit për të na sabotuar krijimin e seksionit të PD nëpërmes terrorit shtetërorë. Njerzit ishin të friksuar. Na dolën përpara ushtarët e kufirit që të na ndalonin. Përballë shtrihej si gjarpër i zi “kloni i telave me gjëmba”që rrethonte fshatin. Por më parë kumboj zëri yt që u flisje njerzve. -Ky regjim barabar na ka rrethuar me tela me gjëmba. Shqipëria jonë ka mbetur sa një thupër dhe neve do shëmbim kët klon të mallkuar. -Njerzit dëgjonin, por edhe besonin. U mblodh fshati duke përshëndetur formimin e seksionit të Partisë Demokratike. Dhe nuk kaloj vetëm pak ditë kurë Et’hem Sokoli në krye të demokratve të Vlahnës, nepërmes plumbave që shtinin pa pushim ushtarët e kufirit,  i sulmuan telat me gjëmba të “klonit”. Data e 25 Marsit 1991 në Vlahën të Hasit, do të shënonte për të gjithë Shqipërinë shëmbjën e telave me gjëmba që regjimi komunist kishte rrethuar të gjithë Shqipërinë. I egërsuar, u vësul kundër Hasit ish Kryetari i Degës P. Brendëshme të Rrethit të Kukësit në atë kohë me një lukuni sigurimsash, për të arrestuar demokratët e Vlahnës. Por ishte bërë shumë vonë. Gjarpërit komunist i kishin rënë dhëmbët. Atje u gjënd Bajazit Cahani. -Hajdeni tek unë, unë jam ai që dëshëroj të kam varrin tim atje në majën e Pashtrikut. -Dhe ikën sigurimsat me bishtin ndër shalë. Dhe aty për aty,  në dritën e një llampe elektrike,  me ndriqim të zbehtë,  e shkruajti poezinë lapidare:

Has i dhëmbshur, \Më dhe djepin, \Unë fjalën ta ruajta, \Varrin pse s’ma jep, \Varrin tim pellazgjik, \Në majë të Pashtrikut e kam, \Aty në rrafshnaltë, \Në një lëndinë, \Aty kuvendoj lirshëm vetëm me Përëndinë. \Aty, ku Bogdani i madh foli shqip, \I veshur me diell,  i mbathur me hënë. \Dhe kaluan vitet miku im. Më duket se nga hallet e shumta të harrova ty miku im. E mendonim demokracinë tani më,  fitimtare kundër komunizmit. Nuk mundet që të harroja asnjëher fjalët e tuaja se ,  “Dëgjo miku im. Demokracia do të fitojë mbi komunizmin. Demokracia është si një pemë që duhët ruajtur shumë. Duhët ruajtur nga majmunët, se ata janë kafshë të tilla që asnjë pemë nuk mbjellin dhe as punojnë, por që të parët kacavirën në majë dhe hanë frutat duke e shkallmuar pemën për të cilën njerzit e mirë të Shqipërisë kan derdhur shumë mund dhe djersë”. Dhe të harrova ty miku im. Por, sa herë që lugati komunist skërmiti dhëmbët kundër demokracisë, në zgjedhjet Pralamentare dhe Lokale, të shikonim si një zgalem që çfaqej përpara nesh, dëgjohej hapi yt i rëndë dhe i vëndosur, që na jepje forcë dhe kurajo në luftën për mbrojtjën e demokracisë. Dhe sapo lufta fashitej, ti largoheshe krenarë për betejën e fituar. Largoheshe për t’u kthyer përsëri, për t’u kthyer sa herë “që diellin tënd retë e kan zënë”dhe ishe i gatshëm që për diellin tënd të jepje jetën.  Por aty më duket se mbeten majmunët, që vazhdonin të hanin me tërbim dhe të shkatërronin “pemën e demokracisë”. Lamtumirë miku im. Dëshira jote ishte që varri yt të ishte atje në Majën e Pashtrikut, që ti të kuvendoje lirshëm me Përendinë për hallet e Shqipërisë. Kam frikë të madhe shumë se shkove në amshim me zemër të lënduar se diellin tënd e zunë përsëri retë e zeza të lugatit komunist. Jetove si njeri dhe vdiqe si trim pa e njohur kurrë frikën. Ke lënë gjurmë që nuk do të shuhën kurrë. Ke lënë vllime me poezi dhe libra me vlerë për letërsinë shqipe, qindra shkrime dhe artikuj publicistik si Kryeredaktor i Radio Kukësit në vitet 1993-2006. Por vepra jote do të mbetet përjetësisht në fidanishtën që lanë pas shkrimtarët e mbëdhenj të plejadës së Krahinës së Hasit, vazhdim i veprës së Pjetër Bogdanit, Pjetër Zahrishtit, Pal Hasit, Andrea Bogdanit, Pjetër Mazrrekut. Qoftë i lehtë dheu i Shqipërisë për ty miku im.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora