E diele, 01.12.2024, 08:27 PM (GMT)

Faleminderit

Tefik Selimi: Mark Krasniqi është i gjallë ndër ne

E shtune, 05.09.2015, 05:24 PM


Akademik Mark Krasniqi nuk ka vdekur, por është i gjallë ndër ne…

Nga Tefik Selimi

Nuk munda të filloj shkrimin me të dëgjuar kumtin se ka ndërruar jetë Akademik Mark Krasniqi. Diçka që nuk i besova as lajmeve e as fjalëve të miqve. Ishte një shtangim trupi dhe nuk ma pranonte mendja se ky njeri na mungon. Isha pa fuqi për të shkruar. Prita pak dhe, kur më erdhi “fuqia”, ia fillova të shkruaj, por akoma nuk kisha besim. Por, me të marrë kumtin e vërtë se Akademik Mark Krasniqi ka vdekur, sikur pak i besoja vetës. Thosha, ai nuk ka “vdekur”. Ai jeton. Jeton dhe  vepra e tij jeton e s’vdes. Njerëzit e mëdhenj, nuk vdesin. Ata ndërrojnë jetën “tjetër”. Kjo është filozofia e jetës. Prandaj, ai është rreth nesh e me ne. Emri i tij është i madh. Ai ishte një engjull dhe një dijetar papërsëritshëm në jetë. Ishte i Shenjtë dhe shkoi në Shenjtëri. Sa dëgjova lajmet, gazetat dhe opinionet tjera, për “vdekjen” e tij, s’mundja ti besoja vetës se ai ka shkuar në botën tjetër. Ky njeri, i cili la një  mori veprash letrare, historike, shkencore, përkthyese, dokumentare e tekste të shumta shkollore për shkollarë e studentë, por edhe për lexuesit e ndryshëm, s’do të duhej të vdiste, por do të duhej të jetonte gjatë e më gjatë... Njerëzit vdesin kur nuk japin nga vetja. Njerëzit ikin në botën “tjetër”, kur lindin dhe emri i tyre mbetet i panjohur. Njerëzit lindin për t’mos vdekur kurrë. Njerëzit vijnë në këtë botë për ta shijuar, por edhe për ta ndryshuar “gjendjen” e tij. Ky njeri, Akademik Mark Krasniqi ishte dhe mbeti i pavdekshëm për kombin shqiptar. Ishte e mbeti një Institucion i tërë i dijes. Ishte e mbeti një figurë madhore e shkencës, i cili nuk  diti të lodhej e  as të ndalej nga puna, vetëm e vetëm  për ta quar popullin dhe  vendin e tij përpara. Ky shkencëtar i madh i dijes reflekton edhe kur ai ka ndërruar  jetë. Ky nuk ka vekur! Jo! Ky është gjallë! Asesi nuk pajtohem se ka vdekur. Kurrësesi! Te këta njerëz, vdekja s’është fjalë e fundi. Ai, ndonëse nuk jeton me ne në Institut, në përurime librash, në debate shkencore, në orët letrare, në ballë të institucioneve, madje daputet dhe udhëheqës i gazetave e revistave tona të çmuara, ai aty “është” i tëri. Aty merr frymë, aty bisedon me ne, sepse, ka ecim, vepra e tij na shoqëron, e cila përshpërit dhe na udhëheq drejt rrugës së dijes, të cilën na ka trasuar i madhi Akademi  Mark Krasniqi. Pse po e themi këtë?  Natyrisht, ai ishte i madh. I madh me dije, por edhe i  madhe me shkencë. Kurrë të keqes si ka thënë e mirë, por as të mirës nuk i ka thënë e keqe. Ishte në qendër të elitës së dijetarëve. Askend nuk e urrejti, por me veprat e tij, ai armikun përherë e ka urrejtur dhe s’ka dashur të  bashkëpunojë. I madh është Mark Krasniqi. Ai nuk ka vdekur. Nuk e pranoj. Kështu ma thotë zemra, por kështu ma thotë edhe mendja. Një intelektual i një kalibri të shquar me dije, ai nuk  vdes, por vetëm ndërrojn jetën “tjetër”! Pse jo? Kur e boti veprën letrare “Posta e porositun”, nuk pati e as s’ka lexues që nuk e ka lexuar këtë vepër për fëmijë, e cila ka mesazhe të “forta” atdhetare. Një  vepër plot elemente edukative dhe arsimore. Por, aty buron edhe madhështia e tij jo vetëm si krijues, por edhe si autori i guximshëm e trim. Kur gazeta kombëtare “Bota sot” shënoi 20-vjetorin e themelimit të saj, papanderur në ceremoninë e rastin në Prishtinë, në hotelin Grand, erdhi edhe Akademik Mark Krasniqi. Ishte një takim me Mikun e letrare, me shkencëtarin e madh të dijes, por edhe me një emër të madhe të jetës publike. Erdhi dhe u ul afër. E shoqëruan D. Zefi e ndonjë tjetër. Ishte ky njeri i madh i jetës publike e shkencore. E deshi gazetën në fjalë, sa, kur doli të flas Dafina  Xhemaj, drejtoreshë e gazetës, Akademik Mark Krasniqi, u mundonte që çdo fjalë të saj ta dëgjojë me vëmendje. Thoshte aty afër e më ze pak: “Ju falemnderit që më ftuat në këtë manifestim të gazetës. Unë e kam dashur fort këtë gazetë. Kjo ma përkujton jetën time si redaktor gazetash e librash. Ju sot më keni kthyer prapa në një kohë time rinore. Por, ajo që po më gëzon është  fakti se, më keni nderuar. Unë sot e ndjej vetën fort mirë. Unë gazetën “Bota sot” e lexoj dhe e ruaj. Urime dhe shumë suksese në të ardhmen…” Këto fjalë i përshpëriti aty afër nesh Akademik Mark Krasniqi, i cili ishte në mesin e shumë gazetarëve e bashkëpunëtorëve, të cilët e festuan 20-vjetorin e themelimit të gazetës në fjalë. Dhe, jo vetëm kaq. Miku im nga Prishtina, Sabit Jaha, mi tha këto fjalë kur dëgjoi për vdekjen e Akademik Mark Krasniqit. Ja fjalët e tij: “Me të marrë vesh kumtin se Akademik Mark Krasniqi ndërroi jetë, më 27.8.2015, ndjeva për obligim moral t'i them dy a tri fjali për shembëlltyrën e Njeriut gati Njëqind vjeçar, me të cilin që nga viti 1990 e këtej pata takime të shpeshta... Njeriu si Ju, Kolos Akademik Mark Krasniqi, vetëm mund të ndërrojë jetë, ndërsa i përjetshëm mbetet në jetë të jetëve, brez pas brezi me veprat e Juaja letrare, publicistike, tekstet shkollore, veprat shkencore, përkthimet e shumta, me të cilat krenohen shkollarët tanë plot gjashtë dekada, që nga filloristët e deri në Universitet. Ju ishit një Yll i qiellit tonë, që ndriçuat përherë dhe ikët si një meteor, duke lënë prapa Udhën e Dritës për shtegëtimin tonë, duke na prirë Ju Korife i Madhërishëm. Ju qoftë i lehtë Dheu i Kosovës, për të cilën dhatë shumëçka, më shumë se shumëkush! Të paçim borxh kujtimin për jetë të jetëve! S. Haha, publicist nga Prishtina. Ky mik e përkujtoi njeriun e këtij shekulli, i cili ishte e mbeti një Institucion. I tillë ishte dhe i tillë mbeti i pavdekshëm, Akademik Mark Krasniqi, njeriu i këtij shekulli. Ishte i tëri kombëtar, atdhetar, trim, urtak, por ishte edhe njohës i madh i dijeve, i cili, nuk la vend e kuvend pa reaguar për të vërtetën e shqiptarëve, të cilët, në kohënë e tij, pësuan dhe iu bën padrejtësi të mëdha. Kurrë nuk u gjunjëzua para armikut, por përherë doli fitues në kohët e ndera. Ky ishte njeriu ynë i paharruar, i cili nuk ka vdekur, por është i gjallë… Ai shkoi me të vetmën dëshirë: “Populli shqiptar duhet të  bashkohet, si një trung”! Ky ishte amaneti i tij i fundit.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora