Faleminderit
Nijazi Ramadani: Beqir Musliu – letërsia emri i tij
E diele, 14.06.2015, 10:19 AM
Beqir Musliu – letërsia emri i tij
Nga Nijazi Ramadani
Me veprën
e tij, mund të flitet për një rrumbullakim të artit si tërësi (poezi, prozë,
dramë, kritikë, publicistikë, etj.), duke i përthyer limitet tradicionale mes
gjinive, llojeve, zhanreve letrare, që ai arrin te Vegullia, si dhe me romanin
“Amullia”, i cili priti ta shoh dritën vetëm pas një çerek jetë njeriu. Beqir
Musliu gjatë viteve sa punoi, krijoi dhe editoi për revistën “Jeta e Re” me
Në çerekun e fundit të jetës së tij, ai i solli letrave shqipe edhe përmbledhjet me poezi “Sezamet” - ’72, “Parabolla” - ’76, “Darka e magjisë” - ’78), romanet “Vegullia” - ’79, “Mbledhësit e purpurit” - ’82, sikur edhe tri të tjerat të shoqëruara me tetë dramat, përmbledhur në librin “Shtrigani i Gjel-hanit” - ’89 dhe “Rrokullima” - ’90. Megjithatë opus të gjer të art-jetë-shkrimit Ai, ka ndërruar vetëm dhomën me 11 qershor 1996, për të cilin jeton vepra e tij. Pas vdekjes Beqës, iu botuan edhe shtatë veprat e tij, njëra nga ato vepra është edhe përmbledhja me tregime të dala nga prozat tregimtare, “Kori i gjelave të vdekur”, sipas përzgjedhjes dhe shijes artistike të atyre letrave që na i la në dorëshkrim, si borxh për t’ia botuar me amanetin e tij, nën përkujdesjen e Musa Ramadanit. Dhe, në mesin e atyre tregimeve është edhe “Arkivoli për Sadek Hadajatin”, (Jeta e Re”, 1996) në të cilin më së shumti reflektohet qenia e tij, krijuese, fati i shkrimtarit të përndjekur që fati i popullit të tij dhe kohës që jetoi, kujtojmë atë në shënim të ditë lindjes së tij që po e nderon Gjilani edhe sivjet.
Beqir Musliu ishte njeri i rrallë i letrave shqipe në gjysmë shekullin e kaluar
Me Beqir Musliu i Gjilanit, aso kohe, dëshira e krijuesve ishte ta pyesnin diçka, por, duke përbirë e përtypur fjalën për të satën herë që të flasim rreth artit.
Ndërkohë ndonjë varg, pa e hedhur fare në letër, ia tregoj atij, ndonëse, i druaj vetës për vargun... mos do jetë i mbyllur, mu ashtu siç ishim edhe ne vetë, për një kohë të pakohë. Thjeshtë nuk dëshiroja ta largoja nga meditimet e thella, sado që, si gjithnjë ai, ishte libër i hapur për të gjithë ne që dëshironim të ecnim në rrugën e letrave. Si i hapur, ai, nuk kurseu asgjë për të na mësuar ndonjë, diçka nga zanati i artit letrar, siç shprehej " ruajuni mos të dal përtej..." Shumë kush e pa si njeri i rrallë i letrave shqipe në gjysmë shekullin e kaluar. Shi për këtë, më vonë e përkujtova përmes vargjeve të shkruara te revista Fjala.., si njeri që ec me Shën Albanin..., i cili përballoi “karshi” regjimit të atëhershëm të viteve të ’60-të a, para Plenumit të VI-të, kur ia vunë prangat, atij dhe poetit, Rexhep Elmazit, ( i martirizuar) të prirë prej Adem Demaçit. Beqiri pastaj talenti e guximi iu bënë virtyt, në librin e tij, “Rima të shqetësuara” - ’65; poezitë Shqiponja mërdhezuni, Lulëkuqet e gjakut, dhe si autor i “Kurorës sonetare për Skënderbeun”, u përball me anatemën, dogmat, ndonëse më vonë i është ndaluar hovin te Plejada në numrin e shtatë të saj...
Vitet e ’70-ta i vazhdoi me frymën liberale, poemën “Vdekja e poetit në kurorën sonetike”, kushtuar poetit të martirizuar, Fazli Graiçevcit, kur mbet si një rob i fisnikëruar për të lënë edhe amanetin në frymën e tij të fundit, varrosmëni në vendlindje. Sa herë kam dashur të pyes diçka, e kamë gjetur në veprën e tij.
Çmimi letrar- Beqir Musliu’ 2015,...???
Kur jemi me rastin endarjes së Çmimit letrar “Beqir Musliu”, të cilin e ndan Kryetari i Komunës së Gjilanit, janë shpreh me emocione duke përkujtuar shkrimet e tij, të botuara në Revistën letrare dhe, ndihen të privilegjuar që u jepet çmimin letrar me emrin e “Beqir Musliu”. Njëri nga ata akademik Qosja, e kishte radhitur në “Antologjinë e (Poezisë) Lirike Shqipe”, Beqir Musliun, në mesin e 31 poetëve të tjerë, edhe pse ai atëherë ishte i ri diku vetëm 25 vite. që ai tha se e vlerëson si një krijues të madh, për të cilin kishte shkruar qysh në vitet 1967, duke parë se në shkrimet e tij, të cilin e cilësoi se kishte “cilësi dhe vlera dhe se dallonte nga të tjerët”.Qosja, e ka pas quajtur Beqir Musliun, krijues i gjithanshëm dhe figurë me dhunti të gjerë, i cili e ka vlerësuar lartë Gjilanin që po i jep vend të merituar krijimtarisë shpirtërore, pikërisht nga krijimtaria shpirtërore e krijuesve të ndryshëm të cilët paraprijnë me veprat e tyre të ngritën moralin shpirtërore të popullit, duke filluar prej rilindasëve e deri te Beqir Musliu, i cili edhe ai, e ka meritën e vet edhe në lirinë e pavarësinë e Kosovës. Qosja e ka pas cilësuar Musliun se: “Ai ishte nga të parët që bukurinë si kategori estetike e futi edhe korniza të errët (“Bukuria e Zezë” - ’68)”, duke i vënë bazat e një identiteti të përparuar të letrave shqipe. Shi për këtë, Rexhep Qosja me të drejtë e rreshtoi vazhdimësinë dhe këmbëngulësin dhe frymëzimin e tij prej shëmtive dhe kategorive negative njeriun mund të vijë në përfundim se kjo vërtet, është bota reale dhe më afërt me prirjen e tij krijuese ... Këtu duhet theksuar gjerësinë e problematikës, seriozitetin e meditimeve, shfrytëzimin e qëlluar të legjendave dhe të simbolikës kombëtare, mjeshtërinë e organizimit kuptimor në ërgjithësi(“Sezam”,R. Qosja). Emrat që fituan janë: Ali Podrimja, Sabri Hamiti, Visar Zhiti, Rexhep Qosja, Nehas Sopaj, Ramadan Mehmeti,..???
Emri
Beqir Musliu?
Beqir Musliu u lind në Gjilan, Kosovë në vitin 1945; vdiq më 24.06.1996, në Prishtinë dhe u varros në Gjilan.
Shkollën
fillore dhe të mesme i kreu në Gjilan, ndërsa fakultetin filozofik drejtimi i
gjuhës dhe letërsisë shqipe në Prishtinë. Gjenerata e Beqir Musliut në Gjilan
patën për ideolog të shkrimeve dhe të jetës politike Rexhep Elmazin, andaj që
në shkollë të mesme u mor në biseda informative dhe u
Shkrimet e Beqir Musliut janë të një niveli të lartë dhe përdorin me mjeshtri të madhe metaforat dhe simbolet, andaj mund të quhet edhe shkrimtar i simboleve.
Puna e tij kryesisht ka të bëjë me gazetari, publicistikë dhe redaktim të revistave. Së pari punoi si gazetar e redaktor në revistën “Zëri i rinisë", e pastaj edhe në “Fjala” të Prishtinës. Së bashku me disa krijues të gjeneratës së vet, sa ishte student, nxori dhe redaktoi revistën letrare “Plejada”, e cila arriti të botohet vetëm deri në numrin 6, sepse pushteti i atëhershëm, duke parë ndikimin e krijimtarisë letrare në masën e gjerë, nuk e financoi dhe e shantazhi për të mos u botuar. Më vonë Beqir Musliu ishte anëtar i redaksisë, e një kohë edhe redaktor në revistën “Jeta e Re”.
Beqir Musliu është prezantuar thuaja në të gjitha antologjitë e shkrimtarëve shqiptarë të kohës së tij e më vonë. Punimet e tij janë përkthyer në gjuhën frënge, angleze, spanjolle, italiane, arabe, gjermane, hungareze, rumune, turke, sllovake, maqedonase, sllovene, serbe dhe kroate.
Veprat – Poezi
„Rima të shqetësuara“ („Jeta e re“, Prishtinë, 1965)
„Lulëkuqet e gjakut“ („Rilindja“, Prishtinë, 1966)
„Skënderbeu ose shqiponja e maleve“ - kurorë sonetesh („Jeta e re“, Prishtinë, 1968)
„Bukuria e zezë“ („Rilindja“, Prishtinë, 1968)
„Sezamet“ („Rilindja“, Prishtinë, 1972)
„Parabola“ („Rilindja“, Prishtinë, 1976)
„Darka e magjisë“ („Rilindja“, Prishtinë, 1978)
Metafizika e Sfidimit
Mandragora
Klepsidra e Magjisë
Martirium
Magna Karta
Ekzodus
Kodeksi i Argasit
Prozë
„Vegullia“ - roman („Rilindja“, Prishtinë, 1979)
„Mbledhësit e purpurit“ - roman („Rilindja“, Prishtinë, 1982)
„Kori i gjelave të vdekur“ - tregime („Dukagjini“, Pejë, 2002)
„Makthi“ - roman („Faik Konica“, Prishtinë, 2004)
„Amullia“ - roman („Faik Konica“, Prishtinë, 2004)
„Krupa“ - roman („Faik Konica“, Prishtinë, 2004)
„Skërluta“ - roman („Faik Konica“, Prishtinë, 2004)
„Ndeshtrasha“ - roman („Faik Konica“, Prishtinë, 2004)
„Skënderbeu“ – poemë („Faik Konica“, Prishtinë, 2004)
„Orfeiana“ – Shtatë Libra Anatema - („Faik Konica“, Prishtinë, 2004)
Dramë
„Shtrigani i Gjel-Hanit“ – libër-teatër, tetralogji („Rilindja“, Prishtinë, 1989):
Unë Halil Garria
Faustiana
Ora e Kukuvajkës
Panari i Gjilanit
„Rrakullima“ II– teatër-libër, tetraptik („Flaka e vëllazërimit“, Shkup, 1990):
Murana
Kori i Korbave
Familja e Shenjtë
Antifona