Faleminderit
Kujtim Mateli: Dëshnicari që rrezaton mirësi
E premte, 05.06.2015, 08:01 PM
Nga e majta ne te djathte: Nuredin Nurce, Sadik Murraj, Kujtim Mateli, Maliq Vrekaj
Dëshnicari që rrezaton përkushtim,
sinqeritet dhe mirësi
Nga Kujtim Mateli
Është fjala për z. Nuredin Nurçe, një prej njerëzve më të spikatur të Dëshnicës, që me punën dhe dashurinë e tij për njerëzit, ka lënë gjurmë tek cilido që e ka njohur nga afër. Është shembulli i njeriut të devotshëm që e do vendlindjen dhe krahinën e Dëshnicës, që lufton për të nxjerrë në dritë historinë e saj, sidomos të dy shekujve të fundit .
U lind më 3 maj të vitit 1939 dhe u rrit në fshatin Goricë të krahinës së Dëshnicës. Në Sukë kryeu shkollën fillore dhe atë shtatëvjeçare. U largua nga fshati, në moshën 14-vjeçare për të kryer shkollën e mesme për specialist pyjesh në Tiranë e Kavajë. Në vitet 1959-1975 ka drejtuar Zyrën Pyjore të rrethit të Përmetit dhe më pas Sektorin Pyjor të Këlcyrës.
Ka qenë drejtues në ish-kooperativat bujqësore: Këlcyrë dhe Sukë, si dhe ish-Divizionin Ushtarak të Përmetit deri në vitin 1999, ku edhe doli në pension.
Ka përfunduar me sukses shkollën 3- vjeçare për filozofi.
1-Vepra studimore që i bëjnë nder krahinës së Dëshnicës.
Nuredin Nurçe nuk është vetëm një punëtor i palodhur, por edhe një studiues i mirëfilltë për krahinën e Dëshnicës. Në vitin 2004, botoi librin monografik me titull “Me Fizarmonikën e Shyqyri Selimit”, ku pasqyrohet puna plot talent e këtij mjeshtri, jo vetëm në krahinën e Dëshnicës, por edhe krahinën e Malshovës e në gjithë rrethin e Përmetit. Paralelisht me jetën personale të këtij mjeshtri të kulturës përmetare, tregohet dhe ai zhvillim i pamatë që mori kultura në trevën e Dëshnicës e në rrethin e Përmetit. Janë skalitur disa nga këngëtarët dhe grupet folklorike që i dhanë zë dhe hov jetës kulturore në Dëshnicë si: grupi i Harkëve në Vinokash, grupet e Sukës, Mërtinjit, Këlcyrës, Brezhdanit, Malëshovës, Pacomitit etj. Në libër gjejmë të pasqyruara vlerat e këngës përmetare të krijuara në shekuj, por dhe ato që u krijuan në ato vite e që mjeshtërisht i përcolli firzamonika e Shyqyri Selimit në festivalet e majit në Përmetit, e në festivalet kombëtare si në Gjirokastër e Elbasan.
Në vitin 2007, me rastin e 60-vjetorit të çeljes së shkollës fillore për herë të parë në Sukë, botoi me bashkautor Et’hem Kason, librin me titull “Etja për dije e kulturë në trevën e Sukës”. Një libër që ia vlen të lexohet e të studiohet jo vetëm nga banorët e fshatrave të Sukës, por edhe më gjerë, nga të gjithë banorët e trevës së Përmetit. Aty gjen të mishëruar, vit pas viti, punën e palodhur të mësuesve që shërbyen në shkollat e kësaj zone. Gjen aty, atë brez të shkëlqyer të fëmijëve sukiotë që me dijet e tyre rrezatuan në të gjithë Shqipërinë. Historia e zhvillimit të arsimit është vetë historia e zhvillimit të shoqërisë për të dalë nga errësira mesjetare e shekujve nën të cilën na la perandoria osmane, në dritën e dijes dhe të zgjimit tonë kombëtar.
Në vitin 2013, u botua libri “Nderim dhe mall për nënë Neslijen”, një libër monografik, me temën për nënën, njeriun më të dashur. Në epiqendër të monografisë është nënë Neslija, rreth së cilës nuk pasqyrohet vetëm jeta e një fisi, por aty është Dëshnica e shekullit që kaloi, me tradita e zakone të moçme sa vetë historia dëshnicare. Libri aq sa ka një vlerë dokumentare për të mos harruar rrënjët e fisit tonë stërgjyshor, aq ka dhe një vlerë artistike. Personazhet e kësaj monografie janë skalitur artistikisht dhe mbeten gjatë në kujtesë, ata janë ai banori i Dëshicës i shekullit XX që luftoi për pavarësinë e Shqipërisë dhe lirinë e vendit nga pushtuesit e huaj. Aty gjejmë dëshnicarin e matur e të mençur, por edhe luftëtarin që shkon drejt vdekjes... Aty është ai banori që nuk e braktisi asnjëherë vendlindjen, por edhe nizami e kurbetlliu që shkuan e s`u kthyen më. Nga ky libër ka se çfarë të mësojë shkrimtari për mënyrën e skalitjes së personazheve dhe folkloristi që kërkon thesaret e popullit tonë; historianit do t`i duket se ndodhet brenda një arkive dhe etnografit se ka marrë në dorë çelësin për të hapur portën e Mijëvjeçarit të Dytë të erës sonë.
Nuredin Nurçe ka përfunduar librin me titull : “Njerëz që përjetësojnë identitetin e krahinës së Dëshnicës” dhe ai tashmë, i printuar në pak kopje, ndodhet në duart e disa miqve të tij. Aty përfshihet një periudhë gati dyqindvjeçare që mbrin deri në ditët tona. Jepen të dhëna për njerëzit e shquar të krahinës së Dëshnicës që nga fillimet e shekullit të kaluar e deri në ditët tona; patriotë e luftëtarë, kuadro drejtues gjatë periudhës së LANÇ, si dhe mbas Çlirimit, me kontribute e vlera, heronj e dëshmorë të Atdheut, elita intelektuale dhe akademike dëshnicare, talente në krijimtarinë letrare dhe artistike, figura të shquara në kulturë dhe në sport me origjinë nga krahina jonë. Krahas punës së tij studimore, ka botuar shkrime publicistike si në gazetën “Dëshnica”, “Përmeti”, “Kushtrin Brezash”, revista “Pavdekësia” etj. ku pasqyrohen problemet e ndryshme me të cilat përballet shoqëria shqiptare në ditët e sotme.
2 Pyjet-mushkria e jetës në tokë
I rëndësishëm për opinionin publik ka qenë dhe puna dhe përkushtimi i tij si specialist i pyjeve në rrethin e Përmetit. Shoqëria është e interesuar për mjedisin e veçanërisht për pyjet, sepse ata janë një pasuri e madhe dhe një sektor jetik për njerëzimin dhe gjallesat në tërësi, sepse ato përbëjnë mushkrinë gjigande për filtrimin e ajrit nga gazi karbonik. Nëpërmjet tij kryhet proçesi i fotosintesës. Nëse nuk do të ekzistonin pyjet, nuk do kishte jetë, sepse bota do të ishte mbytur nga helmet e ndryshme që gjenden në rruzullin tokësor. Jo vetëm kaq, por edhe lënda e drurit që shërben për ndërtime të ndryshme, është e pazëvëndësueshme nga produktet e tjera.
Nga pyjet prodhohen medikamenteve farmaceutike e shumë nënprodukte të tjera. Pylli në vetvete përbën një organizëm të gjallë, që kërkon trajtim shkencor. Ai duhet mbrojtur dhe trajtuar, sepse ndryshe vjen duke u pakësuar. Prandaj, që ai të ketë jetëgjatësi, duhet shërbyer, pra kërkon edhe kujdesin e dorës e të mëndjes së njeriut. Dhe këtë mision e kryejnë specialistët e pyjeve. Në këtë armatë u rreshtua edhe Nuredin Nurçe, i cili u specializua në shkollën e mesme, teknikumin bujqësor, në vitet 1955- 1959
Në vitet
’60-të, ka qënë një ndër
specialistët e parë për pyje
në rrethin e Përmetit.
Kur e filloi punën, gjeti një ekonomi pyjore që vazhdonte të shkatërrohej. Me qindra ha.
pyje ishin shpyllëzuar për t’u
kthyer në toka buke, me mijëra
filiza të rinj ishin
prerë për shtylla miniere, sipërfaqe
të konsiderueshme, që nga Kiçoku e deri te Tri Urat, ishin
prerë për dru zjarri, por edhe
për qereste vend e pa vend,
sidomos pas ngritjes të kooperativave bujqësore, për ndërtim
ngrehinash për gjënë e gjallë,
dhe sa më afër rrugëve të komunikacionit. Gjithashtu, gjeti dhe
një personel pyjor me nivel
të ulët professional. Por megjithatë, ata me
ato dije e energji që kishin,
punonin me përkushtim për t`i mbrojtur pyjet
nga prerjet abuzive, aq sa
mundeshin. Përvoja e tyre i shërbeu
shumë teknikut të ri të pyjeve, z. Nuredin Nurçe. Së bashku luftonin për të bërë më të mirën.
Ata janë shumë, disa janë ndarë nga kjo jetë si: Spiro Tole, Fadil Jaçe, Vangjel Duka, Ilia
Nase, Lefter Kreci, Musa Musallari, Hajredin Xheli, Agron Kalaja, Novrus Muharremi, Hajro Çaushi,
Jaçe Yzeiri, Viron Naqe etj, por edhe ata që rrojnë sot si: Thanas Çiçolli,
Pali Pecollari, Selim Bejko, e shumë të tjerë. Ata që nuk kishin arsimin përkatës dhe që ishin në moshë të
re, pas
vitit 1961, u dërguan për t’u
kualifikuar në shkollën dy vjeçare
në Shkodrër, më pas u
përgatitën teknikë të mesëm dhe
inxhinier pyjesh. Në rrethin e Përmetit, në
vitin 1967, numëroheshin mbi 12
teknikë të ulët, shtatë të mesëm
dhe tre inxhinier pyjesh si : Lliko Londo, Jorgo Thomollari e Fuat
Aliu, me të cilët punoi disa vjet.
Pas vitit 1961, sektorit të pyjeve iu kushtua kujdes i
veçantë nga shteti i atyre viteve. U akorduan
fonde të veçanta për
krijimin e pyjeve
të reja, nëpërmjet
pyllëzimeve e përmirësimin e pyjeve të degraduar, pastrimin e mirëmbajtjen e
kullotave dhe sigurimin e ujit të pijshëm në to, sistemime malore (prita) etj. Njëherazi nxori ligjin e ri “Mbi
Pyjet dhe Gjuetinë”, duke përcaktuar e miratuar udhëzime e
rregullore të veçanta.
Pra, edhe personelit pyjor iu dhanë kompetenca më të plota ligjore.
Koha kërkonte ndryshime dhe kthesa filloi të bëhet qoftë në
mentalitet, qoftë në mënyrën e drejtimit dhe administrimit të pyjeve duke e vënë këtë pasuri mbi baza shkencore. Pikërisht, pas këtij viti,
filloi kthesa rrenjësore. U mbollën me
mijëra fidana pyjorë me aksione
të rinisë shkollore dhe fshatarësisë kooperativiste, por
edhe me fonde nga shteti.
U ngritën fidanishtet pyjore: në Përmet, Këlcyrë, Bredhi Hotovës e në disa kooperativa bujqësore për
sigurimin e fidanave
pyjor brenda rrethit, sepse më parë merreshin nga Korça, Elbasani, Berati, Lushnja
etj. Për herë të parë, në ato vite, u
mbuallën fidana të llojeve halor si:
pisha e zezë e egër dhe pisha e butë etj.
Mbi këtë bazë u krijuan
blloqe të reja pyjesh, siç mund të përmendim: Seden dhe Rrëzën e Lipës mbi Përmet, Morenën
përballë Përmetit, Bredhin
e Çarshovës, kodrat për
rreth qytetit Këlcyrë, Gryka e Këlcyrës, masivi pyjor përreth rezervuarit të
Vinokashit, Përrenjasin , Shullërin e Komorakut, çeltirat e Matërgovës dhe të Malit të
Ogrenit, që të gjitha të marra së bashku
kapnin një sipërfaqe mbi 1600 ha. pyllëzime
të reja në ato vite. Njëherazi, u
kryen përmirësime në pyjet ekzistues, kryesisht me
bredh e lisa. Përmendim
Pyllin e Bredhit Hotovë, ku me
ndërhyrjen e sektorit pyjor u pastruan
mbi 1200 ha. duke nxjerrë mbi
25.000 m3 lëndë druri nga pemët e rrëzuara e degët e thata. Në gjithë masivin e Bredhit Hotovë,
u ndalua kullota e gjësë së gjallë, nga ku u sigurua ripërtëritja natyrore e
tij me farë. U përmirësuan masive të
tëra me lisa si: Qarrishta
e Fratarit, Korijet në
fshatrat e Ballabanit, Bubësit,
Tënda e Qypit, në Kosovë, Gosnishtit, Lupckë,
Lajthishte e Ogrenit etj, duke u ricunguar apo me
prerje rralluese, ku këto
sipërfaqe llogariten mbi
3-4 mijë ha. Në ato vite u ngritën edhe dy godina për stacione pyjore:
njëra në Bredhin e Hotovës dhe
tjetra në Këlcyrë, ku u zgjidh problemi
i strehimit të personelit pyjor
për kohën që shërbenin.
3-Vështirësi e pengesa në zbatim të ligjeve.
Shkelësit
e ligjeve u përballën me guximin e z. Nuredin Nurçe për t`u ndëshkuar
pavarësisht lidhjeve që kishin me kupolën e partisë dhe të pushtetit në rrethin
e Përmetit. Mirëpo guxime të tilla nuk
janë pa pasoja, sepse strukturat e shtetit dhe të pushtetit nganjëherë, në vend
që të viheshin në mbrojtje të zbatuesve të ligjit, vepronin në të kundërtën,
mbështetnin shkelësit.
1- U proçedua Komandanti i Brigadës të Reparit Ushtarak Përmet, në vitin 1962, sepse urdhëroi prerjen e lëndës së ndërtimit në Bredhin e Hotovës, për nevojat e repartit, pa lejen e Organeve Pyjore. Proçesverbali u dërgua në Prokurorinë Ushtarake të Qarkut Gjirokastër, por u pezullua me urdhërin e Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të rrethit. Pezullimi u bë pa asnjë motiv ligjor, vetëm sepse ai ishte komandant dhe i zgjedhur në Byronë e Partisë së rrethit, kur dëmi llogaritej mbi 200.000 lekë të atyre viteve, që përbënte vepër penale….prandaj edhe duhej të ndiqej e dënohej konform ligjeve në fuqi.
2- Rasti tjetër ishte, kur z. Nuredin Nurçe kundërshtoi zbatimin e një vendimi të Komitetit Ekzekutiv, për djegien e 2000 ha pyjeve në zonën e Vinjahut etj., me pretendimin për t’i kthyer në kullota për blektorinë apo për të hapur shtigje për gjuetinë e derrave të egër. Këtë kundërshtim, z. Nurçe e bazonte në ligj dhe udhëzimet përkatëse, sepse nuk lejohej djegia e pyjeve, kur sipërfaqja ka veshje bimore mbi 30 për qind të saj. Kushdo i njeh këto pyje massive. Ky veprim i përgjegjësit të Zyrës Pyjore Përmet, z. Nuredin Nurçe, u konsiderua: “Tendencë për moszbatim të vendimeve e të porosive të pushtetit në rreth, të cilat flasin për papjekuri dhe mëndjemadhësi të drejtuesit të Zyrës Pyjore”.
Kur ai kishte fituar një përvojë të mirë në punën e tij drejtuese dhe rezultatet ishin mjaft të dukshme, organet e Hetuesisë dhe Prokurorisë së rrethit Përmet, në shtator të vitit 1966, duke u bazuar mbi thashethemnajën dhe intrigat e kurdisura nga ata njerëz që kishin vënë dorë mbi pasurinë pyjore, i ngrejnë një akuzë absurde duke e akuzuar se në pyllin e Bredhit Hotovë "ishin bërë prerje masive"
Do të gjykohej për shpërdorim të postit zyrtar dhe pakujdesi në detyrë. Gjyqet filluan dhe vazhduan disa muaj me radhë. Vendimi i parë : dënim me gjashtë muaj privim lirie, po kështu edhe vendimi kur gjyqi u përsërit për të dytën herë pas ankimimit…
Z. Nuredin Nurçe bën ankimim në organet më të larta të drejtësisë, në Gjykatën e shkallës së Parë të Qarkut Gjirokastër. “Peri” i akuzave erdhi duke u holluar… Rrëzohet akuza për shpërdorimin e postit zyrtar dhe mbetet ajo e pakujdesisë në detyrë. Duke parë se akuzat që ata ngrinin ndaj z. Nurçe po binin një e nga një, Prokuroria e rrethit Përmet kërkoi verifikimin e fondeve të planifikuara nga shteti që ishin përdorur për mbjelljet dhe objektet e reja në pyllëzime, përmirësimin e pyjeve, ndërtimin e lerave, të pritave malore etj.
Tre kontrolle financiare u dërguan për verifikim: i pari nga Ministria e Bujqësisë, i dyti nga Komiteti Ekzekutiv i rrethit dhe i treti nga Drejtoria e Pyjeve Gjirokastër nga ku kishin vartësi direkte. Nga të tre këto kontrolle nuk rezultoi asnjë shkelje financiare…. . Atëhere mbeti të përdornin gurin e fundit. U vu në lëvizje përsëri prokuroria e rrethit Përmet. “Të verifikohen edhe një herë dëmet e shkaktuara në Bredhin e Hotovës” , por këtë radhë nga një komision i përbërë nga specialistë pyjesh… !? Kështu vendosi Hetuesia dhe Prokuroria e rrethit. U caktuan në këtë komision inxhinierë pyjesh të cilët, të rekurtuar dhe të udhëzuar nga Prokuroria e rrethit, përgatitën një raport vlerësimi për dëmtimin në Bredhin e Hotovës, në zyrën e këtij institucioni, pa e shkelur pyllin e Bredhit, me një vlerë dëmi prej 300.000 lekë. E gjithë kjo vlerë, ngarkonte me përgjegjësi z. Nurçe dhe teknikun e sektorit të Bredhit Hotovë. Por edhe ky vlerësim…., u zhvlerësua. Në gjyqin që u zhvillua nga Gjykata e Qarkut Gjirokastër, me fakte dhe argumente u hodh poshtë ky raport teknikësh, duke e konsideruar si një dokument të manipuluar, pa fakte dhe argumente
Historia e gjyqeve vazhdoi mbi shtatë muaj Përfundimisht ajo u mbyll me një masë, me kusht… Të gjitha këto përpjekje djallëzore kishin synimin që të gjunjëzonin z. Nurçe në përpjekjet e tij për zbatimin e ligjit. Por ndodhi e kundërta.
4- Një kthesë e re në jetën e z. Nurçe.
Maj 1967. Emërohet Përgjegjës i Sektorit të Pyjeve Këlcyrë.
Me ardhjen në Këlcyrë, për z. Nurçe fryu një erë e ngrohtë. Këtu njerëzit ishin më miqësor dhe të respektueshëm. Ndoshta një pjesë e tyre ishin dëshnicarë, por edhe me ata të përtej Vjosës, u miqësua shumë shpejt. Punoi me të njëjtin pasion dhe energji për të bërë më të mirën edhe këtu. Dhe rezultatet nuk munguan…U pyllëzuan objekte me radhë, duke u ardhur në ndihmë edhe qytetarëve për zënien e tyre me punë, për çdo vit rreth 60-70 forca punonin në sektorin pyjor. U pyllëzuan kodrat përrreth qytetit të Këlcyrës. Të gjitha ato pisha janë mbjellë në ato vite. Gryka e Këlcyrës, nga një vend tepër i zhveshur, u kthye në një vend me bukuri të rrallë. Kjo Grykë, tashmë është mbushur me lokale shërbimi ku njerëzit gjejnë prehje në këtë natyrë tepër të mrekullueshme, ku fidanat e pishave luajnë me errërat e grykës dhe vizitorëve e udhëtarëve u mbush mushkritë ajri i pastër i këtyre anëve. Në këtë mjedis të mbushur me jeshillëk është ngritur edhe fabrika e ujit të pijshëm, me emrin “Trebeshina’’.
Më pas, për shtatë vite rresht, punon si drejtues në kooperativën bujqësore të Këlcyrës ku shfaqi cilësitë e tij si orgazizator e drejtues i aftë. Aty iu dha edhe mundësia të përfundoj arsimin e lartë 3-vjeçar, në fushën e filozofisë. Më pas shkoi në Sukë, në vendlindjen e tij. Për dy vjet rresht 1982-1983 e gjejmë si drejtues në koooperativën bujqësore të Sukës. Këtu së bashku me kuadrin drejtues të kësaj ekonomie bëri përpjekje që të bëhej më e mira. Për t`u përmendur është puna që u bë për vendosjen e ndërtimit të një rezervuari në territorin e fshatit Goricë, i cili pas përfundimit të punimeve, shtoi sipërfaqen e ujitjes në fshatin Goricë me rreth 80 ha., ndërsa në zonën e Luginës mbi 16 ha. Në fushën ekonomike pati rritje të rendimenteve në drithrat e bukës, grurë e misër, kurse në sektorin e blektorisë u eksperimentua për herë të parë që, nga një tufë me dele prej 100 krerësh, të merrej një rendimenti mesatar 100 kg qumsht për dele, etj.
Në vijim punoi në aparatin e drejtues të Divizionit në Përmet, për gati dhjetë vjet. Në këtë hapsirë kohore, u dekorua me Medalje dhe Urdhra Pune.
Në vitet e tranzicionit punoi përsëri në sektorin e pyjeve. Iu kthye zanatit. Ishte një kënaqësi e veçantë për të. Punoi për gati gjashtë vjet deri sa doli në pension. Në këto vite punoi në sektorin e pyjeve Petran -Çarshovë, por edhe dy vjet në Qendër.
Si njeri i punës pasionante, edhe kur doli në pension, nuk mund ta "vriste" kohën e lirë duke mos u aktivizuar me detyra shoqërore. Me krijimin e shoqatës atdhetare-kulturore "Dëshnica" aktivizohet për ngritjen e degës së saj në qytetin e Përmetit, duke u zgjedhur kryetar i saj. Në vitin 2008, kur erdhi me banim në Tiranë dhe deri më sot, është aktivizuar maksimalisht për mbarëvajtjen e punëve të shoqatës "Dëshnica", duke u zgjedhur dhe nënkryetar i kësaj shoqate. Në kuadrin e 10-vjetorit të krijimit të saj është shpallur : " Nderi i Shoqatës Dëshnica". Është zgjedhur dhe në forumet drejtuese të Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve të Shqipërisë për qytetin e Tiranës dhe kryetar i saj në njësinë Bashkiake nr. 6 të zonës së Kombinatit. Për punë të mirë është shpallur dhe nderi i kësaj organizate nga Kryesia e Përgjithshme e Familjeve të Dëshmorëve të Atdheut, në kuadër të 70-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë.
5-Një ngjarje e shënuar.
Në kuadrin e 70-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, 29 nëntorit 1944-2014 që mbetet një datë historike për popullin tonë, mblidhet Këshillit i Komunës Sukë për të vlerësuar disa nga bijtë e saj më të spikatur për vlerat dhe kontributin e dhënë gjatë Luftës dhe më pas saj. Z. Nuredin Nurçe, një nga bijtë e shquar të kësaj treve, nderua me titullin "Qytetar Nderi i Komunës Sukë" dhe u vlerësua me motivacionin: “Një ndër kuadrot më të devotshëm të zonës së Sukës, i cili punoi me përkushtim kudo që e caktuan, duke qënë model i njeriut të ndershëm, të urtë e korrektë e që u shqua për ndërtimin e mardhënive të sinqerta e të besueshme me njerëzit dhe respektin e dashurinë për vendlindjen’’ .
Ja se si e ka karakterizuar portretin e tij, z. Qazim Delilaj, sekretar i Komunës Sukë :
“Nuredini nuk diferencon njeri, ai i do dhe i respekton të gjithë njëlloj, ndaj edhe ata e respektojnë dhe e nderojnë të gjithë. Ai ështe një njeri që kurrë nuk ka krijuar probleme, por ka zgjidhur probleme. Është një njeri që karakterizohet vetëm nga virtyti miqësor e dashamirës. I mëson dhe i orienton njerëzit në nevojë se si t`i zgjidhin problemet që kanë. Nuredin Nurçja, ka një karakter universal dhe është shumë dimensional. Karakteri i tij, sjellja e tij, mënyra se si komunikon me të gjithë, përbën një model që ta imponon që, kur je me atë, të jesh si ai. Si i tillë ai e meriton një respekt dhe nderim të tillë si ky i sotmi. Biles, Ai, meriton më shumë”.
6- Në vazhdim të punës së tij studimore.
Nuredin Nurçe vazhdon të punojë e të krijojë. Ka përgatitur historikun e trevës së Sukës (Sukë, Goricë, Dervishas). Vazhdon të konsultohet me banorët e këtij fshati që të mundet të arrihet një botim që të ketë miratimin e të gjithë banorëve
Ka
gjithashtu në dorëshkrim librin me
titull: “Bashkëkrahinas”, për tre
figura të spikatura dëshnicare: Ramadan
Ismaili, Abaz Demaj dhe Et’hem Selfo.
Kelcyra, fotografuar nga kalaja antike