Faleminderit
Don Lush Gjergji: Oscar Romero - Martir i lirisë
E diele, 24.05.2015, 12:09 PM
OSCAR ROMERO (1917 – 1980), Martir
i lirisë dhe demokracisë
Nga Don Lush GJERGJI
“Të lumët ju kur t’ju shajnë e t’ju salvojnë dhe kur, për shkakun tim, t’i thonë të gjitha të zezat kundër jush, por në rrenë! Gëzohuni e galdoni, sepse i madh do të jetë shpërblimi juaj në qiell! Jo po, kështu i salvuan edhe profetët para jush!”
(Mt 5, 11-12)
“Nuk është e përndjekur Kisha, por populli. Meqë është Kisha në anën e popullit, edhe populli në anën e Kishës, ajo është pjesë e përndjekur me popull... Unë e di se lufta e popullit tonë është puna e së vërtetës dhe drejtësisë, edhe pse më urrejnë shumë në vendin tim për shkak se i mbroj të varfëritë dhe nëpërkëmburit... Pozita ime baritore më detyron të jem solidar me të gjithë ata që vuajnë, të mbështes çdo përpjekje drejt lirisë dhe dinjitetit njerëzor... Asgjë nuk është më e rëndësishme se sa jeta njerëzor... Pashkët janë thirrje e fitores. Askush nuk do të mund të shuajë atë jetë të cilën e ringjalli Krishti, dhe se askurrë nuk do të mund të ngadhënjejnë vdekja dhe urrejtja: Krishti është ngadhënjimtar!” - Oscar Romero
Oscar Arnulfo Romero u lind më 15 gusht 1917 në Ciudad Barrios, vend i vogël në Salvador, afër kufirit me Hondurasin. Familja e tij ishte e varfër dhe jetonte nga puna modeste e të atit; pranë shtëpisë së tyre të vogël kishin pakë tokë dhe bagëti. Me siguri se edhe Oscar do të vazhdonte traditën familjare, mirëpo ishte me shëndet të lig, i paralizuar qysh kur kishte vetëm shtatë muaj. I ati ishte telegrafist, kurse e ëma amvise. Osckari i vogël gati se në gjithçka trashëgoi të atin e vet në punë, mësoi të shkrim-leximin, të luante me flaut, ishte i mahnitur pas teknologjisë telefonike.
Nuk dihet pse dhe si hyri në seminar. Disa thonë se për këtë vendosën bashkëvendësit e tij, për të pasur mundësi ai të bëhet meshtar i tyre vendor. Të tjerët thonë se pranë dëshirës së prindërve dhe vendasve, edhe ai vet dëshironte të bëhej meshtar, gjithsesi i shtyrë edhe nga rrethanat e jetës dhe sëmundja... Një gjë është e sigurt: Zoti është shërbye me këto apo rrethana të ngjashme dhe e solli që t’i shërbejë. Shpenzimet e seminarit ishin të mëdha, kurse i ati nuk ishte në gjendje këto t’i paguajë. Për këtë Oscar ishte i detyruar të braktisë seminarin pas një kohe të caktuar, e të punoj si minator, me këtë t’i ndihmojë familjes, por edhe vetvetes. Puna e minatorit ishte shumë e rëndë dhe mjaft e rrezikshme. I riu Oscar, mendonte gjithnjë dhe e ëndërronte seminarin, mësimin, lutjen, meditimin dhe pikërisht shkaku i kësaj ishte mjaft i lënduar, pak edhe i dëshpëruar në jetë. Koha kalonte dalngadal dhe në monotoni...
Edhe kjo gjendje fatbardhësisht përfundoi mirë. Rektori i seminarit San Migueli kishte mirëkuptim dhe mëshirë ndaj familjes Romero, kështu që lejoi kthimin e Oscarit në seminar edhe atë pa pagesë. I riu ishte i lumtur me këtë shenjë të mirësisë, dashurisë dhe bamirësisë. Që të kthente disi këtë dashamirësi, ishte i angazhuar thellësisht në jetën e përshpirtërisë, në lutje, në mësim dhe ndryshim të sjelljes, në gjithçka. Ishte i gjithanshëm: luante në piano, shkruante poezi, lexonte, mësonte, organizonte jetën kulturore, ishte shumë i gjallë dhe i lumtur. Më në fund gjeti veten dhe thirrjen e tij të vërtetë!
Pikërisht kjo gjallëri intelektuale, sjellja e mirë shpirtërore dhe materiale në seminar, ishin “vizë” për studime në Romë. Banoi në institutin Latino-amerikan të cilin e drejtonin etërit jezuitë, kurse studionte në Gregorian. Roma do t’ia hapë edhe më tepër mendjen dhe zemrën dhe do t’i ofrojë përvojën e jetesës së përditshme të katolicizmit. Studenti i ri i teologjisë Oscar ishte tejet i lumtur, i dhënë pas studimeve dhe jetës shpirtërore, me plot përgjegjësi, thuajse gati edhe më tepër se moshatarët e tij. Në veçanti ishte i mahnitur me studimin e historisë së Kishës së San Salvadorit dhe i dashuruar në një mënyrë në thirrjen meshtarake.
“UNË JAM MESHTAR PËR VUAJTJE DHE PARAQITJE”
Lufta e Dytë Botërore nuk e kurseu as Romën. Gjatë Luftës më 4 gusht 1942 Oscar Romero realizon ëndrrën jetësore, bëhet meshtar i Kishës së Krishtit. Ja si e mendoi meshtarinë i riu, Don Oscar Romero: “Të jesh meshtar do të thotë para të gjithave të ndash kryqin e Krishtit dhe vuajtjen me popullin e Zotit... Vuajtja është sikur hija e duarve të Zotit e cila bekon dhe falë. Për këtë dhembja bashkon, i bënë njerëzit mes veti solidarë dhe i afron te Zoti... Unë jam meshtar për vuajtje dhe paraqitjen e jetës sime Zotit, Kishës, popullit, të gjithëve, edhe atë me dashuri...”
Me plotë
zell apostolike, me njohurive dhe përgatitje të mirë filozofiko-teologjike, por
edhe më tepër i pasuruar shpirtërisht, Don Oscar Romero kthehet në atdheun e
vet. Gjendja në
Don Romero u emërua shpirtëror ndihmës dhe sekretar personal i ipeshkvit, derisa miku i tij u emërua vikar gjeneral i ipeshkvisë. Me jetën dhe fjalët e tij publike, zemrën e tij të madhe dhe bujare, shumë shpejt fiton besimin e ipeshkvit, të klerit, të popullit, në një mënyrë bëhet apostull i të përvuajturve, të varfërve, mik dhe vëlla i të vuajturve.
Gjatë Koncilit të Dytë të Vatikanit, Don Oscar Romero është emëruar monsinjor dhe sekretar i Konferencës Ipeshkvore të Salvadorit. Kjo emërim e detyroi ta braktiste San Miguelin, ipeshkvin e tij, punën pastorale, në veçanti me rini dhe me familje. Më nuk ishte i ri, kishte 50 vjet, me plotë përvoja, por shëndet jo të mirë, megjithatë duke mos u kursyer asnjëherë. Në rrethin dhe detyrën e re erdhi në shprehje saktësia e tij në punë, këmbëngulësia në ndërmarrje katekistiko-pastorale, idetë e thella në mësimdhënie, përzemërsia dhe sinqeriteti i komunikimit me të gjithë.
Pas tre vjet pune (1970) është emëruar edhe Sekretar Gjeneral i Konferencës Ipeshkvore të Amerikës së Mesme, një obligim dhe detyrë e rëndësishme dhe e lartë. Mirëpo, ai edhe me këtë emërim nuk e “humbë kokën”, porse edhe më tutje mbeti krejt i thjeshtë, përvuajtur, i bindur se është i ftuar të shërbente në dashuri dhe nga dashuria në kërkim të së mirës së përgjithshme.
LUFTËRAT SHOQËRORE
Përzgjedhja dhe përcaktimi i tij ishin të pashmangshme, çështje ndërgjegjeje, edhe më tepër pyetje e fesë, bindjes, jetës, dëshmisë së krishterë. Ky përcaktimi i guximshëm do e sjell deri te martirizimi, do e bëjë bashkëpjesëmarrës të vdekjes dhe ngjalljes së Jezu Krishtit.
Selia e Shenjt njeh në mons. Oscar Romero-n njeriun e vlefshëm të Kishës dhe për këtë e emëron ipeshkëv ndihmës të San Salvadorit. Rrethanat shoqëroro-politike janë tepër të komplikuara dhe rrezikshme, ato kishtare të pasigurta, të ndara në dy rryma apo drejtime: njëra pro-shtetërore, tjetra popullore, me këtë anti-shtetërore.
Ipeshkvi i ri, është ende i pavendosur, mendon, mediton, lutet, do të dëshironte të këshillohej me të gjithë, të njohë sa më mirë realitetin, për të pasur mundësi që më mirë dhe lehtë të përcaktohet për qëndrim të drejtë dhe ungjillor. Disa shohin rrezik vetëm nga e majta, nga komunizmi, kurse të tjerët vetëm nga e djathta – diktatura e pasanikëve, të cilët e konsideronin veten të krishterë, mirëpo, fatkeqësisht nuk ishin të tillë edhe me jetë.
Në vitin
1974
Kleri në
pjesën më të madhe është me popullin dhe për këtë përjeton përndjekje të rënda
diktatoriale. Përndjekjet dhe vrasjet janë gjithnjë e më të shpeshta. Pesë
besimtarë janë të prerë nga grupet ushtarako-policore kombëtare në njërën nga
famullitë e tij.
ARQIPESHKËV
I MADH PËR
Në vitin
1977 Vatikani e emëron arqipeshkëv të kryeqytetit
Policia së shpejti reagoi dhe e “demaskoi vetveten” me vrasjen e atë Rutili Grande, mikun dhe bashkëpunëtorin shumëvjeçar të mons. Romero-s. Atë Rutili ishte njëri ndër meshtarët më aktiv dhe i dhënë në pastoralin e të rinjve dhe në mbrojtje të lirive të të varfërve. Ishte përcaktuar për parimet ungjillore: të jesh me Krishtin dhe popullin e Zotit deri në vdekje!
Mirëpo, edhe qeveria zyrtare kishte marrë qëndrim të fortë, edhe më tepër përndjekje Kishën, kërcënonte dhe paralajmëronte hakmarrje të reja...
Pas një kohe të shkurtër vritet edhe një meshtar dioqezian, Don Alfonso Navaro, në moshë 35 vjeçare, mik dhe mbrojtës i të varfërve. Vdiq si martir i madh i krishterimit, duke iu falur dhe lutur për vrastarët e tij.
Në
homilinë e varrimit
Në
angazhimet baritore ai ishte gjithnjë e më i guximshëm, ungjillor, i themeluar
në të vërtetën dhe dashurinë, në shërbim. Ja dëshmia e tij mbi Kishën: “Kisha nuk është e lidhur për ndonjë parti
apo organizata tjera politike... Pikërisht për atë se është e interesuar për të mira e përgjithshme e
njeriut, publikon vlerësimin e gjendjes së vendit, dhe për këtë kërkon
mbrojtjen e të drejtave të njeriut... Kisha është renditur në anën e atyre që
vuajnë, sepse dëshiron t’ju shërbejë të gjithëve, kështu që nga historia e tyre
të arrijnë te historia e shëlbimi... Kjo nuk është marrja me politikë, por
ndërtimi i Kishës, përmbushja e detyrave kishtare me fuqinë e identitetit
saj... Kisha lufton kundër mëkatit dhe kjo shoqëri duhet dëgjuar mësimin e saj
dhe të kthehet për të pasur mundësi të jetë e atillë çfarë kërkon Hyji.
Kisha në
ME POPULLIN DREJT LIRISË
Në ndërkohë, pas vdekjes së befasishme të papës Gjon Palit I ishte zgjedhur papa i ri Gjon Pali II, kardinal nga Polonia komuniste.
Papa Gjon Pali II i jep mbështetje të plotë pranisë së Kishës në Amerikën Latine. Në Pueblo më 27 janar 1979 kryeson Konferencën Gjenerale Ipeshkvore të Amerikës Latine, si vazhdimësi e Medellinë-s, por edhe si risi dhe angazhim i Kishës rreth pyetjeve shoqërore.
Martirizimi
i Kishës dhe popullit në
Në një
rast tha: “
Ja
dëshmia e çmuar e
“TË GJITHA I LËSHOJ NË DUAR TË ZOTIT”
Arqipeshkvi Oscar Romero gjithë e më shumë ishte i vetmuar dhe braktisur nga të tjerët, mirëpo ka qenë në “shoqëri të mirë” me Jezusin i cili vuan dhe vdes në kryq. Në këto kushte udhëton për në Romë, në Louvain, pastaj në Bruksel, në Paris...Dëshironte të fliste edhe njëherë, t’ju dëshmonte të gjithëve vuajtjen e Krishtit në popullin e tij. Gjithkund ishte i pranuar me nderime dhe popullaritet. Kjo vetëm sa ia shtonte dhembjen e tij që “gati askush nuk po bënë asgjë për 5 milionë salvadorianë, që të kenë mundësi disi të dalin nga ky ferr i padrejtësisë...”.
Në një predikim disa ditë para vdekjes ai ndër të tjera tha: “I krishteri gjithmonë duhet të besojë, e të besosh në të vërtetë do të thotë të shpresosh. Ne kemi bërë disa përpjekje që të përmirësohet shoqëria, që të largohen padrejtësisë... Me siguri se Zoti do të shpërblen çdo përpjekje në këtë drejtimi. Ka ende shumë punë. Të gjitha i lëshoj në duar të Zotit!”
Në prag të festës së Lajmërimit, më 24 mars 1980 arqipeshkvi Oscar Romero u përgatiste për kremtimin eukaristike në kapelën e spitalit. Ishte lutja e Mbrëmsorjes dhe mesha private, ku vijnë aty këtu ndonjë besimtar nga populli. Arqipeshkvi mbajti një predikim të shkurtër, ku ndër të tjera tha edhe këtë: “Askush nuk është përjetësisht i fuqishëm... Sipas besimit katolik e dimë se këtë moment buka do të shndërrohet në Trupin e Zotit tonë, i cili paraqitet për shëlbimin e botës, dhe vera në këtë kelk në Gjakune Tij, i cili qe çmim i shpëtimit tonë...”
Me flijen e Krishtit ka bashkuar edhe ai jetën dhe vdekjen e tij. Nga dora armiqësore arriti plumbi i cili e goditi dhe rrëzoi për toke, të mbuluar në gjak, pranë altarit, gjatë meshës. Ishte ky akti i fundit i dashurisë për Martirin e Amshuar – Jezusin, për Kishën e tij, për popullin e Zotit, për shërbim në dashuri, për falje dhe drejtësi.
U ndal së rrahuri zemra e tij, mbylli sytë, gojën, veshët, u ftoh dhe iu ngurtësuan duart, këmbët... Mirëpo, gjaku i derdhur, jeta e flijuar gjithnjë flasin dhe dëshmojnë edhe më fortë, paralajmërojnë , thërrasin, inkurajojnë dhe presin përgjigjen tonë...
Zoti “vonon”, por nuk harron... Pas viteve të tëra të hulumtimeve, dëshmive, dokumentimeve, së fundi Kisha Katolike në krye me Papën Françesku, nga Amerika Latine, si edhe i Lumi Oscar Romero, më 23 maj 2015, natën e Rrëshajëve, shpallet i Lum, për t’u lutur dhe nderuar në Kishë dhe në botë. Ai ishte dhe mbetet Martiri i lirisë dhe demokracisë, shembull i qartë flijimi dhe dhurimi, guximi, që i vinte nga feja – Jezu Krishti, dhe dashuri – frymëzimi, që e merrte nga prania e Shpirtit Shenjt.