Faleminderit
Ramiz Dërmaku: Baki Ymeri - oksigjen i mërgatës
E diele, 26.07.2015, 12:15 PM
Prezentojmë, ambasadorin e kulturës shqiptare në Mërgim z. Baki Ymeri
Baki Ymeri është oksigjen dhe maraton i mërgatës shqiptare
Nga Ramiz Dërmaku
Një fjalë e urtë e popullit thotë , Gyrbeti është
një plagë e rëndë , është një zjarrë që
të djeg, është një mall, është një
breng e cila nuk largohet dot nga
mendja.
Aurelia e cila lidhi jetën me shqiptarin e malësisë së Sharrit, të cilit i dhuroi katër fëmijë: Mavruzin, Skënderin e ndjerë, Bakiun dhe Safien që tashmë mban një emër të ri, Diana Voka. Të shumtë janë ata që e njohin këtë familje për virtytet e larta që e karakterizojnë, megjithatë, do kisha dëshirë të bëja një përmbledhje më të detajuar, jo vetëm për personin që i ka dhënë dhe i jep vazhdimisht vlera artit shqiptar, por edhe për përforcimin e urës së shëndetit ndërmjet dy vendeve, duke vendosur urën e pathyeshme të artit ndërmjet letërsisë shqiptare dhe asaj rumune
Titulli i këtij shkrimi,"Rrnoftë Shqipëria dhe na ndihmoftë Perëndia", që vjen nga kujtesa e kohës, së cilës dikush duhet t'ia heqë e t'ia fshijë pluhurin e harresës për të nxjerrë në dritë të vërtetën. Zbulimi i jetës sociale, politike apo kulturore individuale të shqiptarëve, mbështetet në një të vërtetë të madhe, në një realitet të pamohueshëm, mbi të cilat njohim të vërtetat historike të një kombi të lashtë sa vet njerëzimi. Vetë titulli i këtij shkrimi,"Rrnoftë Shqipëria dhe na ndihmoftë Perëndia", që vjen nga kujtesa e kohës, së cilës dikush duhet t'ia heqë e t'ia fshijë pluhurin e harresës për të nxjerrë në dritë të vërtetën. Zbulimi i jetës sociale, politike apo kulturore individuale të shqiptarëve, mbështetet në një të vërtetë të madhe, në një realitet të pamohueshëm, mbi të cilat njohim të vërtetat historike të një kombi të lashtë sa vet njerëzimi. Theksoj se ky titull që është sa domethënës dhe po aq historik, që shërben si thirrje, e cila vjen deri sot si një bekim, u shkrua me shkronja të arta dhe u qëndis nga dora e një gruaje, me dhëmbshurinë e një nëne që lindi bijë dhe bija shqiptarë. Ajo ishte lindur shqiptare. Në genet e saj nuk kishte gjak shqiptar, por ajo (Nëna Tzerezë) e deshi kombin shqipëtarë e deshti Shqipërinë sa deshi edhe tokën që e lindi.
Eh, fati i shqiptarit! Fat i paracaktuar nga hijet gjakpirse, skllavëruese e sunduese të të huajve, që për shekuj e robëruan këtë komb vital, duke i mohuar rrugën e lirisë dhe të zhvillimit. E ndanë dhe e përçanë, e bënë copa-copa mes shteteve fqinjë, duke e shndërruar si kurban për Bajram apo si flijimi për Pashkët.
Eh, ç'mëkat dhe krim kanë ndjekur ndaj një kombi autokton! Dhe shqiptari, që më mirë pranon vdekjen me nder, se sa të jetë skllav në shtëpinë e tij, i huaj në truallin e vet, pa pronë në tokën mëmë në pragun e stërgjyshërve të të parëve pellazgo-iliro-trakë, mori rrugën e mërgimit.
Mërgimi, ah, mërgimi, kjo plagë e rëndë, e shkaktuar jo nga plumbi, por nga malli i zhuritur, për një gurë e për një dru, për gurgullimën e përroit e për një shpat mali, për flladin detar apo për murlanin, për diellin që ngroh shpirtin e atdhetarit, për një serenatë a një polifoni labe, për çiftelinë a cylën dyjare, për vatrën e tymin në oxhaqe, për brumin që vjen në magje, për drynët e ndryshkur që mbyllën sa e sa pragje, për vajzat dhe djemtë lastarë që ta bëjnë shpirtin behar. Eh, në kurbet për çfarë nuk ke mall?! Për atë të shtrenjtën tokën time, për një fjalë të ëmbël shqipe.
Sa dhembje dhe sa lotë janë shkaktuar nga koha? Sa baltë u hodh mbi shqiptarët e vërtetë? Të gjorët arbër! Kur menduan se fituan lirinë, shqiptarët kaluan në një sistem tjetër diktaturë komuniste, ku lufta e egër e klasave, me persekucionin e tmerrshëm e të pashoq që zbatoi, shkaktoi plagë të rënda e të pashërueshme që dhe sot kutërbojnë era krim makabër, kufomë dhe gangrenë. Ata që mundën t'i shpëtojnë ferrit komunist, morën arratinë. Por duhet guxim dhe kurajo për të folur për këta njerëz që ia kushtuan jetën kombit dhe atdhetarizmit, që koha e egër të mos i varros dhe të mos i fshijë e t'i marrë zvarrë. Kurrë nuk mund të ringjallen më mirë se tani, në këtë vit jubile, të 100 vjetorit të Pavarësissë sonë kombëtare, vlerat e mohuara nga ditëzinjtë. Secili nga ne ka lexuar për jetën e dhimbshme të bashkëkëmbasve jashtë atdheut, për punën dhe përpjekjet për çështjen kombëtare të të gjithë mërgimtarëve. Të punosh dhe jetosh në kushte të tilla në një regjim diktatorial, është guxim dhe trimëri.
Z. Baki
Ymeri është njëherësh njohës i një numri të konsideruar gjuhësh të huaja, autor
i qindra artikujve mbi diasporën shqiptare, zbulues thesaresh të shoqërisë
Drita, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, prezent në disa antologji
poetike, laureat mirënjohjesh të ndryshme, i nominalizuar nga Instituti
Biografik Amerikan (