Faleminderit
Azem Parllaku: 27 vjet pa poetin martir
E diele, 09.08.2015, 07:55 PM
27-vjet pa poetin martir
Nga Azem Parllaku
Havzi Nela, mësuesi e poeti kryengritës kuksian, përmbyll kalvarin e gjatë të persekutimit mizor që i janë bërë kësaj treve e konkretisht zonës “Dollovisht”.
I lindur më 24 Shkurt 1934 në fshatin Kollovoz, në jetëshkrimin e tij për nga veçoria që e karakterizon përbën një rast unikal, ku vihen përballë njëra-tjetrës njerëzorja me dhunën, shpirti prej demokrati me diktatin komunist, liria me litarin.
Djaloshi
nga Kollovozi gjithësesi që në moshë të re, i ndikuar dhe nga varfëria e
tejskajshme e familjes së tij dhe të tjerave përreth saj, do të gjej më të
mundëshmen për t’iu kundërvënë këtij fati. E më e mundëshmja ishin, arratisja
për një jetë më ndryshe, ishin ato shënime në disa fletore, që askush përveç
tij nuk mund t’i
Pse jo;
që në rininë e hershme Havziu,
Njeriun të cilin liria e deshi ta kishte martir e karakterizoi ndjeshmëria ndaj saj dhe urrejtja ndaj një bote dhe kohe ku vetëm liri nuk kishte. Me kurajon e një njeriu të thjeshtë por shpirtmadh ai dalëngadalë do të identifikohej si qëndrestar i papajtueshëm me sistemin që e përndoqi dhe e vrau.
“Jo
shokë; ky popull është i sëmurë dhe të sëmurit tre gjilpëra njëherësh nuk mund
ti bëhen”, kështu tha Havzi Nela në një prej takimeve më popullore në
Shishtavec të Kukësit, takim në të cilin në rend të ditës ishin kolektivizimi,
prishja e xhamive dhe ndërrimi i veshjes tradicionale të grave në zonë.
Sigurisht që për kaq sa
Pasi
Ndërsa
sapo kishte folur në takimin e Shishtavecit, mësuesi dhe poeti e
Novosej,
fshati ngjitur me Kollovozin masivisht i’u kundërvu betejës për kolektivizim.
Kur në atë kohë i’u raportua Enver Hoxhës për kooperativat në veri, ndër të
tjera u tha se “Berlini
Studiuesi i përkushtuar Petrit Palushi i cili ka mbledhur dhe botuar një pjesë të krijimtarisë së Havzi Nelës ndër të tjera veçon “Krimi ndaj Havzi Nelës, ndaj njeriut me shpirt të ndjeshëm lirik, mësuesit, poetit, veprimi i mizortë i diktaturës ndaj tij m’u në prag të shpërbërjes dhe dekompozimit të saj, është pa dyshim, një nga dëshmitë më tronditëse se si mund të vepronte diktatura mbi njeriun që kërkonte liri dhe integritet, ndërsa, në tjetrën anë, është paraqitja e përnjëmendtë e fytyrës së terrtë të saj dhe një nga aktakuzat më të ashpra ndaj një regjimi primitiv nga më të egrit në Evropë”.
Në vitin 1986 ai pasi vuan plot 19 vjet heqje lirie, nxirret nga burgu, por gjithësesi për të mos qenë i lirë si të gjithë të tjerët në “liri”. Internimi dhjetëmuajsh në malet e Arrnit, nuk përbën ndonjë sadisfaksion për këtë njeri luftëtar, simbol i lirisë së ëndërruar.
Më 24 Qershor 1988 Havzi Nela dënohet me vdekje. Në sallën e gjyqit Havzi Nela sërish kërkoi drejtësi dhe jo mëshirë. Sigurisht që askush prej atyre që po e dënonin poetin nuk kishte mëshirë, sigurisht që ai më mirë se askush e kuptonte që ata njerëz që kish përballë dhe predikonin drejtësi po bënin gati “kurbanin” e radhës, për t’u falenderuar nga udhëheqja dhe udhëheqësi.
Ekzekutorët nuk kishin si të prisnin gjatë. Në mënyrë të zellshme po kaq dhe mizorisht, në orët e para të 10 Gushtit 1988, në një shesh të populluar të qytetit të Kukësit, kryejnë aktin makabër dhe të shëmtuar. Disidenti, mësonjësi dhe poeti, tashmë varur në litar, dëshmon pamëshirshmërinë e atij sistemi që çuditërisht ende mbahej në këmbë. I varur simboli i fjalës së lirë dukej sikur u thoshte mijëra syve që e shihnin “Ja ku jam unë armiku juaj! Mos provoni të mendoni, apo të bëni siç bëra unë, pasi këtë fat mund të provoni dhe ju!
Më 10
gusht 1988, kujton studiuesi Petrit Palushi “në Kukës u ekspozua një prej
pamjeve më të mizorta dhe më të shëmtuara të pushtetarisë komuniste, një “arenë
vdekjeje”, siç qe shprehur dikur Neruda: këputja e frymës së Havzi Nelës,
sfidantit të gjithkohshëm, njeriut me guxim të madh civil dhe i pajisur me
frymën më të epërme të qytetarisë, me mbindjesinë e revoltës ndaj moralit të
amoralshëm, ndaj normave të shformësuara të diktaturës”. Pikërisht, mbytja e të
panënshtrueshmit dhe jokonformistit Havzi Nela, ëndërrimtarit dhe luftëtarit të
madh të lirisë, njeriut të profilizuar ndjeshëm tashmë si luftëtar
antidiktaturë, më saktë, marrja e frymës së tij, qe një prej akteve më cinike
të pushtetarisë komuniste, një primitivizëm dhe humbje e ndjeshmërisë deri në
fijen më të imët. Akoma më keq mësuesin dhe poetin e kishin veshur si mos më
keq. Ja si e kujton këtë skenë gazetari Rexhep Shahu “54 vjeçari Havzi Nela i
varur i shihte të gjithë me sy të dalë. Një palë pantallona doku të hollë
kinez, një këmishë të hollë të zbërthyer krejt, kërthiza e barku përjashtë,
opingat e llastikut veshur. Kjo ishte pamja që fiksuan të tronditur qindra
njerëz që e panë për të mos e harruar kurrë disidentin e poetin, të varurin e
fundit nga diktaturat në gjithë Evropën. Partia kishte urdhëruar shumë kënd të
shkonte ta shihte të varurin. Që të zinte mend populli dhe të mos guxonte të
shante diktaturën e sistemin komunist. Një grua shtatzanë sapo e pa kufomën që
lëkundej në litar dështoi foshnjën që mbante në bark. Edhe kjo ishte një vrasje
tjetër e diktaturës komuniste…”
Ndersa familjaret dhe te afermit nuk ishin lejuar të shihnin për të fundit herë njeriun e tyre të dashur, nuk u lejuan t’i jepnin lamtumirën e fundit. Ndoshta për familjarët e Havziut lehtësuese është, që vëllait të tyre i dhanë lamtumirën të gjithë ata njerëz që në heshtje mallkonin sistemin dhe kriminelët që kishin bërë këtë akt, aspak njerëzor dhe në një kohë që askush nuk mund ta kish besuar, aq më tepër ndaj një njeriu si Havzi Nela. Boll kishte vuajtur ai, tashmë sistemi të cilit i përkisnim i kishte ardhur fundi. Por ja që nuk ishte e thënë kështu. Cuditërisht ai dhe në varr nuk do të ishte në prehje si të gjithë të vdekëshmit!
Plot dymbëdhjetë orë ka qëndruar në litar i fundit i të varurve të diktaturës, për t’u varrosur në këmbë në bregun e liqenit afërsisht tre kilometër larg qytetit të Kukësit. Përse e varrosën në këmbë, përse po e varrosnin në terrin e natës, përse dhe në varr po vazhdonin t’a dënonin!?
Tashmë ai prehet në fshatin e tij të lindjes dhe ish~Presidenti Sali Berisha i ka akorduar titullin e lartë “Martir i Demokracisë”, ndërkohë me 22 Mars 2005 atij i është dhënë titulli “Nderi i Qarkut të Kukësit”, ndersa shkolles 9-vjecare ne fshatin e lindjes se tij i eshte vene emri i poetit liridashes.