Faleminderit
Hysen Grajçevci: Mësuesi dhe heroi Fazli Grajçevci
E diele, 02.08.2015, 08:50 AM
Portret për mësuesin dhe heroin
Fazli Grajçevci
Kurr burgu sytë m'i verbon
Pëseri kam me jetu
O ty dikush do të feston,
Unë prap kam me u gëzu.
F Grajçevci
Nga Hysen Grajçevci
Fazli Grajçevci u lind më 1935 nga babë Xhemajli dhe nënë Sherifeja në fshatin Flamuras,ish Sankoc komuna e Drenasit. Kur u lind Fazliu, askujt nuk i kishte shkuar ndër mënd, se një ditë do të identifikohet me flamur dhe fshati do ta merr emrin pikërisht,Flamuras.
Nënë Sherifeja dhe babë Xhemaili gjithësejt rritën tetë fmijë, gjashtë vajza dhe dy djemë.
Në moshën 12 vjeçare Fazliut i vdes nëna dhe ai mbetet nënë përkujdesin e motrave. Duke qen i vetëdijshëm pë punën dhe aktivitetin e tij patriotik, duke njohur egërsinë e barbarinë e pushtuesit, si dhe duke qen i pa luhatur deri në sakrificë për lirinë e Atdheut dhe të Flamurit. Fazliu bleu gjashtë shami të bardha dhe para se ta burgosnin Ai, u bënë vizitë të gjashtë motrave, duke u dhuruar nga një shami, si shenjë respekti e nderimi.
Burgoset në fillim të muajt gusht 1964 dhe pas 14 ditë torture çnjerzore më 17 gusht sillet i vdekur në arkivol në fshatin e lindjes Flamuras, ku tani pushon i qetë trupi i një shpirti Liridashës për Flamur e Liri të atëdheut.
Në
pyetjen time të bërë motrës më të vogël
të Fazliut Hamides për vertetësin e dhurimit të shamive ajo edhe thotë:
POEZI:
SAKRIFICE
Njëqind vjet na e vran qiellin e diellin
Sa rrasa kemi mbjellur në këtë tokë e sa gur
Arkiv e bëmë gjirin e nënë lokës-Tokë
Të freskët e ruajtëm gjakun në flamur
Asht e rrasht i bartëm në shekuj
Sakrificë emrin i vuam Lirisë
Buzëplasur i thurnim lavde himnit
Eshtrat i armuam në themelet e lavdisë